Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të martën aktakuzë në mungesë kundër një burri të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile shqiptare gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë.
I dyshuari, i identifikuar vetëm me inicialet S.A., akuzohet se kishte marrë pjesë në vrasjen e 13 civilëve dhe në plagosjen e katër të tjerëve më 30 prill të vitit 1999 në fshatin Llashticë të Gjilanit.
Sipas aktakuzës, ai dyshohet ta ketë kryer krimin në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të forcave policore, paramilitare dhe ushtarake serbe.
“Ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri e ka ekzekutuar viktimën H.H. duke e qëlluar me armë zjarri në kokë, e më pas e ka urdhëruar një person tjetër që të shtinte me armë zjarri në drejtim të civilëve të tjerë, duke i ekzekutuar ata një nga një”, thuhet në aktakuzë.
Prokurorët i kanë kërkuar Gjykatës Themelore në Prishtinë ta mundësojë mbajtjen e gjykimit në mungesë, duke qenë se i dyshuari është i paarritshëm për autoritetet kosovare.
Në vitet e fundit, Kosova e ka rritur numrin e aktakuzave në mungesë për krime lufte gjatë luftës së fundit.
Në korrik, Prokuroria ngriti aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të mbi 800.000 civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës.
Gjykimi në mungesë mundësohet në Kosovë pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, të bëra më 2022.
Megjithatë, gjykime të tilla mund të bëhen vetëm me kushtin që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për të siguruar praninë e të akuzuarit.
Por, ky Kod përcakton se personat që gjykohen në mungesë kanë të drejtë për një rigjykim pa kushte, kur të arrestohen.
Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që nga hyrja në fuqi e ligjit për gjykimet në mungesë, janë ngritur disa dhjetëra aktakuza në mungesë kundër disa dhjetëra anëtarëve të forcave serbe, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë.
Ndërkaq, aktgjykimi i parë në mungesë u shqiptua dhjetorin e vitit 2024 në rastin e Çedomir Aksiqit, i cili u dënua me 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile.
Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.
Mbi 1.500 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.
Qindra shqiptarë të vrarë nga Kosova janë gjetur në varreza masive në Serbi. Trupat e tyre janë bartur nga forcat serbe me qëllim që të fshihen krimet.
Udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të Serbisë janë arrestuar, gjykuar dhe dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për ish-Jugosllavi për krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë.
Ndër ta ishte edhe Sllobodan Millosheviqi, i cili ndërroi jetë në burg pa arritur të dënohet për përgjegjësinë në urdhërimin e krimeve të luftës në Kosovë./REL
Dy ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së d...
Ushtria kineze nisi të hënën stërvitjen e saj ushtarake më...
Presidenti Volodymyr Zelensky ka mohuar akuzat e Rusisë se...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të marrë një çmim p...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë...
Presidenti Donald Trump u takua sot me kryeministrin izrae...
Funerali i ikonës së kinemasë franceze Brigitte Bardot do ...
Udhëtarët që do të shkojnë në Bukuresht në vitin 2026 do t...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shprehu sot ambicien p...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zhvilloi një taki...
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar përmes një reagimi në platfor...
Presidenti Vladimir Putin i tha ushtrisë së tij këtë të hë...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndau më shumë detaj...
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jas...
Në Kosovë, në Qendrat Komunale të Numërimit, ka filluar pr...
Kërkimet për fluturimin MH370 të Malaysia Airlines pritet ...
Gjashtëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe tre të tjer...
Ish-kryeprokurori i Shtetit i Kosovës, Aleksandër Lumezi, ...
Kremlini është shprehur se nëse Ukraina do paqe, duhet të ...
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë një rea...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...