Viktima e dytë nga mot i keq/ Mbytet peshkatari në Ksamil
Shtetasi M.H 61-vjeç, peshkatar është gjetur i pajetë në a...
Shtetasi M.H 61-vjeç, peshkatar është gjetur i pajetë në a...

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar drejtorin e Agjencisë Shtetërore për Pagesat e Ndihmës Kombëtare dhe Komunitare për Zhvillimin Rural, Ilia Stoilev, me akuzën e ryshfetit me qëllim miratimin e paligjshëm të financimit për një ndërmarrje bujqësore në vend.
Stoilev, i cili vjen nga partia në pushtet VMRO-DPMNE, dyshohet se ka rënë dakord me një ish-ministër të vendit për të marrë shumën prej 50,000 eurosh me qëllim miratimin e një subvencioni nga për një ndërmarrje bujqësore në pronësi të këtij të fundit.
Financimi vjen nga fondet e programit IPA/IPARD i Bashkimit Evropian, i cili mbështet veprimet për zhvillimin rural në vendet kandidate.
Kreu i Agjencisë u arrestua në flagrancë teksa merrte 400 euro si paradhënie të shumës totale. Katër persona të tjerë janë arrestuar në të njëjtin rast. Të pesë të arrestuarit u lanë në paraburgim.
Përfituesit e ndihmës së BE-së janë kryesisht fermerë, blegtorë dhe investitorë në sektorin bujqësor, si dhe kompani përpunuese.
Pas zbulimit të skandalit, qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftoi pezullimin e pacaktuar të të gjitha fondeve për përfituesit e programit të BE-së, derisa të përfundojë hetimi i rastit. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se pezullimi ishte i nevojshëm për të kontrolluar të gjitha parregullsitë e mundshme, pasi ka dyshime se raste të ngjashme kanë ndodhur edhe në të kaluarën.
Partia Social Demokrate (SDSM) e opozitës akuzoi qeverinë e Mickoskit për “korrupsion të përhapur gjerësisht”, duke paralajmëruar se vendi rrezikon të humbasë rreth 100 milionë euro nga fondet e BE-së për sektorin bujqësor, ndërsa shtoi se mijëra fermerë në vend do të mbeten pa subvencione të BE-së.
Partia gjithashtu argumentoi se vendimi për pezullimin e fondeve në fakt erdhi nga vetë BE-ja dhe jo nga qeveria e Mickoskit, ndërsa kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Bujqësisë.
Duke iu përgjigjur kësaj, Mickoski theksoi se Bashkimi Evropian nuk ka bllokuar fondet për sektorin bujqësor në Maqedoninë e Veriut, duke argumentuar se iniciativa për një pezullim të përkohshëm ishte një vendim qeveritar, i cili u mirëprit edhe nga Komisioni Evropian.
Nga ana e tyre, delegacioni i BE-së në Maqedoninë e Veriut tha se Komisioni Evropian ka kërkuar informacione shtesë nga institucionet kompetente të vendit dhe shtoi se BE rezervon të drejtën për të marrë masa parandaluese për të mbrojtur interesat e saj financiare.
Burime diplomatike thanë se përfshirja e Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) në hetim nuk përjashtohet dhe se nëse gjenden parregullsi në lidhje me ndarjen e fondeve të BE-së, Maqedonia e Veriut mund të detyrohet të kthejë paratë në BE. /CNA
Prokurori i Stambollit ka akuzuar kryebashkiakun e njohur ...
Rasti i Millan Vukashinoviçit nga Leposaviqi, për të cilin...
Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur ditën e sotme në...
Hetimi nga Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit në Ukrainë...
Një sulm kamikaz jashtë një gjykate në kryeqytetin e Pakis...
Zyra Rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ...
Prokuroria Themelore në Mitrovicë e ka urdhëruar të martën...
Italia është një hap më afër miratimit për t'u bërë Trashë...
Senati amerikan e ka miratuar një projektligj kyç që mund ...
Ligjvënësit europianë në komitetin e mjedisit të Parlament...
Agjencia antikorrupsion e Ukrainës ka deklaruar sot se ka ...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka marrë pjesë në n...
Qeveria e Serbisë ka emëruar të hënën Sreqko Spasiçin ...
Në Prizren, qytet me rreth 190.000 banorë me të drejtë vot...
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara për sektorin e turi...
Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy ka bërë reagimin e...
Kina ka njoftuar ditën e sotme se po pezullon tarifat port...
Ish-i dërguari i posaçëm i SHBA-së, gjatë luftës në Kosovë...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot...
Një krizë serioze besueshmërie ka tronditur BBC-në, pas do...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H 61-vjeç, peshkatar është gjetur i pajetë në a...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...