Viktima e dytë nga mot i keq/ Mbytet peshkatari në Ksamil
Shtetasi M.H 61-vjeç, peshkatar është gjetur i pajetë në a...
Shtetasi M.H 61-vjeç, peshkatar është gjetur i pajetë në a...

Kryeministrja e Lituanisë ka thënë se bëhet fjalë për “një sulm hibrid” kur ka folur për qindra balona meteorologjike që fluturuan përgjatë kufirit nga Bjellorusia, duke shkaktuar kaos në aeroporte. Por, incidentet tregojnë gjithashtu për një rrjet të gjerë dhe të vjetër kontrabande, që thuhet se ka lidhje të nivelit të lartë në Minsk.
Duke fluturuar në një lartësi prej rreth 13 kilometrash, balonat u shtuan aq shumë në fund të tetorit saqë detyruan mbylljen e disa aeroporteve, duke ndikuar në rreth 140 fluturime dhe 20.000 udhëtarë.
Më 29 tetor, Lituania – anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Europian – mbylli kufirin me Bjellorusinë për një muaj, dhe kryeministrja Inga Ruginiene tha se kjo masë mund të zgjatet “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”. Por, vetë balonat nuk janë fenomen krejtësisht i ri.
Tregu i zi i duhanit
Shfaqja e tyre në qiellin mbi dy vendet daton që nga koha kur autoritetet lituane vendosën ta luftonin kontrabandën e cigareve me kamionë përgjatë kufirit.
Në vitin 2023, doganat lituane sekuestruan 11.9 milionë pako cigaresh. Po atë vit, ata nisën instalimin e sistemeve të reja të kontrollit me rreze X në pikat kufitare. Ishte gjithashtu viti kur shërbimi kufitar lituan raportoi për tri balona që mbërritën me cigare të kontrabanduara.
Vitin e kaluar, shifrat ndryshuan ndjeshëm: vetëm 2.3 milionë pako cigare u sekuestruan nga doganat, pasi kontrabandistët filluan të përdorin metoda të tjera si dronë, varka të vogla dhe 226 balona të raportuara.
Këtë vit, numri i balonave është rritur më tej: 546 balona u raportuan nga janari në tetor. Rojet kufitare besojnë se kjo metodë përbën tani 80 për qind të të gjithë cigareve të kontrabanduara përtej kufirit.
Syarhey Besarab, një kimist dhe popullarizues shkencor bjellorus, i tha Shërbimit bjellorus të Radios Evropa e Lirë (REL) se një balonë e aftë të mbajë një ngarkesë prej 40-50 kilogramësh kushton rreth 500 euro.
Kjo do të përkthehej në rreth 1.500 pako cigare me një vlerë në treg prej rreth 3.450 eurosh. Për më tepër, ka shumë pak mundësi që balonat të devijojnë nga rruga e fluturimit të tyre.
“Era që fryn në sipërfaqe dhe ajo në lartësi të madhe janë dy gjëra shumë të ndryshme. Lart, era është e qëndrueshme, prandaj balonat ngrihen në atë lartësi”, shpjegoi Besarab.
Këto janë balona të mëdha me helium që fluturojnë në numër të madh. Për shembull, natën midis 3 dhe 4 tetorit, Lituania raportoi mbërritjen e 25 balonave nga ana bjelloruse.
“Është e pamundur të lëshohen kaq shumë balona në masë të madhe në Bjellorusi pa u vënë re nga shërbimet speciale [të sigurisë], është fantazi”, shtoi Besarab.
Komentet e tij pasqyrojnë ato të presidentit lituan, Gitanas Nauseda, i cili muajin e kaluar tha se “është mjaft e qartë se strukturat speciale, KGB-ja bjelloruse, janë të përfshira në shitjen e cigareve nga kompani që prodhojnë produkte zyrtare, si edhe ato të destinuara për tregun e paligjshëm”. Bjellorusia është identifikuar kamotshëm si burim i kontrabandës ndërkombëtare të cigareve.
