Çfarë përmban plani amerikan për fundin e luftës në Ukrainë
Qeveria amerikane nën Presidentin Donald Trump ka hartuar ...

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë reagoi pas vendimit të djeshëm të një pjese të anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), të cilët shkarkuan nga detyra U.D. (Ushtruesin e Detyrës) të Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi dhe emëruan një tjetër në këtë pozitë Agron Qalaj. Sipas BE-së, shkarkimi i Kelmendit "pengon reformat e nevojshme në KPK dhe shpërfill parimet e ligjit”. "Po ashtu minon përparimin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së”, thuhet në reagim.
Intervistimi që solli shkarkimin
Shkarkimi i U.D. kryeprokurorit Besim Kelmendi u bë pasi ai u intervistua nga Prokuroria Speciale e Kosovës si dëshmitar për Masakrën e Reçakut të vitit 1999, në të cilën forcat serbe vranë 45 shqiptarë. Shkas për intervistimin e prokurorit Kelmendi u bë raportimi në disa media se ai gjatë kohës së luftës kishte qenë bashkëpunëtor i gjyqtares serbe, Danica Marinkoviq, e cila në vitin 1999 kishte marrë përsipër rastin e masakrës së Reçakut dhe e kishte cilësuar atë si "ngjarje të trilluar”. William Walker, që gjatë vitit 1999 kishte shërbyer si shef i Misionit të OSBE-së, e kishte dokumentuar krimet e kryera nga forcat serbe në fshatin Reçak, ku u vranë 45 civilë.
Kelmendi hedh poshtë raportimet
U.D. kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi në një konferencë për media ka mohuar raportimet se ka bashkëpunuar me gjyqtaren serbe, Danica Marinkoviq, por pranoi se në atë kohë ai "punonte në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë si bashkëpunëtor profesional”, duke theksuar se kryente punën e "procesmbajtësit”.
Pas shkarkimit të U.D. kryeprokurorit të Shtetit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, vendi u kontestua nga disa anëtarë të KPK-së, që nuk morën pjesë në mbledhjen e këtij Këshilli për shkarkimin e prokurorit Kelmendi. Vetë Kelmendi dhe disa anëtarë të KPK-së argumentuan se në mbledhjen e 20 nëntorit të KPK-së nuk kishte kuorum për shkarkimin e tij.
Në një konferencë për media, anëtari i Këshillit Prokurorial, Visar Krasniqi, që kundërshtoi vendimin, tha se "shkarkimi i Kelmendit është bërë në mënyrë të kundërligjshme pasi në takim nuk kishte kuorum”, duke theksuar se kërkohen të jenë mbi gjysma e përbërjes së KPK-së, apo gjashtë anëtarë. Sipas tij, pa kuorum çdo vendim "është inekzistent”. Sipas Krasniqit, Besim Kelmendi do të vazhdojë detyrën si U.D. i Kryeprokurorit të Shtetit, ndërsa vetë Besim Kelmendi tha se "ende nuk ka pranuar asnjë vendim për shkarkimin e tij nga posti i ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit”.
"Në momentin që do ta marr vendimin, janë të drejtat e mia ligjore për t'iu drejtuar organeve kompetente gjyqësore dhe ato kanë të drejtën që këtë vendim ta pezullojnë ose ta shqyrtojnë. Varësisht nga vendimet e gjykatës do të veproj edhe unë. Unë respektoj gjithmonë vendimet e gjykatës dhe të organeve kompetente”, tha Kelmendi.
Reagime nga shoqëria civile në Kosovë
Edhe organizatat e shoqërisë civile që vazhdimisht monitorojnë sistemin prokurorial të Kosovës thonë se shkarkimi i U.D. kryeprokurorit pa kuorum të anëtarëve të KPK-së është "i paligjshëm, arbitrar dhe abuziv”. "Përderisa me këtë përbërje të KPK-së, kuorumi minimal i vendimmarrjes është të paktën gjashtë anëtarë, pa të cilët nuk mund të mbahet mbledhja, mbajtja e takimit dhe nxjerrja e vendimit për shkarkimin dhe caktimin e ri të U.D. Kryeprokurorit, në mungesë të kuorumit, është një vendim abuziv i një pjese të anëtarëve të KPK-së, që nuk kanë shumicën e nevojshme për mbajtjen e takimeve të KPK-së dhe aq më pak për vendimmarrje”, thuhet në një reagim të Institutit të Kosovës për Drejtësi.
Edhe një organizatë tjetër, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), shprehu shqetësime mbi zhvillimet në KPK, duke e cilësuar vendimin për shkarkim të kundërligjshëm. "Konkretisht, dispozitat ligjore përcaktojnë qartë se mbledhjet e KPK-së mund të zhvillohen dhe të marrin vendime vetëm nëse sigurohet kuorumi i nevojshëm, ndërsa rendi i ditës dhe vendimet duhet të merren me shumicë votash. Mosrespektimi i këtyre dispozitave e bën të pavlefshëm çdo vendim të marrë në kundërshtim me procedurat e detyrueshme ligjore”, u tha në reagimin e organizatës GLPS. /DW
Qeveria amerikane nën Presidentin Donald Trump ka hartuar ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, thotë se është ga...
Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski nuk e fshehu se...
Një gjyqtare federale urdhëroi ditën e djeshme tërheqjen e...
Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavit...
Agjencia mbikëqyrëse atomike e OKB-së kërkoi që Irani të b...
Volodymyr Zelensky do të flasë me Donald Trump pasi SHBA-j...
Gjykata Supreme e ka refuzuar si “të pathemeltë” kërkesën ...
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur në takim të n...
Zyrtarët europianë të shëndetësisë po përgatiten për një s...
Me shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme më 28 dhjetor...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ...
Seancat dëgjimore të planifikuara për muajin nëntor dhe dh...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar datën 28 d...
Plani i Moskës për Ukrainën, i cili thuhet se iu paraqit s...
Këtë të enjte është shkarkuar nga detyra kryeprokurori i S...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka nënshkruar të en...
Më shumë se 100 shtetas të huaj që përpiqeshin të hynin në...
Disa pjesë të Parisit dhe rajonit Hauts-de-Seine u goditën...
Parlamenti i Ukrainës ka votuar mbrëmjen e djeshme për shk...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...