"E ka fituar dhe një prej kumbarëve të qeverisë në takimin e Arubës"/ Këlliçi: Të anulohet procedura për Milot–Balldren
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është sh...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është sh...

Kancelari gjerman, Olaf Scholz pritet të emërojë një zyrtar rajonal si ministër të ri të mbrojtjes, pas dorëheqjes së ministres Christine Lambrecht. 62-vjeçari Boris Pistorius duhet të drejtojë projektin e modernizimit të ushtrisë gjermane dhe të mbikëqyrë zgjerimin e dërgesave të armëve në Ukrainë. Zonja Lambrecht dha dorëheqje pas kritikave të shumta se nuk përballonte dot përgjegjësitë e mëdha të ministrisë që drejtonte.
Ministri i ri i mbrojtjes, Boris Pistorius, është anëtar i Partisë Socialdemokrate të kancelarit Olaf Scholz.
Zoti Pistorius do të zëvendësojë Christine Lambrecht, e cila ishte ministre e mbrojtjes që nga dhjetori i vitit 2021, kur zoti Scholz u bë kancelar.
Ajo e dha dorëheqjen mes kritikave se nuk ishte e aftë të modernizonte ushtrinë gjermane me gjithë ndarjen e një fondi të posaçëm prej 100 miliardë eurosh për këtë qëllim.
Debati mbi aftësitë mbrojtëse të Gjermanisë u intensifikua muajin e kaluar kur disa tanke të këmbësorisë, “Puma” u nxorën jashtë shërbimit pasi u zbuluan disa probleme gjatë një stërvitjeje ushtarake.
Ajo u kritikua së fundmi nga media dhe opozita për postimin e një videoje në rrjete sociale natën e Vitit të Ri ku zgjodhi një mjedis feste, mes fishekzjarreve për të përcjellë një mesazh për luftën në Ukrainë.
“Çfarë viti ishte viti 2022? Na krijoi sfida të jashtëzakonshme. Lufta është ndezur në mes të Europës. Në këtë kontekst, kujtoj shumë momente të veçanta, shumë e shumë takime me njerëz interesantë dhe të mëdhenj dhe për këtë dua t'ju falënderoj nga zemra. Vitin e Ri do ta festoj me familjen dhe miqtë dhe të gjithë ata që nuk mund ta bëjnë këtë sepse po na ofrojnë shërbime si ushtarë, policë, punonjës të urgjencës ose në sektorë të ndryshëm, dua t'ju falënderoj nga zemra. Ju uroj të gjithëve një natë të mrekullueshme të Vitit të Ri dhe një 2023-sh, i cili shpresoj të jetë i shëndetshëm, i lumtur dhe i qetë”, tha zonja Lambrecht.
Ministri i ri i mbrojtjes do të përballet menjëherë me përgjegjësitë e mëdha të papërfunduara, përfshirë edhe ndihmat ushtarake që pritet t’i dërgohen Ukrainës që po lufton kundër pushtimit rus.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, pritet të vizitojë Berlinin këtë javë ku do të organizojë një takim të aleatëve në bazën ajrore Ramstein në Gjermaninë perëndimore.
Ndërsa të dielën, qeveritë gjermane dhe franceze do të zhvillojnë bisedime dypalëshe që përfshijnë një takim të këshillit të përbashkët të sigurisë të dy vendeve./ VOA
Flamujt rusë dhe bjellorusë janë ndaluar në turneun e teni...
Prokurori i Përgjithshëm i Brazilit ka ngritur padi kundër...
Diplomatët kosovarë kanë intensifikuar takimet me homologë...
Ministri i jashtëm britanik James Cleverly do të inkurajoj...
Megjithëse janë vetëm ditët e para që ushtarakët ukrainas ...
Presidenti Joe Biden deklaroi të hënën se “në Amerikë, nuk...
Gjermania ka humbur atraktivitetin e saj si lokacion bizne...
Një grup i avokatëve rusë kanë kërkuar që t’i jepet fund “...
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht dh...
Shtëpia e Bardhë tha të hënën se nuk ekzistojnë regjis...
Suedia dhe Finlanda duhet të dëbojnë apo ekstradojnë deri ...
Ndërsa lufta në Ukrainë po e dominon skenën ndërkombëtare,...
Ushtria e Mianmarit është duke prodhuar sasi të mëdha armë...
Japonia dhe India kanë nisur të hënën stërvitjet e para të...
Ndonëse forcat ushtarake ruse vazhdojnë të avancojnë në So...
Presidenti izraelit Isaac Herzog po paralajmëron për një k...
Nuk kalon asnjë ditë që mediat turke të mos publikojnë...
Presidenti Joe Biden u tha amerikanëve që të marrin si...
Komiteti për monitorimin e respektimit të detyrimeve q...
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut u...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...