Ndizet më tepër protesta në Paris/ Sulmohet terminali i autobusëve, ndërpritet transporti
Terminali i autobusëve në Aubervilliers është vënë në shën...

Vendimin e Qeverisë së Kosovës për të shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”, Lista Serbe e ka vlerësuar si “pjesë të planit të regjimit të kryeministrit [të Kosovës] Albin Kurti për të vazhduar me terrorin politik në veri të Kosovës dhe arrestimin e serbëve.
“Planet që dalin nga ky vendim tregojnë se në vend të çtensionimit në bazë të thirrjeve të gjithë bashkësisë ndërkombëtare dhe mbarë popullit serb, Kurti po planifikon përshkallëzim të mëtejmë, represion dhe konsolidim të pushtetit parapolicor dhe pushtues në veri të Kosovës”, u tha në njoftimin e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.
Më 29 qershor, Qeveria e Kosovës shpalli “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut” organizata terroriste, duke argumentuar se këto organizata qëndrojnë pas trazirave në veri të Kosovës dhe se ato paraqesin “kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë në Kosovë”. Lista Serbe edhe një herë u bëri thirrje misioneve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian në Kosovë, KFOR-it dhe EULEX-it që të vendosin menjëherë forcat e tyre në veri të Kosovës në mënyrë që të “parandalojnë Kurtin që të realizojë planin e tij djallëzor dhe të rrezikojë paqen”.
Autoritetet në Kosovë kanë sqaruar se vendimi për shpalljen e këtyre dy organizatave si terroriste nuk do të prekë askënd që mund të ketë kryer vepra penale para këtij vendimi.
Sipas ligjit në Kosovë, kur organizatat shpallen terroriste, aktiviteti i tyre ndalohet menjëherë. Çdo aktivitet i mëtejmë i tyre do të bartte pasoja të rënda ligjore.
“Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” – organizata që veprojnë në veri të vendit, të banuar me shumicë serbe – numërojnë qindra pjesëtarë të tyre nga radhët e komunitetit serb.
Në mbledhjen e Qeverisë, kundër këtij vendimi ka votuar ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq. Ai ka argumentuar se ky vendim i ekzekutivit është i nxituar.
Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Kosova nuk është koordinuar me ta për këtë vendim, e as me partnerët e tjerë ndërkombëtarë.
“Ky vendim do të duhej të koordinohej me partnerët më të ngushtë ndërkombëtarë të Kosovës, përfshirë ata të cilët kanë përgjegjësinë primare për të siguruar stabiliteti Që nga përfundimi i luftës më 1999, në Kosovë operojnë struktura ilegale, të mbështetura dhe financuara nga shteti i Serbisë.
Njëra ndër to është edhe “Mbrojtja Civile”, e cila ka dalë publikisht më 2011.
“Mbrojtja Civile” në Serbi funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe roli i saj është të reagojë në situata emergjente të rrezikut, siç janë përmbytjet, tërmetet e të ngjashme.
Shuarja e saj është paraparë në marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 2015, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
Ndërkaq, në gusht të vitit 2022, në pjesën veriore të Kosovës u shfaqën grafite me një log dhe mbishkrimin “Brigada e Veriut” në serbisht.
Përveç grafiteve me logo të saj në disa rrugë dhe objekte të ndryshme në pjesën veriore të Kosovës, nuk dihet se kush qëndron pas saj, nëse ka anëtarë aktivë dhe cili është roli i tyre.
Shpallja e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” si organizata terroriste vjen në kohën kur tensionet në veri të Kosovës janë rritur.
Serbët lokalë po kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit që u zgjodhën më 23 prill. Këto votime u bojkotuan nga popullata serbe.
Që nga 26 maji, serbët kanë protestuar në veri dhe që atëherë në këtë zonë janë regjistruar disa sulme me shok-bomba dhe granata dore, që kanë shkaktuar dëme materiale, por pa pasoja në njerëz.
Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të shtensionojnë menjëherë situatën dhe Prishtina të organizojë zgjedhje të reja në katër komunat në veri./ Rel
Terminali i autobusëve në Aubervilliers është vënë në shën...
Një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter ka godi...
Presidenti i Francës Emmanuel Macron do të zhvillojë një m...
Një sërë vendesh islamike kanë kritikuar djegien e faqeve ...
Komisioni Evropian shpall planet në lidhje me futjen e eur...
Gjenerali i ushtrisë ruse, Sergei Surovikin, është në mesi...
Liderët e Bashkimit Evropian vendosën në orët e para të më...
Më shumë se 600 persona janë arrestuar teksa përplasjet me...
Departamenti amerikan i Shtetit tha për Radion "Evropa e L...
Aktakuza penale federale, ndaj ish-Presidentit Donald Trum...
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian u mblodhën të enjten, në ...
Gjeneralët më të lartë të Rusisë nuk janë parë në publik q...
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha të en...
Një protestë me tensione e përplasje u zhvillua ditën e so...
Një profesor dhe dy studentë u goditën me thikë në një lig...
Dhjetëra persona janë ngritur në protestë para ambasadës s...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një ...
Djegia e Kuranit nga dy burra në Suedi pas aprovimit të gj...
Disa vende me shumicë myslimane kanë dënuar djegien e një ...
UASHINGTON - Përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të leh...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...