
Berisha sulmon Ilir Rusmalin/ “Kriminel elektoral”
Ish kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ish-Zëvendës...
Ish kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ish-Zëvendës...
Marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë është vlerësuar si një arritje e rëndësishme nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Por fakti që ajo nuk është nënshkruar dhe retorika e udhëheqësve të dy vendeve që nuk kanë shfaqur në thelb ndonjë ndryshim qëndrimesh për çështjet më të mprehta, kanë krijuar paqartësi lidhur me ecurinë e mëtejshme.
Ndërsa afrohet një takim i kryenegociatorëve javën e ardhshme, analistët bien dakord se që kjo marrëveshje të jetë e suksesshme, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet të luajnë një rol qendror. Por siç njofton kolegia Keida Kostreci, ata theksojnë se sfidat vazhdojnë të mbeten.
Edward P. Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, thotë se marrëveshja për rrugën e normalizimit është si kritike ashtu edhe e brishtë dhe për këtë arsye ajo kërkon gjithë mbështetjen e mundshme.
“SHBA dhe BE ndajnë përgjegjësi dhe nuk mund të distancohen nga kjo marrëveshje dhe nuk mund të drejtojnë gishtin vetëm nga Serbia dhe Kosova, të cilat natyrisht kanë përgjegjësi kritike, por Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja kanë përgjegjësi shumë të rëndësishme pas kësaj marrëveshjeje”, thotë ai për Zërin e Amerikës.
Zoti Joseph thotë se dështimi do të kishte pasoja të rënda.
“Nëse kjo marrëveshje dështon, do të ishte një dështim i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian dhe do të ishte një fitore për Rusinë dhe Kinën, nuk di si ta bëj më të qartë se kaq”, thotë ai.
Dr. Majda Ruge, eksperte e Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë bie dakord se roli i Perëndimit është kritik.
“Prandaj unë mendoj se nëse nuk shohim një ndryshim drastik në nivelin e monitorimit të presionit nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara veçanërisht ndaj Serbisë, nuk mendoj se do të shohim shumë lëvizje përpara", thotë ajo për Zërin e Amerikës.
Si SHBA edhe BE-ja theksojnë se marrëveshja është shumë rëndësishme për të ardhmen euro-atlantike të të dyja vendeve. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Senatori Chris Murphy tha se Uashingtoni dhe Brukseli do të vazhdojnë ta bëjnë të qartë se do të jetë shumë e vështirë për cilindo vend që t'u bashkohet atyre organizatave, nëse nuk tejkalohen dallimet ndërmjet palëve.
Por ai tha se në fund të fundit vendimi u takon udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë.
“Ne mendojmë se është në interesin më të mirë të Kosovës dhe Beogradit që të zbatohet kjo marrëveshje. Nuk mendoj se është një politikë e mirë për fuqitë ose entitetet e jashtme që t'i detyrojnë vendet të bëjnë diçka që nuk duan ta bëjnë ose mendojnë se nuk është në interesin e tyre më të mirë. Kështu që unë nuk e shoh këtë si një çështje që Shtetet e Bashkuara ofrojnë stimuj dhe pasoja. Kjo thjesht nuk është e dobishme sipas mendimit tim”, tha ai.
Zoti Joseph nuk është dakord.
“Ky është gabim i madh. Dhe unë jam vërtet i zhgënjyer kur dëgjoj zyrtarë shumë të mprehtë dhe të aftë si në Evropë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të përdorin këtë retorikë standarde, që takon palëve, është në dorën e palëve. Jo, kjo nuk është e vërtetë. Thjesht nuk është e vërtetë. Kjo marrëveshje quhet propozim i BE-së dhe aty ka detyrime për BE-në dhe SHBA e ka nxitur atë. Nuk duhet të ketë një retorikë të tillë”.
Sipas zonjës Ruge, varet nga interpretimi nëse marrëveshja mund të konsiderohet sukses.
