Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...

Moska pranoi që qëndronte pas një sulmi me raketa të portit të Odesës, një ditë pasi Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje për rifillimin e dërgesave të drithit. Zëdhënësi i ministrisë ruse të Mbrojtjes tha se raketat goditën vetëm objektiva ushtarakë. Perëndimi e dënoi sulmin, ndërsa presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se ky zhvillim shkatërroi mundësinë e dialogut me Rusinë.
Rusia ka pranuar se ka sulmuar me raketa portin e Odesës në Ukrainë, sulm që ndodhi një ditë pas arritjes së një marrëveshjeje për të zhbllokuar eksportet e grurit nga portet e Detit të Zi dhe për të lehtësuar mungesën globale ushqimore të shkaktuar nga lufta.
Por zyrtarët e ministrisë ruse të mbrojtjes thanë se kishin goditur vetëm objektiva ushtarakë.
“Raketa me precizion të lartë me rreze të gjatë veprimi shkatërruan në portin e qytetit të Odesës një anije luftarake ukrainase të ankoruar dhe një magazinë ku mbaheshin raketa kundër anijeve, që i janë dhënë Kievit nga SHBA-ja”, tha zëdhënësi i ministrisë, Igor Konashenkov.
Edhe zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, në një postim në rrjetin social “Telegram”, pranoi se pas sulmin qëndronte Rusia, ndërsa më herët Moska kishte mohuar çdo përfshirje në këtë ngjarje.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha në fjalimin e tij të përditshëm se sulmi në Odesa “shkatërroi mundësinë” e dialogut me Rusinë.
Në një reagim mbi ngjarjen sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se sulmi me raketa “hedh dyshime serioze mbi besueshmërinë e Rusisë në marrëveshjen e arritur”.
“Rusia mban përgjegjësi për thellimin e krizës globale të ushqimit dhe duhet të ndalojë agresionin e saj dhe të zbatojë plotësisht marrëveshjen për të cilën ka rënë dakord”, theksoi zoti Blinken.
Ushtria ukrainase njoftoi të shtunën se Moska kishte sulmuar portin detar të Odesës me katër raketa lundrimi, dy prej të cilave ishin rrëzuar nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.
Rusia dhe Ukraina nënshkruan të premten në Stamboll marrëveshjen për të eksportuar drithin, produktet ushqimore dhe plehun kimik drejt tregjeve ndërkombëtare, nën mbikëqyrjen e OKB-së. Kombet e Bashkuara, Komuniteti Evropian, Shtetet e Bashkuara, Britania, Gjermania dhe Italia dënuan sulmet.
Ndërkohë luftime të ashpra vazhdojnë në disa rajone të Ukrainës. Kievi raportoi për bombardime nga forcat ruse në veri, jug dhe lindje. Komanda e forcave ajrore të Ukrainës tha se kishte rrëzuar tre raketa lundrimi Kalibr të lëshuara nga forcat ruse nga Deti i Zi.
Në raportin e përditshëm të zbulimit britanik theksohet se Rusia po shënon “përparim minimal” në ofensivën e saj të vazhdueshme në Donbas.
Ndërkohë sipas institutit për Studime mbi Luftën me bazë në Uashington forcat ukrainase po përgatiten për të nisur ose kanë nisur një kundërofensivë në rajonin Kherson./ VOA
Arma gjermane, Panzerhaubitze 2000 (PzH 2000), konside...
Një delegacion i kongresit amerikan u takua të shtunën në ...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të "mbësht...
Predha dhe mina serbe të shitura nga një tregtar misterioz...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, u bëri thirrje Sh...
Ushtria ukrainase njoftoi se Rusia goditi të shtunën m...
Një person ka vdekur pas të shtënave me armë zjarri në...
Zjarret kanë përfshirë disa fshatra në Mitrovicën e Ju...
Një 29-vjeçar me inicialet A.Sh., është arrestuar sot ...
Kryeministri britanik në largim, Boris Johnson i tha p...
Këshilli i Europës lë të hapur mundësinë e hartimit të...
Bashkimi Europian ka miratuar 500 milionë euro të tjer...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, d...
Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli linë e majm...
Edicioni i 14 “Manifestës, Bienale Evropiane Nomade”, që mbl...
Agjencia gjermane e inteligjencës ka thënë se në të ar...
Steve Bannon, një prej bashkëpunëtorëve kryesorë të is...
Një zyrtar i lartë amerikan ka thënë më 22 korrik se U...
Ukraina dhe Rusia kanë arritur të premten marrëveshje ...
Ish-instruktorët ushtarakë amerikanë dhe britanikë po ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...