web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vullkani etiopian shpërthen për herë të parë pas 12 mijë vjetësh

24 Nëntor 2025, 15:32, Kosova & Bota CNA

Vullkani etiopian shpërthen për herë të parë pas 12

Një vullkan në rajonin verilindor të Etiopisë ka shpërthyer për herë të parë pas gati 12,000 vjetësh. Retë e dendura të tymit, të shkaktuara nga shpërthimi, u ngritë deri në 14 km lartësi, dhe që u përhapën përtej Detit të Kuq drejt Jemenit dhe Omanit.

Shpërthimi i vullkanit Hayli Gubbi, i vendosur në rajonin Afar të Etiopisë, ndodhi të dielën dhe zgjati për disa orë. Një zyrtar lokal, Mohammed Seid, tha se nuk pati viktima, por shpërthimi mund të ketë shkaktuar pasoja ekonomike për komunitetin lokal të barinjve.

“Deri më tani nuk ka pasur humbje jete njerëzore apo bagëtish, por shumë fshatra janë mbuluar nga hiri dhe si rezultat kafshët e tyre kanë pak për të ngrënë”, tha ai.

Vullkani, i cili ngrihet rreth 500 metra në lartësi, ndodhet brenda Luginës Rift, një zonë me aktivitet të fortë gjeologjik ku takohen dy pllaka tektonike. Retë e hirit nga vullkani u përhapën mbi Jemen, Oman, Indi dhe Pakistanin verior. Rajoni Afar, ku ndodhet vullkani është i prirur ndaj tërmeteve. /CNA





Lajmet e fundit nga