Gjermania, rezerva për Kosovën/ “Nuk u koordinuan me ne për shpalljen e dy organizatave terroriste”
Gjermania është treguar kritike ndaj vendimit të qever...

Turqia dënoi djegien publikisht të një kopje të Kuranit, ditën e mërkurë në Stokholm, një incident që analistët thonë se ka të ngjarë t'i japë Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan edhe më shumë arsye për të bllokuar anëtarësimin e Suedisë në NATO. Zoti Erdogan ka kërcënuar tashmë se do ta bëjë një gjë të tillë, duke u mbështetur në pretendimet se Stokholmi strehon separatistë kurdë, që ai thotë se janë terroristë. Korrespondenti i Zërin e Amerikës Dorian Jones njofton nga Stambolli.
Djegia nga një person i një Kurani jashtë një xhamie në Stokholm, duket të jetë pengesa më e fundit në përpjekjen e Suedisë për t'u anëtarësuar në NATO.
Autoritetet turke e dënuan djegien e librit të shenjtë të myslimanëve, duke e konsideruar si një akt të neveritshëm.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përmendi një incident të ngjashëm të janarit të këtij viti në Stokholm, kur kundërshtoi kërkesën e Suedisë për anëtarësim në aleancën ushtarake.
Disa analistë thonë se fitorja e zotit Erdogan në zgjedhjet e majit, do ta forcojë qëndrimin e tij negociues, përballë partnerëve të vendit në NATO.
“Ka të ngjarë të shohim të njëjtën gjë. Presidenti Erdogan, ndoshta është bërë edhe më i guximshëm nga rezultati i zgjedhjeve dhe pa përballje zgjedhore për pesë vjet, mund ta rrisë çmimim e kushteve për ratifikimin e protokollit të anëtarësimit të Suedisë në NATO”, thotë Asli Aydintasbas, e Institutit ‘Brookings’.
Zoti Erdogan akuzon Suedinë për mbështetje të separatistëve kurdë të organizatës politike PKK, një grup i cilësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian si organizatë terroriste. Ai kërkon nga Stokholmi që të ndalë mbështetjen publike për PKK-në, si dhe të ekstradojë anëtarët e saj në Turqi, si kushte për anëtarësimin e vendit në aleancë. Të martën, ministri i Jashtëm suedez Tobias Billström tha se qeveria e tij i ka përmbushur kërkesat e Ankarasë, që lidhen me sigurinë.
Analistët thonë se Uashingtoni është çelësi për zgjidhjen e problemit. Turqia dëshiron që Shtetet e Bashkuara të miratojnë vendimin për t’i shitur Ankarasë avionë të rinj luftarakë amerikanë, F16, si dhe pajisje për modernizimit e flotës ekzistuese të saj. Kjo gjë i jep Uashingtonit një avantazh.
“Ndoshta do të arrihet një mirëkuptim i përbashkët, që Amerika të sigurojë modernizimin e avionëve F16-ve që ka aktualisht Turqia, si dhe blerjen e avionëve të rinj. Nuk mendoj se Turqia po kërkon të ndalë procesin e zgjerimit të NATO-s. Por për momentin, sa më shumë shtyhet anëtarësimi i Suedisë, aq më mirë është për Rusinë”, thotë Huseyin Bagci, i Institutit të Politikës së Jashtme.
Presidenti Biden ka shprehur së fundmi mbështetjen e tij për shitjen e avionëve luftarakë Turqisë. Por kjo nuk duket të jetë e vetmja pengesë. Analistët thonë se zoti Erdogan mund të jetë gjithashtu në kërkim të një ftese për të vizituar Uashingtonin, si kusht për heqjen e vetos ndaj Suedisë.
“Presidenti Erdogan ka qenë në pushtet për më shumë se njëzet vjet dhe Biden është i vetmi president amerikan, që ka refuzuar ta takojë atë zyrtarisht, qoftë në kryeqytetin amerikan, apo në kryeqytetin turk. Ndaj ndoshta një nga përparësitë e Erdoganit do të jetë t'i japë fund këtij izolimi, ose përjashtimi nga Uashingtoni”, thotë Serhat Guvenc, i Universitetit Kadir Has.
Analistët thonë se takimi i ardhshëm i NATO-s mund të shërbejë si mundësi, që Shtetet e Bashkuara dhe Turqia të lënë mënjanë ndasitë e të arrijnë një marrëveshje për pranimin e Suedinë në aleancë, si dhe për t’i siguruar Rexhep Tayip Erdoganit, një ftesë për në Uashington./ VOA
Gjermania është treguar kritike ndaj vendimit të qever...
Në një dalje për mediat, Presidenti i Francës Emmanuel Mac...
Moska dhe Beogradi po koordinojnë vizitën në Rusi të zëven...
Pasojat nga rebelimi i dështuar i shefit të Wagner-it Yevg...
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Do...
Vendimin e Qeverisë së Kosovës për të shpallur organizata ...
Terminali i autobusëve në Aubervilliers është vënë në shën...
Një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter ka godi...
Presidenti i Francës Emmanuel Macron do të zhvillojë një m...
Një sërë vendesh islamike kanë kritikuar djegien e faqeve ...
Komisioni Evropian shpall planet në lidhje me futjen e eur...
Gjenerali i ushtrisë ruse, Sergei Surovikin, është në mesi...
Liderët e Bashkimit Evropian vendosën në orët e para të më...
Më shumë se 600 persona janë arrestuar teksa përplasjet me...
Departamenti amerikan i Shtetit tha për Radion "Evropa e L...
Aktakuza penale federale, ndaj ish-Presidentit Donald Trum...
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian u mblodhën të enjten, në ...
Gjeneralët më të lartë të Rusisë nuk janë parë në publik q...
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha të en...
Një protestë me tensione e përplasje u zhvillua ditën e so...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...