Plani i paqes/ Trump bën presion, Gjermania paralajmëron
Plani amerikan me 28 pika përfshin lëshime të mëdha nga Uk...

Irani ka kërkuar ndihmë të menjëhershme ndërkombëtare për ta shuar një zjarr të madh që nisi të përhapet para tri javëve në pyjet e lashta Hirkaniane, të cilat janë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 2019.
Zjarri, i cili nisi pranë fshatit Elit në provincën Mazandaran më 31 tetor, u ka shpëtuar përpjekjeve për ta vënë nën kontroll dhe vazhdon të kërcënojë një nga ekosistemet më të vjetra dhe më të pasura në botë.
Mohammad Jafar Qaempanah, zëvendës i presidentit iranian Masud Pezeshkian, njoftoi më 21 nëntor në "X" se janë bërë përgatitjet për të “kërkuar me shpejtësi ndihmë nga vendet mike”.
Derisa Qaempanah nuk tregoi se cilat vende, Shina Ansari, kreu i Departamentit të Mjedisit të Iranit, më vonë konfirmoi se Turqia do të dërgojë dy avionë specialë për shuarjen e zjarreve, një helikopter dhe një ekip prej tetë personash për të ndihmuar në fikjen e flakëve.
Ansari shtoi se Irani mund të kërkojë ndihmë edhe nga Rusia, “nëse është e nevojshme”.
Autoritetet pretendojnë se zjarri fillimisht u vu nën kontroll pas disa ditësh, por një “fazë e dytë” u riaktivizua fundjavën e kaluar.
Megjithatë, aktivistët mjedisorë dhe banorët vendës këmbëngulin se zjarri ka vazhduar të digjet pandërprerë në tri javët e fundit dhe nuk është vënë kurrë plotësisht nën kontroll.
Tereni i ashpër, moti jashtëzakonisht i ngrohtë dhe grumbullimi i gjetheve të thata dhe pemëve të rrëzuara kanë kontribuar në qëndrueshmërinë dhe përhapjen e zjarrit.
Pamjet gjatë natës që po qarkullojnë në internet tregojnë shkallën e dëmtimit dhe përpjekjet rraskapitëse të ekipeve të emergjencës dhe vullnetarëve që luftojnë me flakët.
Mehrdad Khazaei-Poul, kreu i Departamentit të Burimeve Natyrore të Mazandaranit, ia la fajin për zjarrin kryesisht neglizhencës njerëzore.
“Për fat të keq, disa individë kanë vepruar me pakujdesi, duke shkaktuar zjarrin”, tha ai, duke theksuar se “faktorët natyrorë nuk kanë qenë shkaku kryesor”.
Pyjet Hirkaniane - rreth 660.000 hektarë prej të cilëve ndodhen në Provincën Mazandaran - janë ndër ekosistemet më të vjetra në botë dhe pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Të shtrira përgjatë brigjeve jugore të Detit Kaspik, këto pyje datojnë më shumë se 40 milionë vjet dhe përmbajnë pemë deri në 500 vjet të vjetra, sipas UNESCO-s./ Rel
Plani amerikan me 28 pika përfshin lëshime të mëdha nga Uk...
Ish-presidenti i ekstremit të djathtë i Brazilit, Jair Bol...
SHBA ka hartuar një draft plan paqeje për t'i dhënë fund l...
Kryeministri britanik Keir Starmer pritet të miratojë një ...
Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi këtë të premte n...
Në takimin me kabinetin e tij të sigurisë më parë , Putin ...
Bashkimi Europian ka vendosur sanksione ndaj një udhëheqës...
Autoritetet në Zvicër janë vënë në kërkim të dy grabitësve...
Moti i keq me reshje intensive shiu ka prekur edhe shtetin...
Me një rreze veprimi deri në 500 kilometra, raketa Taurus ...
Vëzhguesit malorë në vargmalin Tatra të Polonisë paralajmë...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, konfirmon se ka marrë...
Presidenti i SHBA-së Trump ka folur për afatin që administ...
Papa Leo XIV po përgatitet për udhëtimin e tij të parë apo...
Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë reagoi pas vendimit të...
Qeveria amerikane nën Presidentin Donald Trump ka hartuar ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, thotë se është ga...
Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski nuk e fshehu se...
Një gjyqtare federale urdhëroi ditën e djeshme tërheqjen e...
Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavit...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...