Investigimi i "BBC"/ Roja bregdetare greke shkaktoi viktima, hodhi në det emigrantët
Roja bregdetare greke ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra ...

Ndikimi gjithnjë e më i madh i Kinës në Amerikën Latine po nxjerr tani anët e errëta. Pekini po ushtron presion të qëllimshëm në vende si Guatemala, në Brazil tregtarët janë të zemëruar.
Për eksportuesit e Guatemalës lajmi i ngjante një shoku. Siç njoftuan mediat lokale, Kina ndaloi importin e kafesë dhe mallrave të tjera nga Guatemala. Për këtë nuk kishte asnjë shpjegim zyrtar, por presidenti i Guatemalës, Bernardo Arévalo, spekuloi se kjo mund të kishte të bënte me marrëdhëniet e vendit të tij me Tajvanin. "Ne do të kujdesemi për këtë”, tha Arévalo.
Bashkë me Paraguain Guatemala është i vetmi vend i Amerikës Latine, që ka marrëdhënie diplomatike me Tajvanin. Pekini e sheh shtetin ishull si pjesë të Kinës. Vitet e fundit Hondurasi dhe Nikaragua ndryshuan kah, duke u larguar nga Tajvani dhe duke u afruar me Kinën.
Kina: shumë konflikte në Amerikën Latine
Bllokada e mallrave nga Guatemala është njëri nga shumë konfliktet e vogla, që kanë nisur të errësojnë kursin e gjatë të zhvillimit dhe ekspandimit të Kinës në Amerikën Latine.
Megjithatë konfliktet kanë natyra të ndryshme, thotë në një intervistë për DW, Vladimir Rouvinski, nga Departamenti i Studimeve Politike në Universidad Icesi në Kolumbi. "Në këtë rast është e qartë, se bëhet fjalë për një mjet presioni, që po përdor Kina dhe jo aq kundër Guatemalës sesa kundër Tajvanit."
Në Kosta Rika qeveria i bëri presion një menaxheri në kompaninë shtetërore të energjisë ICE që të largohej nga kompania, sepse rreth 70 punonjës të lartë kishin marrë pjesë në një festë të organizuar nga gjiganti kinez i teknologjisë Huawei.
"Një mesazh për Kinën” nga presidenti i Kosta Rikës
Marrëdhëniet mes Kosta Rikës dhe Huawei-t janë tensionuar, pasi presidenti Rodrigo Chaves vendosi Konventën e Budapestit për Luftimin e Krimit Kibernetik si standard për angazhimin ekonomik në Kosta Rika, konventë të cilën Kina nuk e ka nënshkruar. Menjëherë pas kësaj shefi i Huawei-t në Amerikën Latine kritikoi veprimet e Kosta Rikës në një intervistë si "joprofesionale".
Për politologun Rouvinski qendrimi i Chaves është "një mesazh për Pekinin, se edhe Kina duhet t`u përmbahet rregullave të lojës".
Konventa e Budapestit është e para konventë ndërkombëtare për krimet e kryera përmes internetit. Në fokus të saj janë shkelja e të drejtave të autorit, mashtrimi kompjuterik dhe shkeljet e sigurisë në rrjet.
Ka edhe shembuj të tjerë të konflikteve ekonomike mes Kinës dhe vendeve të Amerikës Latine. Këtu bën pjesë zemërimi për çelikun e lirë nga Kina, i cili po i vë prodhuesit e Amerikës Latine nën presion të madh. Në Brazil butikët e modës e shohin ekzistencën e tyre të kërcënuar nga tekstilet e lira nga Kina. Në qendër të diskutimeve janë edhe akuzat se kompanitë kineze po dëmtojnë mjedisin me prodhimin e tyre.
Brazili vendos tarifa për importet nga Kina
Brazili tani po mbrohet kundër importeve të lira nga Kina me një taksë prej 20 për qind. Ajo vendoset për porositë me vlerë nën 50 dollarë, që kryhen përmes faqeve ndërkombëtare të internetit.
