Skandali që mbërthen Bashkinë e Tiranës
Zbulohet skema/ Trekëndëshi: Bashkia e Tir...
Zbulohet skema/ Trekëndëshi: Bashkia e Tir...

Britania duhet ta mbështesë tregtinë e lirë dhe të rindërtojë lidhjet me Bashkimin Evropian ndërsa ekonomia globale po fragmentohet, tha guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, gjatë një fjalimi të enjten.
Zoti Bailey tha se një angazhim për tregtinë e hapur ishte jetik për të nxitur investimet e dobëta në Britani dhe për të ripërtërirë rritjen e prodhimit, të shoqëruar me zhbllokimin e kapitalit nga bizneset dhe fondet e pensioneve, çka është planifikuar nga ministrja e Financave Rachel Reeves.
Brexit, largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian në vitin 2020 pas miratimit të referendumit të vitit 2016, kontribuoi në dobësimin e tregtisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe dëmtoi kapacitetet prodhuese të ekonomisë në vend, tha zoti Bailey.
“Si një zyrtar publik, unë nuk mbaj asnjë qëndrim për Brexit-in në vetvete. Kjo është e rëndësishme. Por më duhet të theksoj pasojat”, tha zoti Bailey në fjalimin e tij vjetor në “Mansion House” në Londër drejtuar zyrtarëve të lartë të shërbimeve financiare.
“Kjo nxjerr në pah arsyen se pse duhet të jemi vigjilentë dhe të hapur ndaj mundësive për të rindërtuar marrëdhëniet ndërsa respektojmë vendimin e popullit britanik”.
Ndërsa qeveria e re laburiste ka përjashtuar mundësinë e ribashkimit në tregun e vetëm të BE-së ose bashkimin doganor, Kryeministri Keir Starmer ka thënë se dëshiron të përmirësojë lidhjet tregtare dhe marrëdhëniet diplomatike me bllokun.
Duke folur në takimin e Londrës, Ministrja e Financave Rachel Reeves tha se Britania ka nevojë të "rivendosë" marrëdhëniet e saj me BE-në dhe se ajo gjithashtu priste me padurim që të punonte nga afër me zotin Trump për të forcuar lidhjet tregtare.
Guvernatori Bailey tha se Britania duhet të përqendrohet tek një panoramë më e gjerë për rritjen ekonomike dhe jo vetëm tek ndikimi i largimit nga blloku evropian.
Ndërsa zoti Bailey nuk përmendi drejtpërdrejt zgjedhjet amerikane gjatë fjalimit të tij, politikëbërësit në mbarë botën po shqyrtojnë me imtësi se çfarë nënkupton fitorja e zotit Trump lidhur me tarifat e larta ndaj eksporteve drejt Shteteve të Bashkuara. Shefi i bankës qendrore angleze tha se tarifat mund të kenë efekte të gjera për tregtinë globale dhe inflacionin.
“Parashikimi tani është turbulluar nga ndikimi i ndryshimeve gjeopolitike dhe fragmentimi më i gjerë i ekonomisë botërore”, tha zoti Bailey.
“Mes nevojës së rëndësishme për të qenë vigjilent lidhur me kërcënimet ndaj sigurisë ekonomike, le të kujtojmë rëndësinë e hapjes... Ne duhet të bëjmë atë që mundemi për të ruajtur ekonominë e hapur”, tha zoti Bailey. Ai tha se i mbështet planet e qeverisë për të rritur investimet publike./ Voa
Vendet aziatike mbizotërojnë listën e vendeve që emetojnë ...
Banorët e qytetit të Novi Sadit në veri të Serbisë ndaluan...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ishte ndër udhëheqësi...
Rusia ka njoftuar Austrinë se do t’ia ndërpresë furnizimin...
Ministri i Shëndetësisë i Kroacisë, Vili Beros, është ...
Banorët e qytetit të Novi Sadit në veri të Serbisë ndaluan...
Organizata rinore të studentëve nga Shqipëria, Kosova dhe ...
Qeveria gjermane njoftoi se Kancelari gjerman Olaf Scholz ...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAE...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump e fillon mandatin në ja...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka përzgjedhur një alea...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pas zjarrit në shtë...
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së përzgjedh mbështetësit dhe...
Presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump, thotë se do të em...
Një hetim federal mbi përpjekjet e qeverisë kineze për të ...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka emëruar këtë javë nj...
Prokurorët francezë kanë kërkuar burgim dhe ndalim pesë-vj...
Kompania Kosovare e Distribuimit të Energjisë ka treguar s...
Republikanët fituan numrin e mjaftueshëm të vendeve për të...
Policia e Gjirokastrës tha të enjten se goditi një rrjet t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...