Vizita në SHBA/ Kryeministri izraelit Netanyahu takohet me Sekretarin Rubio
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zhvilloi një taki...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shprehu sot ambicien për një mandat tjetër në krye të shtetit.
Në një intervistë për REL, Osmani u shpreh se përmes një mandati tjetër synon që të vazhdojë punët e mira për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe për vendin.
“Në radhë të parë, unë dua t’i uroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për shembullin e një demokracie jashtëzakonisht të fortë elektorale që ata e kanë dëshmuar për të satën herë me radhë, dhe siç e thatë edhe ju, përkundër faktit që zgjedhjet janë përsëritur disa herë gjatë këtij viti, sepse kishim edhe zgjedhje lokale, qytetarët treguan se Kosova organizon zgjedhje model. Model do të thosha jo vetëm për rajonin tonë, por edhe përtej, me një demokraci jashtëzakonisht të fuqishme, me zgjedhje të rregullta, të cilat janë sipas standardeve më të larta demokratike që mund të kërkojë dikush.
Jo rastësisht, ky është njëri prej elementëve që e kanë ngritur vazhdimisht Kosovën në indekset ndërkombëtare për fuqizimin e demokracisë sonë, të arritura me të cilat jemi jashtëzakonisht krenarë, dhe jam shumë krenare edhe me mënyrën se si gjithçka ka shkuar dje, me daljen e qytetarëve të Republikës së Kosovës, pjesëmarrjen e tyre masive, dhe siç e kam thënë edhe dje kur votova, sa më e madhe pjesëmarrja, aq më e qartë është rruga përpara. Dhe, siç po e shohim edhe nga rezultatet tashmë, do të kemi shumë shpejtë edhe parlament të konstituuar, edhe qeveri të zgjedhur.
Synoj që t’i vazhdoj punët e mira për qytetarët e Republikës së Kosovës, për vendin tonë. Mendoj që të arriturat e shumta dhe punët e mira që po na presin dhe janë te dera duhet të vazhdohen, sepse është interesi më i mirë i Republikës sonë. Megjithatë, unë, po ashtu, jam plotësisht e vetëdijshme që kjo nuk varet vetëm nga ky vlerësim, por varet nga dy të drejtat e deputetëve të Republikës së Kosovës, të cilët duhet të vendosin, do të thosha, në dy pika themelore. E para është nëse duan ta mbrojnë interesin më të mirë të Republikës, dhe e dyta është nëse duan ta dëgjojnë vullnetin qytetar”,-deklaroi Osmani./CNA
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zhvilloi një taki...
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar përmes një reagimi në platfor...
Presidenti Vladimir Putin i tha ushtrisë së tij këtë të hë...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndau më shumë detaj...
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jas...
Në Kosovë, në Qendrat Komunale të Numërimit, ka filluar pr...
Kërkimet për fluturimin MH370 të Malaysia Airlines pritet ...
Gjashtëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe tre të tjer...
Ish-kryeprokurori i Shtetit i Kosovës, Aleksandër Lumezi, ...
Kremlini është shprehur se nëse Ukraina do paqe, duhet të ...
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë një rea...
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Harad...
Kina ka nisur sot stërvitje të përbashkëta ushtarake përre...
Ushtria e Tajlandës ka akuzuar Kamboxhian për shkelje të n...
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka...
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka uruar kryeministrin Albi...
Dy udhëheqës të njohur kanë formuar një aleancë përpara zg...
Shtatë oficerë policie turq u plagosën në një përleshje me...
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare - të cilave u parapri...
Presidenti Donald Trump gjatë konferencës me homologun e t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...