Erdogan telefonon presidentin Putin/ Diskutohet propozimi i SHBA-së për luftën në Ukrainë
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan zhvilloi këtë të hënë...

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi i cili dyshohet se ka kryer krime të luftës ndaj popullatës civile në komunën e Gjilanit.
D.N., sipas Prokurorisë, gjatë periudhës mars-prill 1999, si komandant i nënstacionit në Zhegër të Gjilanit, “nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të parandaluar plaçkitjet, dëbimin dhe vrasjet e 29 e civilëve shqiptarë”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri ishte në dijeni që më 30 mars 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe, nën komandën e tij, kishin rrethuar fshatin Zhegër, ndërsa më 27 mars 1999 ishte sulmuar fshati Llashticë.
"I pandehuri D.N., së bashku me komandantin e stacionit të Policisë në Gjilan, kishin urdhëruar tjetërsimin e vendit të ngjarjes me qëllim të zhdukjes së gjurmëve të krimit. D.N edhe pse ishte njoftuar përmes një letre nga të dëmtuarit nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim për të parandaluar, ndaluar ose për t’i paraqitur rastet për hetim, por ishte larguar nga vendi i ngjarjes”, tha Prokuroria Speciale.
D.N. u arrestua më 15 shtator të këtij viti në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, që lidh Kosovën me Serbinë, dhe që atëherë gjendet në paraburgim.
Së voni, Prokuroria Speciale ka ngritur disa akuza për krime që janë kryer gjatë luftës më 1998-99.
Në gusht, ajo dorëzoi në gjykatë një aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të më shumë se 800 mijë civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës.
Që nga përfundimi i luftës, dhjetëra persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Nga viti 2000 deri më 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).
Më 2018, EULEX-i dorëzoi lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe gjykatat vendore.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-1999 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.
Afër 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë./REL
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan zhvilloi këtë të hënë...
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Poli...
Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk kanë një datë të sak...
Kryeministri hungarez Viktor Orban, pasi diskutoi planin e...
Dy pasagjerë rumunë janë arrestuar nga policia në aeroport...
Ushtria izraelite njoftoi se ka shkarkuar tre gjeneralë dh...
Të shtëna me armë zjarri janë shënuar ditën e sotme në lag...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zhvilloi këtë të hënë ...
Një vullkan në rajonin verilindor të Etiopisë ka shpërthye...
Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, do të botojë një ...
Kryeprokurori i Spanjës, Alvaro Garcia Ortiz, ka njoftuar ...
SHBA-ja dhe Ukraina njoftojnë se kanë rishikuar planin ame...
Kongresisti republikan Mike Turner dhe ai demokrat Donald ...
Një grua në Gadime të Ulët të Lipjanit është goditur me së...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reagu...
Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit rus, ka deklaruar s...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se...
Dy kamikazë kanë sulmuar selinë e një force paraushtarake ...
Sinisa Karan kandidat i liderit të larguar serb, Milorad D...
Transporti publik në Prishtinë nga sot ka pezulluar shërbi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...