Thaçi u ankua për aktakuzën e re/ Specialja i jep të drejtë pjesërisht, ia jep disa urdhra Prokurorisë
Gjykata Speciale e ka pranuar pjesërisht mocionin e av...

Ndërsa një pjesë e Bashkimit Europian po përballet me reduktime të furnizimeve me gaz nga Rusia, vendet anëtare të BE-së miratuan propozimin që vullnetarisht të ulin konsumin e gazit me 15 për qind nga gushti deri në mars të vitit të ardhshëm. Synimi i këtij projektligji është kursimi i gazit për sezonin e dimrit, nga frika se Rusia do ta ndërpresë plotësisht furnizimin si hakmarrje për sanksionet perëndimore që pasuan sulmin e Moskës kundër Kievit.
Vendet anëtare të Bashkimit Europian arritën marrëveshje për kursim të gazit natyror, si masë mbrojtëse në rast të ndërprerjeve të furnizimeve nga Rusia gjatë sezonit të dimrit, ndërsa sulmi i Moskës kundër Ukrainës vazhdon.
Ministrat e energjisë miratuan një projektligj që synon uljen e konsumit të gazit me 15 për qind nga gushti në mars. Ligji i ri parasheh hapa vullnetarë të vendeve për të reduktuar konsumin e gazit, por që në një situatë urgjente, blloku 27-anëtarësh mund të marrë masa të detyrueshme.
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen e mirëpriti lëvizjen e re.
“BE-ja bëri hapin vendimtar për të përballuar kërcënimin e një ndërprerje të plotë të gazit nga presidenti Putin”, tha ajo në një deklaratë.
Të hënën, kompania ruse e energjisë “Gazprom” njoftoi kufizim të furnizimeve të BE-së përmes gazsjellësit Nord Stream 1 me 20 për qind, gjë që ka rritur shqetësimet se presidenti rus Putin do të shfrytëzojë gazin për të sfiduar qëndrimin e bllokut ndaj luftës në Ukrainë.
“Dimri po vjen dhe ne nuk e dimë se sa ftohtë do të jetë. Por ajo që dimë është se Putini do të vazhdojë lojërat e tij të pista, duke keqpërdorur dhe shantazhuar me furnizimet e gazit”, tha ministri i industrisë në Republikën Çeke, Jozef Sikela.
Marrëveshja e ministrive u arrit në më pak se një javë. Ajo bazohet në një propozim të prezantuar javën që shkoi nga Komisioni Europian, organi ekzekutiv i BE-së. Për të mbajtur një front të bashkuar të BE-së për konfliktin në Ukrainë, lufta që nuk po tregon shenja përfundimi, komisioni tha se kursimi i gazit do t’i mundësonte bllokut në tërësi të kalonte dimrin edhe nëse Rusia do t’i ndalonte të gjitha dërgesat e gazit.
Që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt dhe Perëndimi u kundërpërgjigj me sanksione ekonomike, 12 vende të BE-së janë përballur me ndalim ose reduktim të furnizimeve të gazit rus.
Megjithëse ka rënë dakord për vendosjen e embargos për naftën dhe qymyrin rus, duke filluar nga fundi i këtij viti, BE-ja është treguar më e përmbajtur për të vënë sanksione ndaj gazit natyror rus, sepse Gjermania, Italia dhe disa vende tjera anëtare varen shumë nga këto importe.VOA
“Gjermania bëri një gabim strategjik në të kaluarën duke krijuar varësi të madhe ndaj gazit rus, duke besuar se ai do të rrjedhë vazhdimisht dhe me çmim të ulët”, tha ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck.
Ndërprerjet e furnizimeve ruse të energjisë po nxisin rritje të inflacionit, tashmë në vlera rekorde në Evropë, dhe po kërcënojnë të shkaktojnë recesion në bllokun që ishte në rimëkëmbje e sipër nga dëmet e shkaktuara nga pandemia.
Plani për racionimin e energjisë ishte një provë rreth koordinimit të politikave të BE-së.
Ndërsa BE-ja ka autoritet mbi vendet anëtare sa u përket politikave monetare, tregtare dhe atyre bujqësore, vendet vazhdojnë të kenë pavarësi sa u përket çështjeve të energjisë.
Ministrat e energjisë hoqën një dispozitë nga projektligji për gazin, që do t’i jepte Komisionit Europian fuqinë për të kaluar nga masat vullnetare në ato të detyrueshme.
Megjithatë, marrëveshja e së martës shënon një moment historik në integrimin e politikave të BE-së dhe menaxhimin e krizave.
Gjykata Speciale e ka pranuar pjesërisht mocionin e av...
Britania e Madhe ka njoftuar për sanksione të reja, të...
Rusia ndërmori të martën sulme ajrore ndaj rajoneve të...
Gara për të pasuar kryeministrin britanik Johnson po i afr...
Sot hapet ura që do të transformojë udhëtimin në Ballkan. ...
Kombet e Bashkuara thanë të hënën se eksportet e drithit n...
Në prag të takimit të posaçëm të ministrave europianë të E...
Sulmet kibernetike po rrezikojnë përherë e më shumë rajone...
Kina nuk ka financuar projekte të reja infrastrukturor...
Turizmi mbetet një gjenerues shumë i mirë i vendeve të...
Turqia akuzoi të hënën Greqinë se ka zmbrapsur një var...
Gjashtë persona u qëlluan për vdekje në një qendër reh...
Kompania ruse e gazit "Gazprom" po redukton më tej dër...
Qyteti Izium është vija e fundit e frontit ku ushtarë ...
Themelimi i një gjykate speciale me përfshirje ndërkom...
Autoritetet ruse thanë të hënën se një sulm me raketa që t...
Mark Milley, shefi i Shtabit të SHBA-së, analizoi vitet e ...
Gjermania mund të bëhet vendi më i rëndësishëm në Europë p...
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, gjendet në Kajr...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kërkoi ng...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...