“Pyetja është se cili skenar duket më realist: a bëhet fjalë për dështim, duke pasur parasysh retorikën e udhëheqësve veçanërisht të Aleksandar Vuçiçit, i cili në thelb ka thënë se kjo marrëveshje nuk është arritur, apo duhet marrë për bazë interpretimi i Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, sipas së cilit tani që është bërë pjesë e kornizës së negociatave (të BE-së), kjo do ta shtyjë në mënyrë të pashmangshme Serbinë të angazhohet në përmbushjen e këtyre dispozitave?”, thotë ajo për Zërin e Amerikës.
Prof. Joseph thotë se Perëndimi duhet gjithashtu që të veprojë me vendosmëri për t’u dhënë fund mëdyshjeve nëse marrëveshja është e detyrueshme ose jo.
“BE-ja duhet ta elimimojë këtë paqartësi dhe mund ta bëjë këtë shumë thjesht, duke e regjistruar këtë marrëveshje në Kombet e Bashkuara”, thotë ai.
Zoti Joseph thotë se në këtë mënyrë eliminohen hijet e dyshimit për respektimin e detyrimeve nga të gjitha palët dhe përveç kësaj, do të ishte një sinjal inkurajimi për Kosovën.
“Kjo është shumë e rëndësishme sepse Kosova ka hapin e parë, hapin e madh, një hap vendimtar për të marrë dhe që siç e kam thënë është në fakt i parakohshëm, por është një detyrim dhe ky është formimi i këtij vetëmenaxhimi apo Asociacioni, siç është quajtur me të dyja emërimet. Pra, është shumë e rëndësishme t'i jepet besim dhe një shtysë Kosovës e cila ka obligimet e para”.
Asociacioni është një nga pikat më të nxehta të debatit mes dy vendeve dhe përpjekjeve të perëndimorëve. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç e konsideron atë një përparësi, ndërsa kryeministri i Kosovës Albin Kurti thotë se nuk do të lejojë kurrë krijimin e një entiteti me bazë etnike, apo një autonomi territoriale.
Dr. Ruge thotë se ka një arsye se pse kryeministri Kurti nuk ka ndonjë nxitim që t’i ofrojë Serbisë konstruktin institucional të Asociacionit të Komunave që mund të dëmtojë aftësinë e Kosovës për të funksionuar.
“Sepse ai ndoshta nuk po sheh ndonjë sinjal se kjo do të sjellë ndonjë gjë në këmbim, ndoshta nuk sheh që Kosova do të marrë ndonjë gjë para se të angazhohet për një hap të tillë”.
Një nga synimet kryesore të Kosovës është heqja e pengesave nga Serbia për një njohje më të gjerë, një sinjalizim për njohje de facto edhe pse jo de jure (që Beogradi të paktën publikisht nuk ka dhënë shenja se po e bën) dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha javën e kaluar se zbatimi i marrëveshjes do t’i hapte rrugën njohjes së Kosovës nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë bërë një gjë të tillë.
“Supozimi është se nëse Serbia bie dakord, që edhe pa e njohur Kosovën, të mos përpiqet që të tjerët ose ta bllokojnë atë të anëtarësohet në disa organizata ndërkombëtare, ose nëse në një farë mënyre nuk pengon njohjen ose lobimin kundër njohjes së të tjerëve, kjo mund të realizohet. Por më duhet të them se nuk jam ende optimiste në këtë drejtim”, thotë ajo.
Zoti Joseph thotë se është i zhgënjyer me qëndrimet e vendeve mosnjohësve pas kësaj marrëveshjeje.
“Sugjerimi im për t’u dhënë atyre një shtysë është që Ukraina duhet ta njohë Kosovën dhe kjo do ta transformojë të gjithë çështjen”, thotë ai.
Ndërsa presidenti Vuçiç që i jep përparësi Asociacionit, kryeministri Kurti ka thënë se urgjencë e zbatimit sipas marrëveshjes është vetëm çështja e personave të zhdukur me forcë.
Mbi një mijë e 600 vetë rezultojnë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Edhe pse diplomacia perëndimore po e përqendron vëmendjen tek e ardhmja e marrëdhënieve, vetëm disa ditë më parë përvjetori i fushatës së NATO-s, ringjalli kujtime të ndryshme për dy vendet.
