Viktima e dytë nga mot i keq/ Mbytet peshkatari në Ksamil
Shtetasi M.H 61-vjeç, peshkatar është gjetur i pajetë në a...
Shtetasi M.H 61-vjeç, peshkatar është gjetur i pajetë në a...

Prokuroria Speciale e Kosovës e ka dorëzuar të martën në Gjykatën Themelore një aktakuzë ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe ndaj tre të tjerëve, për keqpërdorimin e dyshuar të rezervave shtetërore.
Prokuroria tha se Hajdari, dhe dy zyrtarët Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara dyshohen se bashkëkryerje i kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim që të përfitonin pasuri për persona të tjerë dhe i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës gjatë muajve shkurt dhe mars 2022.
Buxheti i shtetit ka pësuar një dëm prej rreth 3 milionë eurove si pasojë e veprimeve të tyre, tha Prokuroria në një njoftim.
Ata dyshohet se asokohe kishin blerë një sasi vaji dhe një sasi gruri jashtë vendit, që nuk kishin arritur kurrë në Kosovë.
Që të tre akuzohen për kryerjen e veprave penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, dhe zbulimi i fshehtësisë zyrtare.
Ndërsa i akurzuari i katërt, R.M., dyshohet për ndihmimin në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar. Hajdari, Lipovica dhe Gara akuzohen gjithashtu se, pa autorizim, kanë zbuluar fshehtësinë zyrtare.
“Edhe pse kanë qenë në dijeni se vendndodhja e rezervave shtetërore përbën sekret shtetëror, sipas Ligjit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, ata me dashje ia kanë vënë në dispozicion këtë informacion të pandehurit R.M”, thuhet në njoftim.
Sipas aktakuzës. R.M., më pas u kishte krijuar kushte të tjerëve për kryerjen e veprës penale, duke ndërmjetësuar dhe negociuar drejtpërdrejt, si dhe duke propozuar e rekomanduar përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë në emër të rezervave shtetërore.
Gara, drejtor i departamentit të rezervave shtetërore, dhe Lipovica, drejtor i departamentit për integrime evropiane, ishin arrestuar më 2023 për këtë rast.
Më herët të martën, Hajdari tha se ishte njoftuar nga avokati i vet për aktakuzën.
“Sapo ta kem pranuar të plotë dokumentin e aktakuzës do të deklarohem më gjerësisht për media”, shkroi Hajdari.
Hajdari, megjithatë, tha se ndihet “krenare për punën që kam bërë si ministre në kohën më të vështirë – sigurimin e rezervës shtetërore të mallrave, me produktet esenciale për jetesë, në kohën kur ishim të pambrojtur, gjatë muajve shkurt dhe mars 2022”.
Albulena Haxhiu, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, e mbrojti Hajdarin në një postim në Facebook, duke thënë se ajo “nuk është e korruptuar, as nuk ka keqpërdorur ndonjëherë detyrën e saj zyrtare”.
Ajo e quajti aktakuzën të “motivuar politikisht, pa asnjë bazë reale dhe dukshëm e qëllimshme”.
Haxhiu, e cila ishte ministre e Drejtësisë në mandatin e kaluar katërvjeçar të Kurtit, tha se Hajdari “ka bërë gjithçka që ka qenë në dorën e saj për të mbrojtur interesin e vendit dhe për të siguruar që Kosova të ketë rezerva shtetërore, ndryshe nga qeveritë e kaluara, të cilat kishin lënë vendin pa rezerva”.
Hajdari ishte marrë në pyetje disa herë nga Prokuroria Speciale si e dyshuar për keqpërdorimin e rezervave shtetërore, por ishte mbrojtur në heshtje.
Si dëshmitar për këtë rast është thirrur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, por deri më tani nuk ka pranuar të shkojë në Prokurorinë Speciale, duke ngulur këmbë të japë dëshminë në Kryeministri.
Rasti i rezervave shtetërore
Më 2023, tre persona u arrestuan për rastin e rezervave shtetërore. Në mesin e tyre kanë qenë edhe punonjës të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, e cila, gjatë paraqitjes për dëshmi në Prokurorinë Speciale, ka zgjedhur të mbrohet në heshtje.
Në këtë Ministri, më 2023, u kryen bastisje pas publikimit të audio-incizimeve nga portali Nacionale, ku ishte pretenduar se një sasi vaji, e blerë në Poloni, dhe një sasi gruri, e blerë në Turqi, nuk kishin arritur kurrë.
Hajdari ka thënë se blerjet për rezerva shtetërore ishin bërë në përputhje me ligjin, por nuk ka dhënë më shumë hollësi, meqë informacionet për to janë sekrete shtetërore. Ajo e ka akuzuar policinë se gjatë bastisjeve, ka marrë në cilësinë e provave dokumente të klasifikuara si sekrete shtetërore. Kurti i ka dalë në mbrojtje Hajdarit, duke thënë se “nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi”. /REL
Presidenti Emmanuel Macron ka thënë se Franca do të formoj...
Indeksi i tërësishëm çmimeve të konsumit në Kosovë u rrit ...
Spanja, Italia, Greqia dhe Qiproja konsiderohen "nën presi...
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar drejtorin e Ag...
Prokurori i Stambollit ka akuzuar kryebashkiakun e njohur ...
Rasti i Millan Vukashinoviçit nga Leposaviqi, për të cilin...
Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur ditën e sotme në...
Hetimi nga Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit në Ukrainë...
Një sulm kamikaz jashtë një gjykate në kryeqytetin e Pakis...
Zyra Rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ...
Prokuroria Themelore në Mitrovicë e ka urdhëruar të martën...
Italia është një hap më afër miratimit për t'u bërë Trashë...
Senati amerikan e ka miratuar një projektligj kyç që mund ...
Ligjvënësit europianë në komitetin e mjedisit të Parlament...
Agjencia antikorrupsion e Ukrainës ka deklaruar sot se ka ...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka marrë pjesë në n...
Qeveria e Serbisë ka emëruar të hënën Sreqko Spasiçin ...
Në Prizren, qytet me rreth 190.000 banorë me të drejtë vot...
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara për sektorin e turi...
Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy ka bërë reagimin e...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H 61-vjeç, peshkatar është gjetur i pajetë në a...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...