Zjarr në unazën jugore të Elbasanit/ Shpërthime gjatë operacionit për shuarjen e flakëve
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nënshkroi deklaratën e përbashkët për bashkëpunim strategjik me Bashkimin Europian.
Kjo deklaratë, që u nënshkrua të martën në selinë e aleancës në Bruksel, synon “ngritjen në një nivel më të lartë” të raporteve të këtyre dy institucioneve.
Deklarata u nënshkrua nga presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Stoltenberg tha se deklarata e tretë e NATO-s dhe BE-së për bashkëpunim strategjik, është më e rëndësishme se kurrë më parë, duke pasur parasysh sfidat me të cilat përballet aleanca ushtarake perëndimore, veçmas pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.
Shefi i NATO-s bëri thirrje që të ruhet uniteti i botës së lirë demokratike karshi kërcënimeve të Moskës.
“Presidenti [i Rusisë, Vladimir] Putin, deshi ta pushtojë Ukrainën për disa ditë dhe të na ndajë ne. Në të dyja këto dështoi”, tha Stoltenberg.
“Duhet të vazhdojmë të forcojmë sigurinë euroatlantike dhe sigurinë e Europës”, shtoi ai.
Përveç Rusisë – që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022 – Stoltenberg përmendi edhe Kinën si sfidë për sigurinë e përbashkët të NATO-s dhe BE-së.
Deklarata për bashkëpunim strategjik konfirmon rolin kyç të NATO-s si shtyllë e sigurisë kolektive euroatlantike, por edhe nevojën për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Bashkimit Europian. Ky dokument po ashtu kërkon më shumë bashkëpunim mes dy institucioneve për t’u përballur me sfidat e reja, sulmet kibernetike, manipulimet informative, terrorizmin e deri te katastrofat natyrore.
Ndërkaq, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, tha se NATO dhe BE janë rritur paralelisht dhe kanë plotësuar njëra-tjetrën përgjatë historisë.
Aktualisht, nga 27 shtetet anëtare të bllokut europian, 21 janë anëtare të NATO-s. Ky numër pritet të arrijë në 23 pasi Finlanda dhe Suedia të hyjnë në aleancë.
“Putin deshi më pak NATO, por e arriti të kundërtën. Tani kemi më shumë NATO dhe më shumë BE. Po e përshpejtojmë edhe procesin e zgjerimit drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Michel, duke paralajmëruar më shumë investime në mbrojtje dhe vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën.
Pak pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Finlanda dhe Suedia vendosën që t’i bashkohen NATO-s. Aktualisht, Turqia po mban të bllokuar procesin e anëtarësimit, duke kërkuar plotësimin e disa kushteve para ratifikimit të aplikimit për anëtarësim në aleancë të këtyre dy shteteve nordike. Edhe Hungaria ende nuk ka ratifikuar pranimin e këtyre dy shteteve në NATO.
Por, me hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në aleancë, nën mbrojtjen e NATO-s do të jenë 96 për qind e qytetarëve të BE-së, tha Michel. Ai shtoi se NATO-ja do të mbështesë edhe sigurinë e shteteve të bllokut që nuk janë anëtare të aleancës.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se sfidat dhe kërcënimet e përbashkëta nuk vijnë vetëm nga Rusia.
“Kërcënimi i Rusisë është më i afërmi, por jo i vetmi kërcënim për aleancën tonë. Duhet të kemi rezistencë edhe ndaj qëllimeve të Kinës që synojnë të vënë në dyshim sigurinë dhe stabilitetin tonë”, tha ajo.
Von der Leyen shtoi se në të ardhmen, BE-ja dhe NATO-ja do të angazhohen në luftimin e ndërhyrjeve nga jashtë dhe manipulimeve të informacionit.
Ajo paralajmëroi se do të vazhdojë ndihma për Ukrainën dhe theksoi se blloku do të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë, por edhe ndaj Bjellorusisë – aleates së Putinit – për rolin që ka në luftën kundër Ukrainës.
Presidentja e KE-së tha se duhet të rritet prodhimi i armatimit në vendet e bllokut, dhe kjo sipas saj duhet të bëhet në bashkëpunim me NATO-n. Paralajmërim të ngjashëm bëri edhe Stoltenberg, i cili tha se është e nevojshme të prodhohen armë dhe municione, për shkak se furnizimet me to janë pakësuar për shkak të ndihmës ushtarake për Ukrainën.
Liderët e dy institucioneve po ashtu kërkuan që Suedia dhe Finlanda sa më shpejt të bëhen anëtare të NATO-s.
Stoltenberg u shpreh i bindur se Turqia dhe Hungaria do të ratifikojnë anëtarësimin e dy shteteve nordike në aleancën ushtarake./REL
Jeta e 27-vjeçarit Stanislav Bashilov si dezertor rus ka q...
Autoritetet braziliane u zotuan të hënën se do të mbrojnë ...
Autoritetet ruse njoftuan të hënën disa hetime penale para...
Ligjvënësit votuan për legjislacionin 220 me 213, me vetëm...
Beogradi nën presionin e Bashkimit Europian në vjeshtë riv...
Pas agresionit rus në Ukrainë dhe shtimit të frikës se Rus...
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuar...
Një gjykatë në Pragë shpalli të pafajshëm ish-kryemini...
Pasi fitoi ndaj një sfiduesi republikan të mbështetur ...
Situata në Kosovë ka qenë tejet e tensionuar në fund t...
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, ka bër...
Papa Françesku kritikoi të hënën Iranin për përdorimin e d...
Autoriteti i Kanalit të Suezit tha të hënën se një ani...
Udhëheqësit botërorë reaguan me tronditje dhe ankth ndaj s...
Të dhënat e inteligjencës boshnjake tregojnë se anëtarët e...
Presidenca Suedeze e Bashkimit Evropian ka nisur konsultim...
Ushtria kineze mbajti stërvitje të përbashkëta të sulmeve ...
Një ditë më parë, mbështetësit e ish-presidentit brazilian...
Kanë kaluar më shumë se 300 ditë që kur Putini nisi pushti...
Në tetor, çeçeni Rustam Azhiyev - i njohur me pseudonimin ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...