Ndalimi e luftimeve gjatë ditës në Gazë/ Netanyahu, kundër ushrisë izraelite
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kritikoi planet e...

Disa nga yjet më të njohur të Hollivudit morën vëmendjen kryesore gjatë një aktiviteti për mbledhje fondesh për fushatën e presidentit Joe Biden të shtunën në darkë. Sipas zyrtarëve të fushatës u mblodhën mbi 30 milionë dollarë duke nxitur shpresat për një rigjallërim të votuesve në zgjedhjet e nëntorit që ata thonë se janë më të rëndësishmet në historinë e vendit.
George Clooney, Julia Roberts dhe Barbra Streisand ishin ndër emrat e mirënjohur që u ngjitën në skenën e teatrit Peacock në Los Anxhelos, që ka një kapacitet prej 7100 vendesh. Drejtuesi i emisioneve të mbrëmjes, Jimmy Kimmel intervistoi presidentin Biden dhe ish-presidentin Barack Obama, të cilët theksuan nevojën për të fituar në zgjedhje përballë ish-presidentit Donald Trump, në një garë zgjedhore që pritet të jetë shumë e ngushtë.
Gjatë një diskutimi prej më shumë se gjysmë ore, zoti Kimmel pyeti nëse vendi po vuante nga amnezia për kandidatin e pritshëm për president të Partisë Republikane. Kësaj pyetjeje, presidenti Biden iu përgjigj se “ajo që duhet të bëjmë është që të kujtojmë se si ishin gjërat” kur ish-presidenti Trump ishte në Shtëpinë e Bardhë.
Ish-presidenti Trump e kaloi të shtunën duke bërë fushatë në Detroit dhe kritikoi menaxhimin nga presidenti Biden të ekonomisë dhe inflacionit. Presidenti po mblidhte fonde për fushatën “me emra elitarë të skenës së Hollivudit që janë të shkëputur nga realiteti”, tha zëdhënësja e fushatës elektorale të ish-presidentit Trump, Karoline Leavitt.
Por kur u pyet nga zoti Kimmel se cila do të ishte arritja për të cilën do të ishte më shumë krenar, presidenti Biden tha se përqasja e administratës së tij për ekonominë “funksionon”.
“Kemi sot ekonominë më të fortë në botë”, tha presidenti Biden, duke shtuar se “po përpiqemi t’u japim një shans të barabartë njerëzve të zakonshëm”.
Gjatë një aktiviteti të mëparshëm për mbledhje fondesh në muajin mars në Nju Jork, u mblodhën rreth 26 milionë dollarë për fushatën e presidentit Biden. Në atë aktivitet mori pjesë drejtuesi i emisoneve Stephen Colbert, i cili intervistoi presidentin Biden dhe ish-presidentët Obama dhe Clinton.
Megjithëse presidenti Biden pati një fillim më të hershëm, ish-presidenti Trump ka fituar terren pasi arriti të jetë një hap më pranë sigurimit të kandidimit zyrtar për president në emër të Partisë Republikane.
Ish-presidenti Trump arriti të mbledhë më shumë fonde se aktiviteti i presidentit Biden në Nju Jork, duke arritur kontribute në rreth 50.5 milionë dollarë në muajin prill gjatë një takimi me donatorët kryesorë në rezidencën në Florida të investitorit miliarder John Paulson. Ekipi i tij elektoral dhe Komiteti Kombëtar Republikan njoftuan se patën mbledhur 141 milionë dollarë kontribute gjatë muajit maj, dhjetëra miliona prej të cilave u mblodhën pasi ish-presidenti Trump u shpall fajtor në gjyqin penal në Nju Jork./ VOA
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kritikoi planet e...
Forcat ruse të sigurisë i kanë vrarë rrëmbyesit e disa...
Tetëdhjetë vende kërkuan së bashku të dielën (sot) që “int...
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç po përgatitet t'i ja...
Debati për të drejtën e abortit ka krijuar ndasi në politi...
Gjatë Haxhit në Mekë dhe Medinë, 14 jordanezë kanë hum...
Fshati Alma al-Shaab, shtrihet në Libanin jugor dhe nd...
Një operacion i madh policor po zhvillohet në qendër t...
Norvegjia njoftoi të dielën se do t’i dhurojë Ukrainës...
Java e Kulturës së Kosovës në Berlin përfundoi të prem...
Tetë ushtarë izraelitë janë vrarë të shtunën nga një s...
Ushtria izraelite thotë se do të mbajë një "pauzë taktike ...
Në Shtetet e Bashkuara, një president mund të shërbejë...
Mijëra francezë marshuan në Paris dhe qytete anembanë ...
Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja kanë qëndrime të ndryshme ...
Çështja e “Eurofighter”-it, i cili është prodhim i përbash...
Nënkryetarja e SHBA Kamala Harris ka premtuar një paketë n...
Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe e kanë dënuar t...
Në Luzernë të Zvicrës nisi sot një takim dyditor lidhu...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u takua të shtunën ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...