Bisedimet në Gjenevë për Ukrainën/ Rubio: Takimet më produktive që kemi patur deri tani
Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka folur nga Gje...

Ky samit i parë i G20 në Afrikë ka përgjegjësinë të mos lejojë dobësimin e integritetit dhe besueshmërisë së G20, tha presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, ditën e parë të samitit të G20-s në Johanesburg të Afrikës së Jugut. "Duhet të largohemi nga ky samit me ndjesinë se G20 është forcuar."
Ramaphosa kërkoi bashkëpunim ndërkombëtar për zgjidhjen e problemeve globale; si përshkallëzimi i tensioneve gjeopolitike, ngrohja globale, siguria energjetike dhe konfliktet e armatosura.
"Multilateralizmi mund dhe do të japë rezultate", tha Ramaphosa në fjalimin hapës dhe kritikoi hendekun midis vendeve të pasura dhe të varfra si një nga pengesat më të mëdha për rritje të qëndrueshme. Kjo pabarazi është "e padrejtë dhe e papranueshme", tha ai.
Si mikpritëse e samitit të G20, Afrika e Jugut ka përcaktoi si prioritete tematike të samitit "solidaritetin, barazinë dhe qëndrueshmërinë".
Samiti i G20-ës ra dakord për një deklaratë të përbashkët që në ditën e parë - kundër rezistencës së SHBA-së. Ekonomitë më të rëndësishme të industrializuara dhe në zhvillim - me përjashtim të SHBA-së dhe Argjentinës - u zotuan, ndër të tjera, për zgjerimin e energjive të rinovueshme dhe për financim më të drejtë të kostove të ndryshimeve klimatike.
Samit pa SHBA, Kinë, Rusi
G20 është forumi që ka bashkuar vendet kryesore të industrializuara në botë dhe ekonomitë në zhvillim që nga viti 1999. Është pikërisht kjo përzierje e fazave të ndryshme të zhvillimit dhe sistemeve politike që e bën G20 kaq të vlefshëm në sytë e anëtarëve të saj. Ai përfshin 19 vende, përfshirë dy organizata rajonale: BE-në dhe Bashkimin Afrikan. Anëtarët e saj përbëjnë më shumë se 80 përqind të prodhimit ekonomik global.
Por këtë herë, munguan tre krerët më të rëndësishëm të shteteve dhe qeverive – diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e samitit: presidentët e SHBA-së, Rusisë dhe Kinës, Donald Trump, Vladimir Putin dhe Xi Jinping.
Trump, Xi, Putin pa interes tek G20
Presidenti kinez, Xi Jinping nuk ofroi asnjë shpjegim për refuzimin. Putin që përballet me kërcënimin e vazhdueshëm të arrestimit jashtë vendit nuk ka marrë pjesë në asnjë takim që kur Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ??një urdhër arresti për përfshirjen e Putinit në sulmin ndaj Ukrainës. Kurse Donald Trump as nuk po dërgon ndonjë delegacion në Johanesburg, e paprecedentë kjo.
Presidenti i SHBA-së e justifikoi vendimin e tij duke pretenduar se fermerët e bardhë persekutohen në vendin pritës, Afrikën e Jugut, pa ndërmarrë asnjë veprim nga qeveria e Afrikës së Jugut. Gjatë një vizite të Presidentit të Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, ai madje foli për "gjenocid". Qeveria e Afrikës së Jugut e mohon me forcë akuzën. Qeveria gjermane gjithashtu nuk sheh prova për ta mbështetur atë.
Çfarë do të thotë mungesa e Treshes së Madhe për samitin G20? "Kjo tregon se tre bosët e politikës botërore me sa duket nuk i kushtojnë më shumë rëndësi kësaj ngjarjeje për arsye shumë të ndryshme", shkruan politologu Johannes Varwick për DW. Ai është profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Halle-s. "Kjo nuk është një shenjë e mirë për llojin e multilateralizmit që është kultivuar prej kohësh në Grupin e 20-shës."
Rend i ri botëror
Për Kancelarin Friedrich Merz, kjo nuk është arsye për të qëndruar në Berlin përkundrazi. Para samitit në Afrikën e Jugut për samitin e G20 u shpreh në X, se "së bashku, ne mbështesim partneritete të forta, diplomaci krizash dhe një rend të bazuar në ligj dhe besueshmëri." Të mos përqendrohemi gjithmonë tek ata që nuk janë aty, por edhe tek ata që janë", tha edhe zëdhënësi i qeverisë, Sebastian Hille, duke shtuar: "G20 është dhe mbetet një forum i rëndësishëm për qeverinë gjermane".
Qeveria gjermane ka bërë fjalë për një mjedis të vështirë ndërkombëtar për G20-ën, duke thënë se rendi multilateral që ajo mbështet po vihet në pikëpyetje, veçanërisht në mënyrë drastike nga sulmi rus ndaj Ukrainës. Megjithatë, edhe brenda G20-ës, ka shtete që nuk e kanë dënuar sulmin dhe jo vetëm që refuzojnë të marrin pjesë në sanksionet kundër Rusisë, por, ashtu si India, madje përfitojnë prej tyre si ndërmjetës për naftën ruse.
Riorientimi i G20-s qysh nga themelimi lidhet edhe me fuqizimin e madh ekonomik dhe ushtarak të Kinës. Kina po shfrytëzon pa mëshirë ndikimin e saj në rritje, qoftë përmes mbështetjes së Rusisë në luftën kundër Ukrainës apo përmes kufizimeve të eksportit të metaleve të rralla.
"Aktualisht po shohim rishpërndarjen e shpejtë të peshës politike globale dhe pushtetit”, thotë Johannes Varwick. "Perëndimi politik i ndarë nga brenda nuk është më fuqia dominuese në shumë çështje, dhe shtetet e Jugut Global po dalin me vetëbesim të ripërtërirë. Pavarësisht këtyre ndryshimeve strukturore, G20 ishte një tregues i qartë se fuqitë e vendosura dhe ato në zhvillim ishin të interesuara për dialog dhe donin të eksploronin nëse dhe çfarë mund të arrinin së bashku.” Kjo, për momentin, ka marrë fund. /DW
Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka folur nga Gje...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka reaguar pasi pr...
Liderët europianë kanë propozuar ndryshime në planin e SHB...
Ministri në detyrë i Financavë në Kosovë, Hekuran Murati k...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka folur së fundmi lidh...
Ushtria izraelite pretendoi se kishte shënjestruar shefin ...
Kur e quajmë 'luftë'? Si fillon një 'luftë'? Veçanërisht s...
Nga nesër në Komunën e Prishtinës nuk do të ketë transport...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar ...
Qytetarët e Republikës Sërpska po votojnë të dielën për ta...
Zyrtarët ukrainas pritet të takohen sot me homologët ameri...
1. Si u arrit Marrëveshja e Dejtonit?Marrëveshja e Paqes u...
Të paktën 90 persona kanë vdekur dhe 12 të tjerë rezultojn...
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka këmbëngulur...
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përmes një parashi...
Ukraina do të fillojë bisedimet me SHBA-në mbi planin e pa...
Verat në kontinent mund të bëhen shumë më të gjata, tregon...
Irani ka kërkuar ndihmë të menjëhershme ndërkombëtare për ...
Plani amerikan me 28 pika përfshin lëshime të mëdha nga Uk...
Ish-presidenti i ekstremit të djathtë i Brazilit, Jair Bol...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...