Skandali që mbërthen Bashkinë e Tiranës
Zbulohet skema/ Trekëndëshi: Bashkia e Tir...
Zbulohet skema/ Trekëndëshi: Bashkia e Tir...

Sulmet ajrore izraelite goditën periferitë jugore të kryeqytetit libanez, Bejrut, më 16 nëntor, pak pasi ushtria izraelite lëshoi një urdhër të ri për evakuim nga zona.
Që nga e marta, më 12 nëntor, Izraeli ka kryer disa sulme ajrore në periferitë jugore të Bejrutit, që janë bastion i Hezbollahut, grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.
Agjencia AFP raporton se mëngjesin e së dielës janë parë shtëllunga tymi duke dalë nga ndërtesat në këtë zonë.
Pak para se të kryente sulmin, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, publikoi në "X" një thirrje për banorët e Haret Hreikut, periferi e Bejrutit, që të evakuoheshin.
“Ju gjendeni pranë ndërtesave dhe interesave që u përkasin Hezbollahut, kundër të cilit ushtria izraelite do të veprojë me forcë shumë shpejt”, shkroi ai në gjuhën arabe, duke identifikuar ndërtesa specifike dhe duke u thënë banorëve që të largohen nga to të paktën 500 metra.
Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit (NNA) tha se “armiku” kreu tri sulme ajrore, përfshirë një afër Haret Hreikut.
“Sulmi i parë ajror ishte pranë Haret Hreikut që shkatërroi ndërtesa dhe shkaktoi dëm në zonë”, tha kjo agjenci. Sulmet e vazhdueshme ajrore të Izraelit në jug të Bejrutit kanë çuar në eksod masiv të civilëve nga kjo zonë, edhe pse disa prej tyre kthehen gjatë ditës për të kontrolluar shtëpitë dhe bizneset e tyre.
Në jug të Libanit, Izraeli ka kryer disa sulme ajrore mbrëmjen e së premtes dhe mëngjesin e së shtunës, raportoi NNA.
Gjatë natës, Hezbollahu pretendoi se ka kryer dy sulme me raketa që tha se kishin për shënjestër selinë e një batalioni të këmbësorisë në veri të Izraelit.
Hezbollahu është grup i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara, ndërkaq Bashkimi Evropian ka futur në listën e zezë krahun ushtarak, por jo edhe grupin politik të grupit. Partia e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.
Që nga 23 shtatori, Izraeli ka intensifikuar fushatën e tij ajrore në Liban dhe më pas ka dërguar trupa tokësore, pasi për pothuajse një vit ai ka këmbyer zjarr me Hezbollahun në kufi, pasi nisi lufta në Rripin e Gazës.
Autoritetet libaneze kanë thënë se më shumë se 3.440 persona janë vrarë që nga tetori i vitit të kaluar, kur Izraeli dhe Hezbollahu nisën të këmbenin zjarr./ Rel
Sektori i kujdesit shëndetësor në Gjermani është më i prek...
Masakër në qytetin lindor të Kinës, Yixing. Një person ka ...
Elon Musk u takua me ambasadorin e Iranit në OKB një ditë ...
Ligjvënësit kryesorë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesv...
Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelensky, është shprehur s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka la...
Presidenti amerikan Joe Biden, do të takohet me udhëheqësi...
Izraeli goditi sot me sulme ajrore disa pjesë të Libanit d...
Bashkimi Evropian tha se po ndjek me kujdes zhvillimet në ...
Britania duhet ta mbështesë tregtinë e lirë dhe të rindërt...
Vendet aziatike mbizotërojnë listën e vendeve që emetojnë ...
Banorët e qytetit të Novi Sadit në veri të Serbisë ndaluan...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ishte ndër udhëheqësi...
Rusia ka njoftuar Austrinë se do t’ia ndërpresë furnizimin...
Ministri i Shëndetësisë i Kroacisë, Vili Beros, është ...
Banorët e qytetit të Novi Sadit në veri të Serbisë ndaluan...
Organizata rinore të studentëve nga Shqipëria, Kosova dhe ...
Qeveria gjermane njoftoi se Kancelari gjerman Olaf Scholz ...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAE...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump e fillon mandatin në ja...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...