Kush i pi cigaret bjelloruse?
Në vitin 2016, studiues nga Universiteti i Milanos në Itali publikuan një studim të titulluar “Qendra e Tregtisë së Paligjshme të Duhanit Bjellorus”. Studimi zbuloi se, përveç cigareve të falsifikuara, ekzistonte edhe një treg i lulëzuar për “të bardhat e paligjshme”, “cigare të prodhuara ligjërisht në një vend, por të destinuara për t’u kontrabanduar në vende ku nuk janë në shitje ligjërisht”.
Studimi dha një përshkrim të tregjeve kryesore ku shiteshin markat kontrabandë bjelloruse: Gjermani (30 për qind), Poloni (22.6 për qind), Britani (17.8 për qind) dhe Itali (9.7 për qind).
Gati 10 vjet më vonë, tregtia vazhdon. Burime që folën për Shërbimin bjellorus të REL-it thanë se marka bjelloruse cigaresh shiten jashtëligjshëm në Lituani, Gjermani dhe Francë.
Grupet në aplikacionin Telegram përdoren për blerje dhe shitje. Në një grup, një individ kërkonte të blinte cigare të markës bjelloruse NZ me shumicë në Helsinki, Finlandë. Grupe të tjera ishin përqendruar në Spanjë, Portugali, Gjermani dhe vende të tjera të BE-së.
Kalimi në përdorimin e balonave dhe pengesat që ka shkaktuar, e kanë bërë kontrabandën problem më të dukshëm politik. Çështja është bërë edhe më urgjente pas shkeljes së hapësirës ajrore lituane nga dy avionë ushtarakë rusë më 23 tetor, si dhe pas shfaqjes së dronëve të panjohur pranë aeroporteve.
Bjellorusia mohon çdo përfshirje në dërgimin e balonave dhe ka dënuar vendimin për mbylljen e kufirit. Darius Antanaitis, oficer rezervist në ushtrinë lituane dhe komentator mediatik, i tha REL-it se kjo ishte mënyra më e mirë për ta detyruar liderin autoritar bjellorus, Aleksandr Lukashenko, të ndryshojë qëndrim.
“Shumë bjellorusë punojnë në Lituani dhe dërgojnë para në Bjellorusi, duke mbushur buxhetin e regjimit të Lukashenkos”, tha ai.
“Kur Lituania mbyll pikat kufitare, regjimi i Lukashenkos ndien presion social, politik dhe ekonomik”./REL
Tensionet midis SHBA-së dhe Venezuelës po përshkallëzohen,...
Ministri i Çështjeve Strategjike në Izrael, Ron Dermer...
Kanadaja po pret ministrat e jashtëm të Grupit të Shtatë d...
Autoritetet panameze njoftuan një ditë më parë se kishin s...
Prokuroria Speciale e Kosovës e ka dorëzuar të martën në G...
Presidenti Emmanuel Macron ka thënë se Franca do të formoj...
Indeksi i tërësishëm çmimeve të konsumit në Kosovë u rrit ...
Spanja, Italia, Greqia dhe Qiproja konsiderohen "nën presi...
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar drejtorin e Ag...
Prokurori i Stambollit ka akuzuar kryebashkiakun e njohur ...
Rasti i Millan Vukashinoviçit nga Leposaviqi, për të cilin...
Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur ditën e sotme në...
Hetimi nga Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit në Ukrainë...
Një sulm kamikaz jashtë një gjykate në kryeqytetin e Pakis...
Zyra Rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ...
Prokuroria Themelore në Mitrovicë e ka urdhëruar të martën...
Italia është një hap më afër miratimit për t'u bërë Trashë...
Senati amerikan e ka miratuar një projektligj kyç që mund ...
Ligjvënësit europianë në komitetin e mjedisit të Parlament...
Agjencia antikorrupsion e Ukrainës ka deklaruar sot se ka ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H 61-vjeç, peshkatar është gjetur i pajetë në a...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...