Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...

Shtëpia e Bardhë më 9 janar e pranoi se avokatët e presidentit Joe Biden, kishin gjetur “një numër të vogël” të dokumenteve të klasifikuara në ish-zyrën e tij në një institut kërkimor në Uashington vjeshtën e kaluar.
Kjo ka nxitur një hetim të Departamentit amerikan të Drejtësisë, që mund të synojë të përcaktojë nëse duhet emëruar një këshilltar i posaçëm, si ai që hetonte keqpërdorimet e pretenduara të dokumenteve nga ish-presidenti Donald Trump.
Dokumentet u zbuluan në Qendrën Penn Biden në fillim të nëntorit.
Biden kishte hapur këtë institut pasi kishte përfunduar mandatin si nënpresident.
Shtëpia e Bardhë konfirmoi se është hapur një hetim dhe shtoi se do të bashkëpunojë me Departamentin e Drejtësisë dhe dokumentet i janë dorëzuar Administratës së Arkivave Kombëtare – agjenci që merret me të dhënat presidenciale.
Afërsisht janë gjetur 10 dokumente, tha një person që ka njohur me këtë çështje, raportoi "Washington Post".
“Shtëpia e Bardhë po bashkëpunon me Arkivat Kombëtare dhe me Departamentin e Drejtësisë lidhur me zbulimin e atyre që duket se janë të dhëna të administratës Obama-Biden, përfshirë edhe një numri të vogël të dokumenteve të shënuara si të klasifikuara”, tha këshilltari i posaçëm i Bidenit.
Dokumentet u gjetën në Qendrën Pen Biden në fillim të nëntorit, pak kohë pasi prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, emëroi këshilltar të posaçëm, Jack Smith, për të mbikëqyrur hetimin penal mbi mundësinë që Trump të ketë vepruar si duhet me qindra dokumente të klasifikuara që i kishte marrë në Mar-a-Lago pasi përfundoi mandatin presidencial. Zyrtarët thanë se hetimi për Trumpin nuk është nisur vetëm për shkak të shqetësimeve për mosveprimin e duhur me dokumente, por edhe për mundësinë e pengimit të drejtësisë apo të shkatërrimit të të dhënave.
Sa i përket rastit për Qendrën Penn Biden, Sauber tha se dokumentet u zbuluan nga avokatët personalë të presidentit, kur ata po paketonin dokumentet që mbaheshin në një kasafortë, teksa po përgatiteshin që të lironin zyrën në këtë qendër, të cilin Biden e kishte përdorur në vitin 2017 deri në momentin kur nisi fushatën presidenciale më 2020. Dokumentet u gjetën më 2 nëntor dhe Zyra e Këshilltarëve të Shtëpisë së Bardhë njoftoi Arkivat, tha Sauber. Ai shtoi se më pas agjencia për arkiva mori nën posedim dokumentet.
Prokurori i Përgjithshëm ka caktuar John R.Lausch Jr. – që ishte nominuar nga Trumpi – për të mbikëqyrur shqyrtimin e çështjes së dokumenteve të Bidenit, thanë dy persona që kanë njohuri me çështjen, raportoi "Washington Post". Sipas kësaj media amerikane, edhe Byroja Federale e Hetimeve (FBI), po merr pjesë në këtë rast.
Sauber tha se dokumentet e Bidenit u gjetën nga avokatët e presidentit, të cilët në mënyrë vullnetare i dorëzuan tek autoritetet. Për dallim, në rastin e Trumpit, zyrtarët shtetërorë kishin kërkuar që ai t’i kthente dokumentet dhe kishin lëshuar edhe urdhra ligjorë për këtë çështje. Më pas, avokatët e Trumpit dorëzuan 38 dokumente të klasifikuara, por FBI-ja gjeti mbi 100 dokumente të klasifikuara që nuk u ishin dorëzuar autoriteteve./REL
Irani po përdor si armë dënimin me vdekje për të frikësuar...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nënsh...
Jeta e 27-vjeçarit Stanislav Bashilov si dezertor rus ka q...
Autoritetet braziliane u zotuan të hënën se do të mbrojnë ...
Autoritetet ruse njoftuan të hënën disa hetime penale para...
Ligjvënësit votuan për legjislacionin 220 me 213, me vetëm...
Beogradi nën presionin e Bashkimit Europian në vjeshtë riv...
Pas agresionit rus në Ukrainë dhe shtimit të frikës se Rus...
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuar...
Një gjykatë në Pragë shpalli të pafajshëm ish-kryemini...
Pasi fitoi ndaj një sfiduesi republikan të mbështetur ...
Situata në Kosovë ka qenë tejet e tensionuar në fund t...
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, ka bër...
Papa Françesku kritikoi të hënën Iranin për përdorimin e d...
Autoriteti i Kanalit të Suezit tha të hënën se një ani...
Udhëheqësit botërorë reaguan me tronditje dhe ankth ndaj s...
Të dhënat e inteligjencës boshnjake tregojnë se anëtarët e...
Presidenca Suedeze e Bashkimit Evropian ka nisur konsultim...
Ushtria kineze mbajti stërvitje të përbashkëta të sulmeve ...
Një ditë më parë, mbështetësit e ish-presidentit brazilian...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...