Kina shënon uljen e parë të popullsisë në dekada
Për herë të parë në dekada, Kina ka më pak banorë krah...

Një ish-komandant i grupit mercenar rus Wagner, që luftoi në Ukrainë, tha se ka arritur në Norvegji dhe se po kërkon azil pasi jeta e tij ishte në rrezik sepse kishte qënë dëshmitar i vrasjeve dhe keqtrajtimit të të burgosurve rusë të dërguar në vijën e frontit. Andrei Medvedev thotë në një video të postuar nga grupi i të drejtave “Gulagu.net” se kishte kaluar kufirin dhe ishte futur në Norvegji përpara se të ndalohej nga policia norvegjeze.
Andrei Medvedev thotë se u punësua nga grupi mercenar Wagner më 6 korrik të vitit 2022 me një kontratë katërmujore. Ai kishte qënë jetim përpara se t’i bashkohej ushtrisë ruse dhe kishte bërë burg përpara se të punësohej nga Grupi Wagner. Medvedev thotë se u arratis pasi kishte qënë dëshmitar i vrasjes së dezertorëve nga ushtria ruse të kapur nga grupi mercenar.
“Më 6 korrik 2022 nënshkrova një kontratë me këtë kompani (Wagner PMC) dhe u nisa për në Ukrainë. U bëra komandant i skuadrës së parë. Në gusht filluan të sillnin të burgosur nga burgje të ndryshme të Rusisë për të shërbyer në ushtri. Pas ardhjes së të burgosurve, Wagner nuk na kosnideronte më si qënie njerëzore”, thotë ish-mercenari Medvedev gjatë një bisede me Vladimir Osechkin, themelues i grupit të të drejtave “Gulagu.net”. Ish-komandanti kërkoi ndihmën e këtij grupi që të largohej nga Rusia pasi i rrezikohej jeta.
Ai thotë se kaloi kufirin me tela me gjemba dhe u shpëtoi të shtënave të patrullës ruse me qen kufiri ndërsa vraponte nëpër pyll drejt Norvegjisë.
“Di për tre raste, kur të burgosurit e plagosur që tentuan të iknin nga spitalet u qëlluan për vdekje. Gjithashtu, 10 vetë u qëlluan në poligonin e stërvitjes para të burgosurve që sapo kishin ardhur. Qëllimi ishte frikësimi, për atë që mund t’u ndodhë atyre që refuzojnë të luftojnë”, tregon ish-mercenari rus Andrei Medvedev.
Policia norvegjeze tha se kishte arrestuar një shtetas të huaj pasi kaloi ilegalisht kufirin me Rusinë në Arktik më datën 13 janar.
“Rreth orës 01:58 të së premtes u arrestua një person në luginën Pasvikdalen nën dyshimet se ka kaluar ilegalisht kufirin norvegjezo-rus, në zonën Skroeytnes. Një idivid ka kontaktuar me popullatën civile të zonës. Ai u arrestua nga një patrullë kufitare e përbërë nga ushtarë dhe policë”, tha puonjësi i policisë Terjei Sirma-Tellefsen. Policia tha se i ndaluari po kërkon azil por pa dhënë detaje të tjera.
Avokati i tij norvegjez, Brynjulf Risnes, tha për televizonin TV2 se zoti Medvedev kishte kaluar disa orë dramatike.
“Ata qëlluan ndaj tij ndërsa e ndiqnin me qen kufiri. E gjithë ngjarja ngjason me filmat me spiunazh, ku minuta e fundit është vendimtare. Kur kaloi kufirin ai pa dritën e ndezur të një shtëpie dhe vrapoi atje. Aty doli një grua dhe ai i kërkoi asaj që të thërriste policinë e cila mbërriti shumë shpejt”, tregon avokati novergjez.
Ai thotë se klinti i tij ka marrë pjesë në luftën në Ukrainë por se nuk ka patur kontakt me popullsinë civile. Themeluesi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, tha në një dekleratë se zoti Medvedev kishte qënë pjesë e një njësie norvegjeze të Wagner-it dhe se kishte keqtrajtuar të burgosurit.
Në intervistat me rrjetin Gulagu.net, ish-mercenari Medvedev tha se kishte parë vrasje dhe keqtrajtimin e të burgosurve rusë që u dërguan në frontin e luftës nga grupi Wagner. Ai thotë se humbjet ishin të shumta pasi Wagner filloi të dërgonte një numër të madh të burgosurish në front në gjysmën e dytë të vitit 2022.
“Ai ka aplikuar për azil në Norvegji dhe duhet të kalojë të gjithë procesin e analizës, për të verifikuar nëse është ai që pretendon se është dhe nëse po thotë të vërtetën. Është një proces që ndiqet me shumë kujdes nga autoritetet norvegjeze”, thotë avokati Brynjulf Risnes./ VOA
Për herë të parë në dekada, Kina ka më pak banorë krah...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz pritet të emërojë një z...
Flamujt rusë dhe bjellorusë janë ndaluar në turneun e teni...
Prokurori i Përgjithshëm i Brazilit ka ngritur padi kundër...
Diplomatët kosovarë kanë intensifikuar takimet me homologë...
Ministri i jashtëm britanik James Cleverly do të inkurajoj...
Megjithëse janë vetëm ditët e para që ushtarakët ukrainas ...
Presidenti Joe Biden deklaroi të hënën se “në Amerikë, nuk...
Gjermania ka humbur atraktivitetin e saj si lokacion bizne...
Një grup i avokatëve rusë kanë kërkuar që t’i jepet fund “...
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht dh...
Shtëpia e Bardhë tha të hënën se nuk ekzistojnë regjis...
Suedia dhe Finlanda duhet të dëbojnë apo ekstradojnë deri ...
Ndërsa lufta në Ukrainë po e dominon skenën ndërkombëtare,...
Ushtria e Mianmarit është duke prodhuar sasi të mëdha armë...
Japonia dhe India kanë nisur të hënën stërvitjet e para të...
Ndonëse forcat ushtarake ruse vazhdojnë të avancojnë në So...
Presidenti izraelit Isaac Herzog po paralajmëron për një k...
Nuk kalon asnjë ditë që mediat turke të mos publikojnë...
Presidenti Joe Biden u tha amerikanëve që të marrin si...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...