Sulm me raketa në Izrael/ 10 viktima, dhjetëra të plagosur
Raketa të shumta kanë goditur mbrëmjen e sotme qytetin...

Avioni luftarak F-16 ka pesëdhjetë vjet që shërben, me një rol kyç për vendet që i përdorin ata. Ekspertët ushtarakë thonë se ky avion revolucionarizoi mbrojtjen ajrore moderne dhe me zhdërvjelltësinë e tij dhe aftësinë për t’u përshtatur, mbetet shtylla kurrizore e NATO-s dhe flotës luftarake të koalicionit të aleatëve.
Avioni luftarak F-16 i prodhuar nga kompania e industrisë ushtarake Lockheed Martin, është ende në qendër të vëmendjes pesë dekada pas fluturimit të tij të parë. Ai është një simbol i fuqisë ajrore të Shteteve të Bashkuara.
I projektuar fillimisht si një mjet ajror i lehtë dhe i zhdërvjellët, F-16 është shndërruar me kalimin e kohës në një avion të lakmuar që shërben në shumë role.
Kohët e fundit, avionët F-16 u shfaqën në një paradë spektakolare, në panairin më të madh ajror ushtarak në botë, në Gloucestershire të Britanisë.
Orlando Sanchez Jnr është zëvendëspresidenti dhe menaxheri i përgjithshëm i Prodhimit të Avionëve Luftarakë në kompaninë Lockheed Martin.
“Jemi këtu për të shënuar 50 vjet kontribut në NATO dhe në mbarë botën", thotë ai.
Në vitin 1974, fluturimi i parë i avionit F-16 u bë një muaj më herët se sa ishte planifikuar. Piloti Phil Oestricher hipi në kabinë në bazën e Forcave Ajrore Edwards në Kaliforni. Synimi ishte të bëhej një provë e shkurtër me shpejtësi të lartë në tokë, por ai realizoi një fluturim dramatik prej gjashtë minutash përpara se të ulej në mënyrë të sigurt.
"F-16 është avion i veçantë sepse në fillimet e tij, ai ishte projektuar për të qenë i zhdërvjellët dhe për mbi 50 vjet ka dëshmuar se është i adaptueshëm. Kemi pasur mbi 142 versione të tij dhe tani 4600 të tillë fluturojnë në 25 vende, së shpejti do të jetë edhe në vendin e 26-të. F-16 sot është i rëndësishëm për sigurinë e shekullit të 21-të dhe vendet e NATO-s, si edhe vendet partnere në mbarë botën”.
Avioni ka një ndikim kyç për NATO-n në Evropë, ku janë në veprim më shumë se 700 të tillë, duke u mundësuar shumë vendeve evropiane të mbrojnë hapësirën ajrore dhe të jenë pjesë e rrjetit paqeruajtës të NATO-s.
Paisja me F-16 ishte një nga kërkesat e presidentit Volodymyr Zelenskyy duke shpresuar se kjo do t’i jepte një avantazh ushtarak Ukrainës, mes përpjekjeve intensive për të zmbrapsur agresionin rus.
"F-16 është me të vërtetë i rëndësishëm për aleancën e NATO-s, sepse jo vetëm që është teknologjia e fundit, gjë që ka rëndësi për luftën sot, por ai bashkon në një mënyrë organike, të gjitha partneritetet e NATO-s", thotë zoti Sanchez.
F-16 prodhohet në kompleksin e kompanisë Lockheed Martin në Greenville të Karolinës së Jugut. SHBA dhe disa forca ajrore të NATO-s janë në procesin e zëvendësimit të avionëve F-16 me një tjetër avion luftarak të prodhuar nga Lockheed, F-35, i cili ofron aftësi të gjeneratës së ardhshme ajrore luftarake./ VOA
Raketa të shumta kanë goditur mbrëmjen e sotme qytetin...
Plani i ri i Nënpresidentes Kamala Harris për ekonomin...
Dhuna ndaj grave dhe vajzave në Angli dhe Uells është ...
Rivalët e mundshëm në zgjedhjet presidenciale amerikan...
Disa deputetë të Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqe...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u kërkoi ...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSH...
Ministri i Brendshëm i Francës tha sot se nuk mund të përj...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, sërish ka krit...
Ushtria izraelite urdhëroi më 27 korrik evakuimin e zo...
Miroslav Lajçak do të vijojë të jetë emisari i BE-së p...
Rreth 4,000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëp...
Delegacionet nga Egjipti, SHBA, Katari dhe Izraeli pri...
Ismael 'El Mayo' Zambada është një nga emrat më famëke...
Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në SH...
Kompania hekurudhore franceze SNCF ka paralajmëruar se...
Hapja e Lojërave Olimpike Paris 2024 ishte krejtësisht...
FBI-ja deklaroi se ish-Presidenti Donald Trump u godit...
Intesifikohen luftimet në zonat jugore të Khan Younis,...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e ka lavdëruar rapo...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...