Bashkëpunimi me SHBA-në/ Osmani dhe Kurti zhvillojnë bisedime me kongresistët amerikanë
Kongresisti republikan Mike Turner dhe ai demokrat Donald ...

SHBA-ja dhe Ukraina njoftojnë se kanë rishikuar planin amerikan për t'i dhënë fund luftës dhe kanë ndërmend të vazhdojnë ndryshimet. Çfarë është dakorduar deri tani?
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, shprehu optimizëm pas bisedimeve në Gjenevë, duke folur për "progres të jashtëzakonshëm". Takimi në Gjenevë me sa duket ka dhënë rezultate: Përfaqësuesit e SHBA-së dhe Ukrainës kanë hartuar së bashku një plan të rishikuar për t'i dhënë fund luftës.
Një version fillestar u kishte shërbyer kryesisht interesave të Moskës. Të dyja palët ranë dakord të vazhdojnë punën intensive mbi këtë version të ri "në ditët në vijim" dhe të ruajnë koordinim të ngushtë me partnerët e tyre europianë, u tha më tej. Diskutimet në Gjenevë u përshkruan si "të përqendruara, të fokusuara dhe me respekt mes palëve". Për më tepër, të dyja palët riafirmuan se çdo marrëveshje e ardhshme duhet të respektojë plotësisht sovranitetin e Ukrainës dhe të garantojë një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë.
Rubio, optimist pas takimit të Gjenevës
Deklarata e përbashkët e lëshuar nga Kievi dhe Uashingtoni vazhdoi tonin optimist që ishte shfaqur menjëherë pas takimit në Gjenevë. Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, foli më pas për "përparim të jashtëzakonshëm" dhe shtoi se çështjet e mbetura "nuk ishin të pakapërcyeshme". Por Rubio nuk dha hollësi mbi temat e diskutueshme.
"Jam plotësisht i bindur se do të kemi sukses", tha Rubio. Ai zbuti qëndrimet e ashpra të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për afatet, sepse në filim thuhej se Ukraina duhet të binte dakord për një plan paqeje deri të enjten. Rubio thotë tani se nuk është me rëndësi dita e marrjes së vendimit - "nëse do të jetë e enjte, e premte, e mërkurë apo e hëna e javës tjetër është dytësore".
"Ne duam që kjo të ndodhë së shpejti", tha Rubio. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjithashtu dha një vlerësim pozitiv dhe me kujdes për takimin: "Ka shenja se ekipi i Presidentit Trump po na dëgjon", tha ai në fjalimin e tij video në mbrëmje.
Shtëpia e Bardhë flet për garanci sigurie
Përveç deklaratës së dakordësuar reciprokisht, pati edhe një deklaratë tjetër nga SHBA-ja pas takimit. Shtëpia e Bardhë njoftoi veçmas se delegacioni ukrainas kishte deklaruar se drafti pasqyronte "interesat e saj kombëtare" dhe adresonte "kërkesat e saj kryesore strategjike".
Shqetësimet kryesore të Kievit u diskutuan gjatë takimit, duke përfshirë garancitë e sigurisë, thuhet në deklaratë. Megjithatë, nuk ka pasur asnjë koment nga Ukraina mbi këto deklarata nga Shtëpia e Bardhë.
Wadephul: Sukses edhe për europianët
Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul e sheh gjithashtu draftin e rishikuar si një sukses për europianët. Të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Europën dhe NATO-n janë hequr nga plani origjinal i SHBA-së, tha Wadephul në radion Deutschlandfunk.
Ky është një sukses vendimtar. Marrëveshja nuk duhet të arrihet mbi kokat e europianëve dhe ukrainasve. Duhet të sigurohet që sovraniteti i Ukrainës të ruhet dhe që vetë Ukraina të vendosë se çfarë lëshimesh bën. Është gjithashtu pozitive që Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Rubio, ka lehtësuar disi presionin e kohës këtë javë.
"Ky është një parakusht thelbësor për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme", tha Wadephul. Përveç çështjes së diskutueshme të lëshimeve territoriale, garancitë e sigurisë për Ukrainën janë ndër pikat qendrore.
Diplomacia me shpejtësi të plotë
Të dielën në Gjenevë, negociatorët nga Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia, BE, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara diskutuan planin e paqes me 28 pika të propozuar nga SHBA-ja në formate të ndryshme. Plani origjinal u zbulua në median amerikane javën e kaluar dhe u konsiderua nga kritikët si jashtëzakonisht i favorshëm për Rusinë dhe praktikisht një kapitullim për Ukrainën.
Sipas Rubio-s, pyetjet e mbetura të hapura përfshijnë, për shembull, rolin e ardhshëm të BE-së dhe NATO-s, si dhe garancitë e sigurisë që do të marrë Ukraina. Sipas transkriptit, Rubio i siguroi europianët se çështjet që prekin drejtpërdrejt Europën dhe NATO-n do të trajtohen veçmas. Aleatët do të konsultohen për këto çështje. Disa nga këto pyetje mund të marrin tani përgjigje, ndërsa të tjerat kanë të bëjnë me një nivel më të lartë vendimmarrjeje./ Rel
Kongresisti republikan Mike Turner dhe ai demokrat Donald ...
Një grua në Gadime të Ulët të Lipjanit është goditur me së...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reagu...
Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit rus, ka deklaruar s...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se...
Dy kamikazë kanë sulmuar selinë e një force paraushtarake ...
Sinisa Karan kandidat i liderit të larguar serb, Milorad D...
Transporti publik në Prishtinë nga sot ka pezulluar shërbi...
Një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter goditi këtë...
Shtëpia e Bardhë ka thënë se bisedimet në Gjenevë me Kievi...
Belgjika përballet me mbylljen e shkollave dhe ndërprerjen...
Komisionerja e BE për Zgjerimin, Marta Kos ka folur lidhur...
Është publikuar teksti i një kundërpropozimi evropian ndaj...
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio në një tjetër d...
Ky samit i parë i G20 në Afrikë ka përgjegjësinë të mos le...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka folur nga Gje...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka reaguar pasi pr...
Liderët europianë kanë propozuar ndryshime në planin e SHB...
Ministri në detyrë i Financavë në Kosovë, Hekuran Murati k...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka folur së fundmi lidh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...