E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, gjendet në Kajro për bisedime të dielën me zyrtarët egjiptianë, ndërsa vendi i tij po përpiqet të çajë izolimin diplomatik dhe sanksionet e vendosura nga Perëndimi për shkak të sulmit ndaj Ukrainës.
Zoti Lavrov mbërriti në Kajro të shtunën vonë, ku do të jetë ndalesa e parë e udhëtimit të tij në Afrikë, ku do të vizitojë gjithashtu Etiopinë, Ugandën dhe Republikën Demokratike të Kongos, sipas një njoftimi të televizionit shtetëror rus "RT".
Ministria e jashtme egjiptiane tha se Ministri i Jashtëm Sameh Shukry po zhvillonte bisedime me zotin Lavrov paraditen e së dielës.
Kryediplomati rus ishte planifikuar të takohej në vazhdim me Sekretarin e Përgjithshëm të Lidhjes Arabe, Ahmed Abdoul Gheit. Ai gjithashtu pritet të mbajë një fjalim përpara përfaqësuesve të kësaj organizate të vendeve arabe.
Lufta e Rusisë në Ukrainë ka pasoja të rënda për ekonominë botërore, duke rritur çmimet e naftës dhe gazit në nivele të paprecedenta.
Ukraina është një ndër eksportuesit më të mëdhenj të botës për grurin, misrin dhe vajin e lulediellit, por sulmi i Rusisë dhe bllokada detare ndaj porteve ukrainase i ka ndalur ngarkesat.
Lufta ka ndërprerë edhe dërgimin e produkteve ruse pasi kompanitë e transportit dhe të siguracioneve nuk duan të përballen me sanksionet perëndimore ndaj Rusisë.
Vendet afrikane radhiten ndër vendet që janë prekur më shumë nga pasojat e luftës. Çmimet e produkteve jetësore janë rritur së tepërmi dhe miliarda dollarë ndihma janë orientuar tashmë drejt personave që po i largohen luftës në Europë. Kjo ka lënë miliona njerëz në zonat e konfliktit në Afrikë dhe Lindjen e Mesme që të vuajnë edhe pasojat e mungesave në rritje të ushqimeve dhe ndihmave të tjera.
Takimi i zotit Lavrov me zyrtarët egjiptianë dhe të dërguarit e vendeve arabe në Kajro vjen vetëm dy javë pas vizitës në Lindjen e Mesme të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. Presidenti amerikan u takua me udhëheqësit e Izraelit dhe Autoritetit Palestinez, përpara se të merrte pjesë në një takim në Arabinë Saudite me vendet e Gjirit Persik, si dhe Egjiptin, Jordaninë dhe Irakun.
Egjipti, vendi arab me popullsinë më të madhe në botë, refuzoi të mbajë anë që kur lufta filloi në Ukrainë në muajin shkurt, dhe ruan marrëdhënie të afërta si me Moskën ashtu edhe me Perëndimin.
Egjipti është ndër importuesit më të mëdhenj të grurit, pjesën më të madhe të të cilit e merr nga Rusia dhe Ukraina.
Presidenti i Egjiptit, Abdel Fatah el-Sissi ka kultivuar një raport të ngushtë personal me Presidentin rus Vladimir Putin. Të dy udhëheqësit kanë forcuar dukshëm marrëdhëniet dypalëshe gjatë viteve të fundit.
Vizita e zotit Lavrov në Kajro vjen ndërsa korporata shtetërore ruse e energjisë atomike, Rosatom, filloi javën e kaluar ndërtimin në Egjipt të një centrali bërthamor me katër reaktorë./ VOA
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kërkoi ng...
Pothuajse 700 emigrantë, u shpëtuan të shtunën në brig...
Ukraina po vazhdon me përpjekjet për të rifilluar eksp...
Moska pranoi që qëndronte pas një sulmi me raketa të p...
Arma gjermane, Panzerhaubitze 2000 (PzH 2000), konside...
Një delegacion i kongresit amerikan u takua të shtunën në ...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të "mbësht...
Predha dhe mina serbe të shitura nga një tregtar misterioz...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, u bëri thirrje Sh...
Ushtria ukrainase njoftoi se Rusia goditi të shtunën m...
Një person ka vdekur pas të shtënave me armë zjarri në...
Zjarret kanë përfshirë disa fshatra në Mitrovicën e Ju...
Një 29-vjeçar me inicialet A.Sh., është arrestuar sot ...
Kryeministri britanik në largim, Boris Johnson i tha p...
Këshilli i Europës lë të hapur mundësinë e hartimit të...
Bashkimi Europian ka miratuar 500 milionë euro të tjer...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, d...
Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli linë e majm...
Edicioni i 14 “Manifestës, Bienale Evropiane Nomade”, që mbl...
Agjencia gjermane e inteligjencës ka thënë se në të ar...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...