E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Bashkimi Evropian miratoi 18 miliadë Euro ndihmë për Ukrainën për vitin e ardhshëm dhe një paketë të re sanksionesh ndaj Moskës. Udhëheqësit e BE-së e bënë njoftimin në takimin e fundit të nivelit të lartë për këtë vit.
BE-ja thotë se marrëveshja për 18 miliardë euro për vitin e ardhshëm, tregon angazhimin e bllokut ndaj Ukrainës.
"Bashkimi Evropian e ka mbështetur financiarisht Ukrainën këtë vit me 19.7 miliardë euro. Dhe përsëri falë presidencës çeke, sot u miratua propozimi ynë për 18 miliardë euro shtesë për vitin 2023. BE-ja është në krye të mbështetjes për fqinjin e saj, ashtu siç duhet të jetë dhe do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Kancelari gjerman Olaf Scholz u bëri jehonë komenteve të udhëheqësve të bllokut, duke thënë se vendet e BE-së mbështesin me vendosmëri sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
“Ne theksuam edhe një herë se strategjia e mbrapshtë ruse për të shkatërruar infrastrukturën e Ukrainës dhe për të ekspozuar qytetarët e saj ndaj të ftohtit brutal të dimrit nuk duhet të jetë e suksesshme - dhe nuk do të jetë e suksesshme. Vendosmëria jonë e përbashkët për të mbështetur Ukrainën politikisht, financiarisht, ushtarakisht dhe në fushën humanitare për aq kohë sa është e nevojshme, mbetet e palëkundur”, tha ai.
Udhëheqësit e BE-së ranë dakord gjithashtu për një paketë të nëntë sanksionesh kundër Moskës, për të vendosur në listën e zezë gati 200 persona të tjerë dhe për të ndaluar investimet në industrinë minerare të Rusisë.
“Ne po gjejmë një mënyrë për të dënuar me vendosmëri (Rusinë për veprimet e saj në) Ukrainë, për të ushtruar presion mbi makinën e luftës së Kremlinit dhe, në të njëjtën kohë, për të garantuar sigurinë ushqimore”, tha zoti Michel.
Vendimi, që kërkonte unanimitet, u mor pasi Polonia dhe Lituania kishin paralajmëruar se nga përjashtimet nga sanksionet e lidhura me sigurinë ushqimore mund të përfitonin oligarkët rusë që kontrollojnë biznesin e plehrave.
Zonja von der Leyen përgëzoi gjithashtu Kroacinë për hyrjen në zonën Shengen dhe shprehu shpresën për përfshirjen e shpejtë të Rumanisë dhe Bullgarisë.
"Rumanisë dhe Bullgarisë u them se e mbështesim plotësisht pranimin tuaj në Shengen. Ne do të vazhdojmë të punojmë pa u lodhur për të mundësuar hyrjen tuaj juaj në Shengen sa më shpejt të jetë e mundur vitin e ardhshëm", tha ajo.
Dy vendet nuk arritën të hyjnë në Shengen këtë muaj për shkak të kundërshtimit të Austrisë e cila që kishte shprehur shqetësime për aftësinë e dy vendeve për të frenuar imigracionin dhe për të garantuar sigurinë në kufijtë e BE-së.
Udhëheqësit e BE-së diskutuan gjithashtu për hapat e nevojshme në përgjigje të Ligjit për Reduktimit të Inflacionit në Shtetet e Bashkuara, që ata shqetësohen se do të ndikojë negativisht tek bizneset evropiane.
"Ne po punojmë me administratën e presidentit Biden për aspektet më shqetësuese të ligjit. Së dyti, ne duhet të përshtasim rregullat tona të ndihmës për shtetet, duke i bërë më të thjeshta, më të shpejta dhe a më të parashikueshme. Së treti, ne duhet të rrisim investimet evropiane për të përshpejtuar tranzicionin energjetik", tha ajo.
Në takim iu kërkua Komisionit të BE-së që të bëjë propozime konkrete në fillim të vitit të ardhshëm për të mbështetur industritë më të përparuara të BE-së - përfshirë bioteknologjinë dhe Inteligjencën Artificiale, duke ruajtur gjithashtu aftësinë konkurruese brenda tregut të përbashkët me 450 milionë konsumatorë./ VOA
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mus...
Ditën e sotme, Gjykata Speciale në Hagë pritet të shpa...
"Ata kanë gjetur tri karrige dhe një tryezë të prishur", t...
Policia e Torinos ka arrestuar 3 persona dhe ka zhvilluar ...
Në fund udhëheqja shtetërore u dorëzua: Pas protestave mas...
Me gaz natyror të lëngshëm (LNG), qeveria gjermane dëshiro...
Rada Trajkoviq, këshilltarja e ministrit për Kthim dhe Komun...
Ukraina e ka akuzuar Rusinë për planifikim të një ofensive...
Në Siri, SHBA, Turqi, madje edhe në Rusi, po rritet frika...
Dhjetë persona, mes tyre pesë fëmijë, kanë humbur jetë...
Sistemet e raketave “Patriot” kanë qenë prej kohësh nd...
Qeveria e Serbisë ka miratuar të enjten kërkesën, e ci...
Tetë fëmijë gjendeshin në mesin e 39 personave të shpëtuar...
Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Nj...
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
Ministria e Jashtme e Rusisë paralajmëroi të enjten se...
Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në sa...
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, është ndër ...
Të enjten Shtetet e Bashkuara pritet të shpallin vendi...
Presidentja e Parlamentit Evropian premtoi një seri të...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...