Vrasja e policit në Maliq/ Policia: I kërkuari fshihej në stan, hapi zjarr ndaj efektivëve
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...

Komisioni i Kongresit amerikan që hetoi sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit, publikoi dje variantin e plotë të raportit përfundimar të hetimeve. Pas një pune që zgjati rreth një vit e gjysmë dhe dëshmive të më shumë se një mijë dëshmitarëve, ligjvënësit theksojnë se ish-presidenti Donald Trump luajti një rol kyç në inkurajimin e përpjekjes për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të 2020-ës.
Pothuajse dy vjet pas sulmit më të rëndë ndaj Kapitolit që prej dy shekujsh, ligjvënësit amerikanë publikuan raportin e tyre përfundimtar mbi ngjarjet e asaj dite – duke arritur në përfundimin se ish-Presidenti Donald Trump inkurajoi në mënyrë aktive sulmin.
"Për 187 minuta, ai shpërfilli në mënyrë aktive detyrimin e tij kushtetues që ligjet të zbatohen me besnikëri, siç e kemi vërtetuar nga muaj të tërë hetimesh, kjo për shkak se turma synonte atë që dëshironte Presidenti Trump - të pengonte transferimin paqësor të pushtetit", u shpreh ligjvënësja demokrate Elaine Luria.
Raporti përmban dëshmi dhe dokumente të papublikuara më parë.
"Është historik fakti që publiku mund të shohë të dokumentuara ngjarjet e asaj dite, ashtu siç është bërë me raportin e Komisionit për 11 shtatorin. Është një dokumentim historik, që synon të paraqesë sa më saktë faktet e asaj dite", thotë profesori i Universitetit “George Washington”, Jon Lewis.
Bazuar në provat e mbledhura, komisioni i ka rekomanduar Departamentit të Drejtësisë të ngrejë akuza penale ndaj ish-presidentit Trump– hera e parë që kjo ndodh në historinë amerikane.
"Një nga parimet thelbësore të sistemit demokratik amerikan, që e ka bërë kaq të qëndrueshëm, është se presidenti i ri dhe qeveria e tij, në përgjithësi nuk përpiqen të ndëshkojnë një ish-president. Kështu, ideja e një përpjekjeje për ndjekur penalisht një ish-president është e panjohur në historinë amerikane. Fakti që kjo po bëhet në këtë rast, tregon se sa të skajshme ishin veprimet e ish-presidentit Trump."
Zoti Trump e ka kritikuar komisionin gjatë gjithë hetimit të tij dhe tha të hënën se kërkesa për akuza penale e forcon atë.
Më shumë se 930 individë janë ndjekur penalisht për përfshirje në sulm – dhe megjithëse sipas raportit shumë vetë kanë shprehur keqardhje për përfshirjen, analistët e ekstremizmit thonë se lëvizje me ideologji të tilla vazhdojnë.
"Siç shihet nga grupet ‘Oathkeepers’ dhe ‘Proud Boys’ sot, këto organizata vazhdojnë të përqafojnë teoritë e tyre konspirative dhe pikëpamjet e tyre rreth ngjarjeve të 6 janarit", thotë prof. Lewis.
Raporti dokumenton gjithashtu dështime të shumta nga agjencitë e zbatimit të ligjit dhe zbulimit për të parashikuar kërcënimet që vijnë nga ekstremizmi i brendshëm.
"Paraqet një rrezik shumë të madh për vendin fakti që terroristë të brendshëm, njerëz që duan të përmbysin sistemin politik amerikan, ekzistojnë në një numër të madh në Shtetet e Bashkuara. Ata nuk e pranojnë sundimin e ligjit. Ata nuk pranojnë fakte. Ata nuk i pranojnë rezultatet e zgjedhjeve. Dhe janë të gatshëm të ngrenë armët kundër Shteteve të Bashkuara", thotë prof. Berman.
Publikimi i raportit shënon përfundimin e punës së komisionit. Departamenti Amerikan i Drejtësisë po kryen hetimin e vet për ngjarjet e 6 janarit, që ka të ngjarë të ndikojë në vendimin nëse do të ngrihen apo jo, akuza penale ndaj ish-presidentit Trump./ VOA
Policia italiane ka arrestuar një 47-vjeçar shqiptar mbrëm...
Ambasadori i Rusisë në SHBA, Anatoly Antonov, ka thënë se ...
Tre persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën gjatë ...
Një ngjarje e tmerrshme është raportuar së fundmi nga medi...
Vizita e presidentit rus Vladimir Putin në Bjellorusi këtë...
Në fjalimin e tij të fundvitit presidenti i Maqedonisë së ...
Në një deklaratë të qeverisë afgane udhëzohen të gjitha un...
Kur Kina dhe Rusia zhvillojnë manovra të përbashkëta r...
Popullsia e SHBA-së u rrit me 1.2 milionë këtë vit, rr...
Kompania private ushtarake ruse, Wagner ka marrë një dërge...
Shqetësimi mbi krizën e emigrantëve në kufirin jugor të Sh...
Javën e shkuar një ngjarje e rëndë u shënua në Spitali...
Presidenti Volodymyr Zelensky foli para ligjvënësve am...
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ...
Japonia miratoi një politikë të re që promovon përdorimin ...
Shumica e anëtarëve të jurisë në gjyqin e mbajtur në Los A...
Benjamin Netanjahu njoftoi të mërkurën në mbrëmje se ka ar...
Presidenti rus Vladimir Putin tregoi besim në fitore gjatë...
SHBA do të bëjë për Ukrainën gjithçka që është në fuqinë e...
Shtatë punonjës të spitalit të Pejës janë pezulluar, pas n...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...