Francë, protestë kundër të djathtës ekstreme përpara zgjedhjeve parlamentare
Mijëra francezë marshuan në Paris dhe qytete anembanë ...

Në Shtetet e Bashkuara, një president mund të shërbejë maksimumi tetë vjet në detyrë. Kjo do të thotë që qoftë nëse fiton Joe Biden apo Donald Trump në nëntor, do të ishte mandati i tyre i fundit. Megjithatë siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Steve Herman, ish-presidenti Trump, ka hedhur idenë për një mandat të tretë të mundshëm.
Në një aktivitet fushate të organizuar nga lobi më i madh i armëve në Shtetet e Bashkuara, Donald Trump hodhi idenë për një mandat të tretë të mundshëm, duke iu referuar katër mandateve të Presidentit Franklin Delano Roosevelt, i cili vdiq në detyrë në vitin 1945.
“Pothuajse 16 vjet në detyrë, katër mandate. Nuk e di, a do të kemi tre mandate apo dy mandate, si thoni?”, tha ai.Në vitin 1947 Kongresi miratoi Amendamentin e 22-të të Kushtetutës, që përcaktonte se presidentët mund të kenë vetëm dy mandate katërvjeçare. Në vitin 1951 ai u kthye në ligj, pasi u ratifikua nga 36 nga 48 shtetet e atëhershme.
“Amendamenti ktheu në ligj atë që kishte qenë për një kohë të gjatë një normë politike: që të mos kandidohej për më shumë se dy mandate”, thotë Praveen Fernandes, nënpresident i Qendrës për Përgjegjësi Kushtetuese.
Ai shpjegon se tradita e dy mandateve filloi me presidentin e parë të Amerikës, Xhorxh Uashington, i cili, megjithëse iu kërkua vazhdimisht të kandidonte për një mandat të tretë, nuk pranoi.
Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, Franklin Roosevelt e theu këtë traditë në vitin 1940 dhe fitoi një mandat të katërt në vitin 1944.
Që kur u miratua Amendamenti i 22-të, gjashtë presidentë kanë shërbyer dy mandate. Më i fundit ishte Barack Obama. Aktori Robert De Niro, një mbështetës i Presidentit Joe Biden, e etiketon zotin Trump si një tiran që dëshiron të jetë president i përjetshëm.
“Nëse ai hyn në Shtëpinë e Bardhë, mund t’ju them me siguri se nuk do të largohet më kurrë. Ju e dini që ai nuk do të largohet kurrë”, thotë ai.
“Dua të jem diktator vetëm për një ditë!”
Deklarata të tilla nga zoti Trump në këtë cikël zgjedhor vijnë ndërsa ai përballet me akuza penale për përpjekjet për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020. Dhe kjo mund të jetë shenjë e synimit të tij të ardhshëm, thotë eksperti konstitucional, Fernandes.
“Komentet që Donald Trumpi bëri kohët e fundit në lidhje me një mandat të tretë – që sigurisht bien ndesh me Kushtetutën – janë një arsye tjetër për t’u shqetësuar për dikë që nuk ndjehet i kufizuar nga formulimi i qartë i ligjeve tona”, thotë ai.
Një përpjekje e ish-Presidentit Trump për një mandat të tretë, do të kërkonte shfuqizimin e Amendamentit të 22-të me dy të tretat e votave në të dy dhomat e Kongresit dhe më pas ratifikimin nga të paktën 38 nga 50 shtetet. Ose 34 shtete mund të thërrasin një Kuvend Kushtetues dhe çdo veprim që ata miratojnë do të duhet të ratifikohet nga 38 shtete.
Vetëm një herë në historinë amerikane është shfuqizuar një amendament kushtetues.
Amendamenti i 21-të, i ratifikuar në vitin 1933, anuloi Amendamentin e 18-të të miratuar në vitin 1919 që ndalonte pijet alkoolike dhe që kishte ngjallur shumë pakënaqësi./ Voa
Mijëra francezë marshuan në Paris dhe qytete anembanë ...
Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja kanë qëndrime të ndryshme ...
Çështja e “Eurofighter”-it, i cili është prodhim i përbash...
Nënkryetarja e SHBA Kamala Harris ka premtuar një paketë n...
Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe e kanë dënuar t...
Në Luzernë të Zvicrës nisi sot një takim dyditor lidhu...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u takua të shtunën ...
Zëvëndës presidentja e SHBA-së, Kamala Harris ka premt...
Të shtunën, Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka bërë p...
Liderët e Grupit të Shtatë (G7) vendeve më të industri...
A mund të stërviten Kroos, Mbappe dhe Messi nga një In...
Një avion luftarak rus e shkeli shkurtimisht hapësirën...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka zg...
Drejtuesit e vendeve të Grupit të Shtatëshes përfundua...
Këtë fundjavë, në Zvicër, në një zonë në liqenin e Luc...
Policia e Kosovës bëri të ditur se ka konfiskuar sasi ...
Papa Françesku u bë Papa i parë që iu drejtua një sami...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të përfaqësojë ...
Italia arrestoi të premten një të dyshuar i cili akuzo...
Presidenti rus Vladimir Putin ofroi të premten armëpus...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...