Profesor Joseph thotë se shumë diplomatëve që shkojnë në rajon u pëlqen të thonë shprehjen “mos mendoni për të kaluarën, thjesht shikoni të ardhmen”, por shton se kjo është diçka shumë jorealiste.
“Mund ta imagjinosh ta thuash këtë në Ukrainë pas luftës? Imagjino edhe pesë, 10 vjet, 20 vjet pas luftës, a mund ta imagjinosh të shkosh në Ukrainë dhe të thuash ‘thjesht harro të kaluarën dhe shiko nga e ardhmja me Rusinë’?
Ai merr shkak për komentet e tij nga një shprehje e ngushëllimeve e ambasadorit amerikan në Beograd Chris Hill, për viktimat serbe të bombardimeve të NATO-s, çka nga ana njerëzore siç thotë ai, është e kuptueshme.
“Ambasadori Hill përdori saktësisht të njëjtat fjalë që përdori Joe Biden kur ishte nënpresident kur shkoi në Beograd në vitin 2016. Pse është ky një problem? Sepse shtatë vjet më vonë shohim që fjalët e nënpresidentit Biden nuk patën asnjë ndikim në Serbi. Thjesht Vuçiç dhe të tjerët thanë “faleminderit shumë, ne jemi viktimat””, tha ai.
Ndërsa zoti Joseph mendon se secila nga palët duhet mbajtur përgjegjëse, ai kujton se ish-presidenti Hashim Thaçi tani është në Hagë, bashkë me ish-drejtues të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjë që nga qytetarët e vendit shihet si vënie e shenjës së barazimit me mizoritë e kryera nga forcat serbe gjatë luftës./VOA
Agjencia e lartë e sigurisë e Ukrainës e njoftoi një prift...
Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut po kryejnë disa nga...
Përmes një dekreti të presidentit të Rusisë, Vladimir Puti...
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) njoftoi se ka miratuar nj...
Rusia ka marrë të shtunën, më 1 prill, presidencën e Këshi...
Pas qëndrimit prej tre netësh në një spital në Romë...
I përballur me një numër gjithnjë e më të madh të grav...
Influencuesi kontroverse i rrjeteve sociale, Andrew Ta...
Rusia miratoi një strategji të re për politikën e jash...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Bi...
Shefja e OKB-së për çështjet e çarmatimit paralajmëroi të ...
Mali i Zi ndodhet në prag të raundit të dytë të zgjedh...
Një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plag...
Padia penale ndaj ish-presidentit Donald Trump, që lid...
Të shtunën, në atë që disa kritikë thonë se tingëllon më s...
Një grup prej 93 migrantësh, të cilët u deportuan nga Kroa...
Presidenti francez, Emmanuel Macron do të udhëtojë në Kinë...
Të enjten u mbyll Takimi për Demokracinë, i organizuar...
Zëri i Amerikës u drejtoi mikrofonin banorëve të qytetit t...
NATO ka ndaluar zyrtarisht stafin që të shkarkojnë aplikac...
“Stop” hedh dritë mbi një ngjarje makabre në Durrës, me vi...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë një rast shumë të rë...
Avokati Saimir Vishaj ka bërë një deklaratë të fortë, ...
Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
SPAK-u ka arrestuar dy shtetas me inicialet K.Gj. dhe A.B....
Vangjush Dako, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit është v...
SPAK ka lëshuar disa urdhër-arreste për ish-zyrtarë të bas...
Policia e Shtetit ka arrestuar një 37-vjeçar në Tiranë...
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lag...
Një studim i INSTAT zbulon se pjesa më e madhe e lumenjve ...
Teologu Miron Çako ka zbuluar se ka sekte apo persona feta...
Territori shqiptar vijon në ndikimin e motit të kthjellët ...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esco...
Shkatërrimi i digës në Nova Kakhovka, në rajonin Kherson t...
Dy persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga ...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili sap...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ka folur për Euro...
Sot, më 7 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 99....
Sot, më 6 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1 l...
Sipas të dhënave të publikuara këtë të hënë, eksportet në ...