Plani i BE për rritje ekonomike mbledh liderët e Ballkanit në Shkup
Liderë rajonalë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë tjerë ...

Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley dhe ish-Presidenti Donald Trump do të paraqesin argumentet e tyre përmbyllëse në Nju Hempshër të dielën, para zgjedhjeve paraprake të partisë republikane në këtë shtet të martën. Ish-ambasadores amerikane në OKB Nikki Haley nuk i ka mbetur shumë kohë për të ngushtuar diferencën ndaj kryesuesit të garës republikane, fitorja e thellë e të cilit në Ajova, nënvizoi pozitën e tij mbizotëruese në zgjedhjet paraprake të republikanëve.
Nëse zonja Haley nuk arrin të sigurojë një fitore në Nju Hempshër të martën, shanset e saj për marrjen e emërimit të partisë republikane si kandidate e saj për presidente, mund të eliminohen krejtësisht.
Ish-Presidenti Trump, i cili, sipas anketimeve, ka epërsi ndaj zonjës Haley dhe Guvernatorit të Floridës Ron DeSantis në Nju Hempshër, mbajti një tubim fushate në një stadium të mbushur me mbështetës në qytetin e Mançesterit të shtunën në mbrëmje, duke i inkurajuar ata që të votojnë të martën në zgjedhjet paraprake të shtetit të tyre.
Por, ai gjithashtu u përpoq të zhvendoste vëmendjen tek zgjedhjet paraprake në Karolinën e Jugut, që do të mbahen në shkurt.
Në një tubim fushate, disa zyrtarë të lartë shtetërorë dhe federalë të shtetit të zonjës Haley ku ajo ka shërbyer si guvernatore, shprehën mbështetjen për zotin Trump, përfshirë guvernatorin aktual të Karolinës së Jugut Henry McMaster.
“Ata e kuptojnë se unë jam kandidati i vetëm në këtë garë që do të shpëtojë Amerikën dhe do të mposhtë zotin Biden”, tha zoti Trump.
Zonja Haley intensifikoi sulmet ndaj zotit Trump ditët e fundit, duke u përpjekur ta paraqesë atë si një biznesmen dhe politikan, mandati i të cilit në Shtëpinë e Bardhë u shoqërua me kaos dhe i cili përballet me katër gjyqe penale, përfshirë atë të përpjekjes për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, të cilat ai i humbi ndaj Presidentit aktual Joe Biden.
Pavarësisht këtyre sulmeve, disa votues republikanë dhe të pavarur thonë se zonja Haley duhet të ashpërsojë më tej kritikat ndaj zotit Trump dhe se ajo nuk e ka goditur mjaftueshëm rivalin e saj në fushatë.
“Mendoj se zoti Trump duhet të kritikohet në mënyrë më të ashpër”, tha 57 vjeçari Chris Jay, një votues republikan, i cili thotë se anon nga zonja Haley, por do të dëshironte që ajo ta sulmonte më ashpër ish-Presidentin Trump.
Zonja Haley e vuri në shënjestër 77 vjeçarin Trump për moshën e madhe, pasi në komentet e tij ai duket se ngatërroi zonjën Haley me ish-kryetaren demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi. Ajo gjithashtu e kritikoi atë për vlerësimin e udhëheqësve të fuqishëm autoritar si Presidentin e Rusisë Vladimir Putin dhe atë të Koresë së Veriut Kim Jong Un.
Ajo tha gjatë një tubimi fushate në qytetin Keen se zoti Trump “duhet t’i jap fund vlerësimit të diktatorëve”.
Edhe ish-Presidenti Trump intensifikoi më tej sulmet në mediat sociale ndaj zonjës Haley, duke vënë në shënjestër emrin e saj Nikki dhe duke përsëritur pretendimet e rreme, që ngrenë pikëpyetje mbi shtetësinë e saj amerikane.
Zonja Haley, vajza e dy imigrantëve nga India, emrin e lindjes e ka Nimarata Nikki Randhawa, por për një kohë të gjatë ka përdorur vetëm emrin Nikki dhe pas martesës mbiemrin e bashkëshortit të saj, Haley.
Gjatë një tubimi fushate në Mançester, zoti Trump kritikoi zonjën Haley për mbështetjen që ajo ka marrë nga disa kontribues të pasur, të cilët kanë mbështetur edhe kandidatët e partisë demokrate. Ai tha se zonja Haley është një kërcënim për pensionet e amerikanëve./ VOA
Liderë rajonalë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë tjerë ...
25 persona u vranë dhe 20 u plagosën pasi forcat ukrainase...
Ministria e Shëndetësisë e Gazës njoftoi se numri i vi...
Baza ushtarake Ain al-Assad në provincën Al-Anbar në Irak ...
Një shpërthim ka ndodhur në një terminal të eksportit ...
Të afërmit e pengjeve izraelite që mbahen nga militantët e...
Sulmet me raketa në Siri, Liban, Irak dhe Jemen të sht...
Dhjetëra mijëra njerëz kanë ndalë të shtunën nëpër rru...
Media gjermane Bild i ka kushtuar një artikull një skl...
Finlanda ka një nga dhjetë sistemet arsimore më të vës...
Të paktën 42.284 pjesëtarë të ushtrisë ruse janë vrarë pre...
Një robot japonez ka prekur me sukses Hënën, por probl...
Miratimi dje (18.01.) i buxhetit të shtetit, nga Komis...
Liberalizimi i vizave për Kosovën që nga 1 janari i kë...
Një zyrtar i lartë i grupit terrorist Houthi, që mbështete...
Bashkimi Evropian tha të premten se është duke e analizuar...
Trysnia ndaj Izraelit dhe aleatit kryesor të tij, Shteteve...
Shtetet e Bashkuara besojnë se Rusia do të kryejë “operaci...
Mes zyrtarëve të lartë izraelitë po shfaqen përçarje lidhu...
NATO javën e ardhshme do të fillojë një nga stërvitjet e s...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...