VIDEO-Dhjetëra pemë të rrëzuara dhe xhama të thyer/ Çfarë la pas stuhia e së martës në Sarandë?
Zonat bregdetare në jug janë përfshirë nga moti i keq, me ...
Zonat bregdetare në jug janë përfshirë nga moti i keq, me ...

Ministri i Shëndetësisë i Kroacisë, Vili Beros, është shkarkuar të premten, pasi u arrestuar nën dyshimin për korrupsion, tha kryeministri i vendit, Andrej Plenkoviç.
Avokatja e Beros, Laura Valkoviç, tha për media vendëse se klienti i saj i mohon akuzat.
Komentet e kryeministrit erdhën pasi Zyra për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e Kroacisë (USKOK) tha se po kryente disa arrestime.
Gjithashtu, Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) tha se ka nisur një hetim ndaj tetë personave, përfshirë Berosin dhe drejtorët e dy spitaleve në Zagreb, nën dyshimin për ryshfet, abuzim të detyrës dhe shpëlarje parash.
Prokurori i Shtetit i Kroacisë, Ivan Turudiç, zyra e të cilit bashkëpunon ngushtë me USKOK-un, tha se po kryhen dy hetime paralele për dyshimet rreth këtyre veprave penale dhe se prokurorët evropianë nuk e kishin njoftuar zyrën e tij ose USKOK-un për hetimin e tyre.
EPPO-ja deklaroi se një grup kriminal, i cili kërkonte të siguronte financim për shitjen e pajisjeve robotike mjekësore në disa spitale, dyshohet se u kishte dhënë ryshfet zyrtarëve për të fituar kontrata për projekte, duke përfshirë ato të financuara nga BE-ja.
EPPO-ja konfirmoi në një deklaratë për Reuters se nuk i kishte njoftuar autoritetet kombëtare kroate për hetimin që e kishte nisur në korrik, duke shtuar se kishte kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Shtetit (DORH) që të transferonte dosjen e saj tek EPPO.
Turudiç tha se Beros akuzohet për ndikim të paligjshëm. Ai tha se dy persona të tjerë janë arrestuar dhe një subjekt juridik do të hetohet për veprën penale të marrjes së ryshfetit.
Personat e arrestuar do të dalin para një gjykatësi hetues, i cili do të vendosë për ndonjë masë paraburgimi, tha Turudiç në një konferencë për shtyp.
"Ajo që është e qartë është se bëhet fjalë për vepra penale të korrupsionit", tha Plenkoviç.
"Në emër të Qeverisë, dua të them se agjencitë e autorizuara për ndjekje penale duhet të hetojnë gjithçka", shtoi ai./ REL
Banorët e qytetit të Novi Sadit në veri të Serbisë ndaluan...
Organizata rinore të studentëve nga Shqipëria, Kosova dhe ...
Qeveria gjermane njoftoi se Kancelari gjerman Olaf Scholz ...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAE...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump e fillon mandatin në ja...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka përzgjedhur një alea...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pas zjarrit në shtë...
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së përzgjedh mbështetësit dhe...
Presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump, thotë se do të em...
Një hetim federal mbi përpjekjet e qeverisë kineze për të ...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka emëruar këtë javë nj...
Prokurorët francezë kanë kërkuar burgim dhe ndalim pesë-vj...
Kompania Kosovare e Distribuimit të Energjisë ka treguar s...
Republikanët fituan numrin e mjaftueshëm të vendeve për të...
Policia e Gjirokastrës tha të enjten se goditi një rrjet t...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të mërkurën se ...
Prokurori i Posaçëm, Jack Smith dhe anëtarët e ekipit ...
Autoritetet franceze kanë rritur masat e sigurisë në Paris...
Kuzhinieri rus Aleksey Zimin, i cili drejtonte një restora...
Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thonë se sulmet ajror...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...