Putin-i sfidues/ Rusia “thellon” marrëdhëniet me Korenë e Veriut
Për muaj të tërë, vëzhguesit e Rusisë e kanë ditur se ...

Në dokumentin përfundimtar të Samitit të Paqes për Ukrainën në Zvicër mbi 90 vendet pjesëmarrëse nuk arritën të kenë unanimitet. Kryesisht mbetet e diskutueshme çështja se si të përfshihet Rusia në këtë proces.
Për dy ditë me radhë në fundjavë në Zvicër u diskutua për të ardhmen e Ukrainës. Rreth 100 shtetet pjesëmarrëse u mblodhën për të diskutuar në afërsi të Lucernës. Samiti u mbyll të dielën (16.06.2024) me një deklaratë përfundimtare, në të cilën 80 nga 93 pjesëmarrësit u shprehën, që "integriteti territorial" i vendit të sulmuar nga Rusia të jetë baza e një marrëveshjeje të paqes. Në deklaratën e samitit Rusia bëhet përgjegjëse për luftën në Ukrainë, ku ka shkaktuar vuajtje të mëdha njerëzore dhe shkatërrime. Këtë dokument nuk donin ta nënshkruanin ndër të tjera Brazili, Arabia-Saudite, India, Afrika e Jugut, Tajlanda, Indonezia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Pjesërisht këto shtete vazhdojnë bashkëpunimin me Rusinë në të ashtuquajturin grupi Brics dhe pavarësisht sulmit ndaj Ukrainës ruajnë raporte miqësore me Moskën. Në draftin për deklaratën përfundimtare kjo morr në konsideratë, ndaj Rusia nuk dënohet shprehimisht për sulmin e saj.
Sipas kancelarit të Austrisë Karl Nehammer fakti që disa shtete refuzuan ta nënshkruajnë dokumentin ka të bëjë vetëm me disa hollësi mbi terma të caktuara diplomatike. Por baza e përgjithshme e deklaratës nuk cenohet prej kësaj, tha Nehammer. "Ndaj nuk jam fort i shqetësuar, që dokumenti nuk u nënshkrua nga të gjithë", tha Nehammer. Ekziston dëshira për një konferencë pasuese për Ukrainën. Por është ende herët për ta thënë se si do të jetë formati i saj dhe nëse mund të jetë edhe Rusia pjesëmarrëse. Presidentja e Zvicrës Viola Amherd e vlerësoi deklaratën përfundimtare të samitit si një "sinjal të qartë ndaj njerëzve në Ukrainë dhe të gjithëve, që janë prekur direkt nga pasojat e luftës: Një pjesë e madhe e bashkësisë ndërkombëtare ka vullnetin për të vënë në lëvizje ndryshimin."
"Jemi në rrugë të mbarë"
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në ditën e parë të punimeve e vlerësoi si sukses samitin. "Eshtë një sukses i përbashkët i të gjithë atyre, që besojnë, se një botë e bashkuar, kombet e bashkuara, janë më të fortë se sulmuesi." Në mbyllje ai duke iu drejtuar pjesëmarrësve tha, se shpreson tani për rezultate të shpejta. Sipas ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, konferenca në përgjithësi ka sjellë përparime. "Ne jemi në rrugë të mbarë." Dokumenti përfundimtar është i plotë dhe "i ekuilibruar", tha ai. Kuleba theksoi, se Ukraina nuk do të lihet vetëm, që Rusia të flasë me gjuhën ultimative. Përpara fillimit të konferencës për Ukrainën, presidenti rus Vladimir Putin i paraqiti kushte qeverisë në Kiev për bisedimet e paqes.
Paqja ende larg - Si do të vazhohet më tej me Rusinë?
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, deklaroi se duhet të bëhen përpjekje për të gjetur kuadrin dhe një plan ecurie për një paqe të qendrueshme dhe gjithëpërfshirëse në Ukrainë. Përfaqësues të disa vendeve kritikuan, që Rusia nuk ishte e ftuar në konferencë. Edhe kancelari gjerman tha, se është e vërtetë që paqja në Ukrainë nuk mund të arrihet pa përfshirë Rusinë në proces. Ministri i Jashtëm i Arabisë-Saudite princi Faisal bin Farhan Al-Sau tha se bisedimet bindëse kërkojnë kompromise të vështira. Arabia-Saudite bashkë me Turqinë mund të konsiderohen si organizatoret e mundshme të konferencës pasuese.
Qëllimi i konferencës ishte, që të iniciohet një proces paqeje, në të cilin afatgjatë duhet të përfshihet edhe Rusia. Këtë radhë Moska nuk ishte ftuar dhe as nuk pati shprehur dëshirë për të marrë pjesë në konferencë./ DW
Për muaj të tërë, vëzhguesit e Rusisë e kanë ditur se ...
Disa nga yjet më të njohur të Hollivudit morën vëmendjen k...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kritikoi planet e...
Forcat ruse të sigurisë i kanë vrarë rrëmbyesit e disa...
Tetëdhjetë vende kërkuan së bashku të dielën (sot) që “int...
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç po përgatitet t'i ja...
Debati për të drejtën e abortit ka krijuar ndasi në politi...
Gjatë Haxhit në Mekë dhe Medinë, 14 jordanezë kanë hum...
Fshati Alma al-Shaab, shtrihet në Libanin jugor dhe nd...
Një operacion i madh policor po zhvillohet në qendër t...
Norvegjia njoftoi të dielën se do t’i dhurojë Ukrainës...
Java e Kulturës së Kosovës në Berlin përfundoi të prem...
Tetë ushtarë izraelitë janë vrarë të shtunën nga një s...
Ushtria izraelite thotë se do të mbajë një "pauzë taktike ...
Në Shtetet e Bashkuara, një president mund të shërbejë...
Mijëra francezë marshuan në Paris dhe qytete anembanë ...
Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja kanë qëndrime të ndryshme ...
Çështja e “Eurofighter”-it, i cili është prodhim i përbash...
Nënkryetarja e SHBA Kamala Harris ka premtuar një paketë n...
Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe e kanë dënuar t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...