Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Ministria e Shëndetësisë e Gazës njoftoi se numri i viktimave palestineze në Gaza gjatë më shumë se tre muajve të luftës midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit ka arritur në 25.000. Ndërkohë është rritur trysnia ndaj qeverisë Izraelite të drejtuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu për të pranuar një “zgjidhje me dy shtete”. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe Ministri i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar thanë se ishin zhgënjyese deklaratat e kryeministrit Netanyahu duke mos pranuar një shtet të ardhshëm palestinez.
Trysnia është rritur ndaj qeverisë Izraelite të drejtuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu, për të pranuar krijimin e një shteti të ardhshëm palestinez. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha të dielën se refuzimi për të pranuar zgjidhjen me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët është krejtësisht i papranueshëm.
Sipas tij mohimi i së drejtës për shtetësi ndaj palestinezëve “do të zgjaste pafundësisht një konflikt që është bërë një kërcënim i madh për paqen dhe sigurinë globale”. Ai tha se është trishtuese të shikosh numrin e lartë të civilëve palestinezë të vrarë në Rripin e Gazës.
“Operacionet ushtarake të Izraelit kanë përhapur shkatërrim në masë dhe kanë vrarë civilë në një shkallë të paprecedentë gjatë kohës sime si Sekretar i Përgjithshëm”, tha Guterres në hapjen e një takimi në kryeqytetin e Ugandës, Kampala.
Në të njëjtën linjë ishte edhe ministri i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar.
“Mendoj se është shumë zhgënjyese që Benjamin Netanyahu nuk e ka pranuar. Nuk është e befasishme pasi ai e ka ndërtuar gjithë karrierën e tij politike kundër një zgjidhjeje me dy shtete. Por çështja është, cila rrugë tjetër ka për ta zgjidhur këtë problem? Palestinezët meritojnë një shtet sovran, Izraeli meriton të ketë aftësinë e plotë për të mbrojtur veten, sigurinë e tij. Dhe nëse nuk arrihet një zgjidhje me dy shtete, unë me të vërtetë nuk mendoj se ka një zgjidhje tjetër”, tha Grant Shapps, ministri i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar në një intervistë për "BBC"-në.
Kryeministri Netanyahu u duk të shtunën se doli kundër deklaratave të presidentit amerikan Joe Biden për një shtet palestinez pas përfundimit të luftës kundër Hamasit në Gaza.
Zoti Biden tha të premten se kishte folur në një telefonatë me zotin Netanyahu për zgjidhjet e mundshme për krijimin e një shteti të pavarur palestinez, duke sugjeruar se një alternativë mund të ishte një qeveri e çmilitarizuar.
“Në bisedën e tij me Presidentin Biden, kryeministri Netanyahu përsëriti qëndrimin e tij se pasi Hamasi të shkatërrohet, Izraeli duhet të ruajë kontrollin e sigurisë mbi Gazën për t’u siguruar që Gaza të mos përbëjë më kërcënim për Izraelin, gjë që bie ndesh me kërkesën për sovranitetin palestinez”, thuhet në një deklaratë nga zyra e kryeministrit izraelit.
Në një tjetër zhvillim, Ministria e Shëndetësisë e Gazës njoftoi se numri i viktimave palestineze në Gaza gjatë më shumë se tre muajve të luftës midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit ka arritur në 25.000.
Ndërkohë ushtria izraelite publikoi një tjetër video, që pretendon se ka zbuluar një tjetër rrjet tunelesh në Gazë, ku dyshohet se Hamasi mbante aty rreth 20 pengje. Sipas ushtrisë izraelite rrjeti i tuneleve është rreth një kilometër i gjatë, i pajisur me qeli të vogla, madje kishte edhe kuzhinë. Agjencia e lajmeve "Reuters" thotë se nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur vendndodhjen ose datën kur u filmua kjo video. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se hyrja e tunelit ishte në shtëpinë e një anëtari të Hamasit në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis.
Lufta filloi pas sulmit të befasishëm të Hamasit në Izrael më 7 tetor, në të cilin militantët e Hamasit vranë rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë, dhe morën peng rreth 250, duke përfshirë burra, gra dhe fëmijë. Izraeli u përgjigj me një fushatë ajrore dhe më pas një sulm tokësor që ka rrafshuar lagje të tëra./ VOA
Baza ushtarake Ain al-Assad në provincën Al-Anbar në Irak ...
Një shpërthim ka ndodhur në një terminal të eksportit ...
Të afërmit e pengjeve izraelite që mbahen nga militantët e...
Sulmet me raketa në Siri, Liban, Irak dhe Jemen të sht...
Dhjetëra mijëra njerëz kanë ndalë të shtunën nëpër rru...
Media gjermane Bild i ka kushtuar një artikull një skl...
Finlanda ka një nga dhjetë sistemet arsimore më të vës...
Të paktën 42.284 pjesëtarë të ushtrisë ruse janë vrarë pre...
Një robot japonez ka prekur me sukses Hënën, por probl...
Miratimi dje (18.01.) i buxhetit të shtetit, nga Komis...
Liberalizimi i vizave për Kosovën që nga 1 janari i kë...
Një zyrtar i lartë i grupit terrorist Houthi, që mbështete...
Bashkimi Evropian tha të premten se është duke e analizuar...
Trysnia ndaj Izraelit dhe aleatit kryesor të tij, Shteteve...
Shtetet e Bashkuara besojnë se Rusia do të kryejë “operaci...
Mes zyrtarëve të lartë izraelitë po shfaqen përçarje lidhu...
NATO javën e ardhshme do të fillojë një nga stërvitjet e s...
Sulmet iraniane në Irak, Siri dhe madje edhe Pakistan janë s...
Në Zveçan dhe Zubin Potok ka nisur mbledhja e nënshkrimeve...
Italia dëshiron të hapë dy kampe refugjatësh në territ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...