Sipas mediave braziliane gjiganti kinez "online" AliExpress u "befasua” nga vendimi. Taksa do të prekë veçanërisht më të varfrit dhe do të pengojë investimet e huaja në vend.
Në sektorin e tekstilit ka një zemërim të madh ndaj furnitorëve kinezë, sepse konzernet si Shein, të cilat prodhojnë në kushte dhe kondicione të ndryshme nga kompanitë e vogla braziliane, po shtyjnë mijëra kompani vendase nga tregu. Po përforcohet bindja se strategjia e Kinës po shkatërron strukturat tregtare lokale, në vend që t'i lejojë ato të përfitojnë.
Kush përfiton nga marrëdhënia ekonomike Amerikë Latine-Kinë?
"Kohët e fundit edhe në Amerikën Latine bëhen gjithnjë e më të qarta sfidat dhe rreziqet, që lidhen me ngjitjen e Kinës në një lojtar dominues në shumë fusha të ekonomisë dhe teknologjisë", thotë në intervistë me DW, eksperti i Amerikës Latine Christian Hauser nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara Graubünden në Zvicër.
Në shoqëri të ndryshme të Amerikës Latine po rritet perceptimi, se nga marrëdhëniet ekonomike me Kinën përfiton para së gjithash Pekini, thotë Hauser. Prandaj kritikat ndaj praktikave tregtare të Kinës në rajon mund të bëhen edhe më të forta në të ardhmen.
Kësaj i shtohet edhe një komponent i politikës së jashtme: "Vendet e Amerikës Latine po e gjejnë veten gjithnjë e më shumë në fushën e tensionuar të rivalitetit gjeopolitik mes SHBA dhe Kinës", thotë Hauser. "Në këtë kontekst tensionet aktuale midis disa vendeve të Amerikës Qendrore si Guatemala dhe Kosta Rika dhe Kinës ka të ngjarë të jenë vetëm fillimi i marrëdhënieve më konfliktuale në të ardhmen."
Vetëm me Nikaraguan marrëdhëniet e Kinës duket se janë të patundura. Atje qeveria autoritare ka ndaluar shumë organizata joqeveritare, disa prej tyre shumë aktive në mbrojtjen e mjedisit. Sipas mediave kritike ndaj qeverisë në Nikaragua kompanitë kineze brenda gjashtë muajve morën 13 licenca për projekte minerare./ DW
Roja bregdetare greke ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra ...
Në dokumentin përfundimtar të Samitit të Paqes për Ukr...
Për muaj të tërë, vëzhguesit e Rusisë e kanë ditur se ...
Disa nga yjet më të njohur të Hollivudit morën vëmendjen k...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kritikoi planet e...
Forcat ruse të sigurisë i kanë vrarë rrëmbyesit e disa...
Tetëdhjetë vende kërkuan së bashku të dielën (sot) që “int...
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç po përgatitet t'i ja...
Debati për të drejtën e abortit ka krijuar ndasi në politi...
Gjatë Haxhit në Mekë dhe Medinë, 14 jordanezë kanë hum...
Fshati Alma al-Shaab, shtrihet në Libanin jugor dhe nd...
Një operacion i madh policor po zhvillohet në qendër t...
Norvegjia njoftoi të dielën se do t’i dhurojë Ukrainës...
Java e Kulturës së Kosovës në Berlin përfundoi të prem...
Tetë ushtarë izraelitë janë vrarë të shtunën nga një s...
Ushtria izraelite thotë se do të mbajë një "pauzë taktike ...
Në Shtetet e Bashkuara, një president mund të shërbejë...
Mijëra francezë marshuan në Paris dhe qytete anembanë ...
Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja kanë qëndrime të ndryshme ...
Çështja e “Eurofighter”-it, i cili është prodhim i përbash...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...