Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në mesin e krizës së fundit në Kosovë, e cila kulmoi me vendosjen e barrikadave në veri të vendit nga banorë serbë, autoritetet në Beograd njoftuan më 8 dhjetor se do t’i dërgonin një kërkesë zyrtare KFOR-it për të rikthyer në Kosovë 1000 pjesëtarë të forcave të sigurisë serbe.
Zyrtarisht kërkesa u depozitua më 15 dhjetor. Në atë kërkesë, zyrtarët në Beograd iu referuan Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ajo rezolutë, e miratuar më 10 qershor 1999, miratoi praninë ndërkombëtare, ushtarake dhe civile në ish-Jugosllavi.
Teksti i Rezolutës thotë se një numër i dakordësuar i personelit jugosllav dhe serb mund të lejohej të kthehej dhe të kryente disa aktivitete shumë konkrete. Sipas Aneksit 2 të kësaj Rezolute, këto funksione ishin të ndërlidhura me misionin civil ndërkombëtar dhe prania ndërkombëtare e sigurisë, pastrimi i fushave të minuara, një prani në vendet e trashëgimisë kulturore serbe dhe pikat kryesore kufitare.
Por sipas të njëjtit dokument, nëse këto forca rikthehen apo jo, kjo nuk vendoset nga Beogradi zyrtar, por nga KFOR-i. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, njoftoi më 8 janar se KFOR-i e refuzoi zyrtarisht kërkesën e Bogradit. Nikola Luniç, Drejtor Ekzekutiv i Këshillit për Politika Strategjike (CfSP), thekson se, sipas të gjitha dokumenteve ndërkombëtare të rëndësishme, rikthimi i forcave serbe në Kosovë është ligjërisht i mundshëm.
Por në këto rrethanat gjeopolitike aktuale, ai beson se kërkesa e Serbisë ishte jorealiste.
Megjithatë, ai nënvizon se kërkesa është shprehje e mosbesimit ndaj Prishtinës. Gjithsesi, Luniç beson se bashkëpunimi i Serbisë me NATO-n dhe misionin e KFOR-it paraqet një interes jetik që është baza e paqes dhe stabilitetit në rajon.
“Në të gjitha krizat, NATO ka një rëndësi strategjike, por nënkupton edhe një përkushtim ndaj vlerave të përbashkëta. Prandaj Serbia duhet të nënvizojë sa më parë thelbin e zgjedhjes sonë në politikën e jashtme, që është rruga e proceseve integruese në strukturat euroatlantike, dhe në këtë mënyrë të investojmë në të ardhmen e vendit”- thekson ai.
Edhe pse serbët e veriut i hoqën barrikadat, akt që zbuti tensionet, kanë kaluar më shumë se dy muaj që kur serbët janë larguar nga të gjitha institucionet në Kosovë, përfshirë policinë. Kësisoj, në veri është krijuar një vakum i plotë i sigurisë, që është mbushur pjesërisht vetëm nga misionet ndërkombëtare në Kosovë.
Siç njoftoi misioni civil i BE-së në Kosovë, EULEX, në fund të vitit të kaluar, prania e shtuar e efektivëve të saj terren mund të plotësojë vetëm pjesërisht vakumin e sigurisë. Sepse ky mision nuk mund të zëvendësojë policinë e Kosovës apo ndonjë autoritet të sundimit të ligjit.
Sipas misionit të BE-së në Kosovë, kjo është arsyeja pse “është thelbësor rikthimi te marrëveshjet përkatëse të dala nga dialogu, të cilat parashikojnë integrimin e policisë së Kosovës dhe gjyqësorit”. Ndërkohë Mentor Vrajoli nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), thotë se roli kryesor i KFOR-it nuk është policimi.
Ndaj sipas tij policia e Kosovës është ajo që ka rolin kryesor kur bëhet fjalë për garantimin e sundimit të ligjit për të gjithë qytetarët në të gjithë Kosovën. “A i ka Policia e Kosovës kapacitetet për të siguruar sundimin e ligjit në veri tani që policët serbë kanë dhënë dorëheqjen? Unë them se i ka deri diku. Anëtarët e saj (pavarësisht përkatësisë etnike apo strukturës së tyre brenda Policisë) kanë trajnimin e duhur për të ushtruan me profesionalizëm rolin e tyre brenda mandatit të tyre ligjor dhe kushtetues”- thotë Vrajoli.
Edhe Luniç bie dakord se kompetenca e policisë në Kosovë është e lidhur ngushtë me rolin e EULEX-it, dhe jo me misionin e KFOR-it. “Prandaj, akti i tërheqjes së serbëve duhet të nxiste një reagim urgjent të EULEX-it, siç është zëvendësimi i menjëhershëm i atyre forcave policore ose një kërkesë urgjente për përforcimin e forcave policore të BE-së. Por në dallim nga misioni i KFOR-it, aftësia për të reaguar shpejt nuk është tipari parësor i misionit të EULEX-it”- thotë Luniç.
Shumë analistë besojnë se të gjitha krizat në veri të Kosovës, të cilat kanë vazhduar që nga vera e vitit të kaluar, kanë konfirmuar domosdoshmërinë e KFOR-it dhe NATO-s si garantues të stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Shumë herë gjatë muajve të fundit, si Prishtina po ashtu edhe Beogradi i kanë kërkuar KFOR-it të garantojë paqen dhe sigurinë, ndërsa KFOR-i i siguroi qytetarët e Kosovës se po “monitoronin nga afër situatën e sigurisë”. Luniç mendon se misioni i KFOR-it është aktualisht një garant themelor i sigurisë dhe ndoshta mbijetesës së popullatës joshqiptare në Kosovë.
“Bashkëpunimi i ngushtë me NATO-n është jetik për ne, pikërisht për shkak të sigurimit të perspektivës së paqes dhe stabilitetit. Megjithatë, me veprime të njëanshme dhe pa pëlqimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ky mision mund të krijojë lehtësisht një konflikt të ngrirë afatgjatë me një mori të pafundme incidentesh dhe konfliktesh”- thekson ai.
Luniç shton se Kosova nuk duhet të përfaqësojë një vakum të sigurisë në kohën e kërcënimeve të mëdha ndaj sigurisë globale. Ndërkaq Mentor Vrajoli thotë se prania e KFOR-it në Kosovë gjatë viteve të fundit ka qenë shumë minimale, dhe kjo sepse autoritetet e Kosovës kanë treguar në përgjithësi “profesionalizëm dhe vendosmëri të madhe për të garantuar sundimin e ligjit për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike”.
“Kjo nuk do të thotë se problemet në Kosovë janë zgjidhur plotësisht, duke pasur parasysh se investimet e Serbisë në strukturat paralele synojnë të pengojnë integrimin e komunitetit serb të Kosovës në institucionet shtetërore të Kosovës”- thotë Vrajoli.
Kanë kaluar më shumë se 20 vjet që kur kontingjentet e para të forcave të NATO-s mbërritën në Kosovë si pjesë e misionit të KFOR-it. Edhe pse struktura dhe përbërja e misionit ka ndryshuar me kalimin e kohës, KFOR-i mbetet e vetmja forcë legjitime ushtarake në Kosovë, dhe zyrtarët e NATO-s thonë se nuk do të ketë ndryshim në mandatin e tij.
Të paktën tre persona mbetën të vrarë dhe pesë të tjerë u ...
Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të mbajnë një takim dyd...
Mijëra njerëz janë vrarë në Siri, si pasojë e një tërmeti ...
Qyteti Bakhmut, në lindje të Ukrainës, pësoi të hënën sulm...
Në Frankfurt u mbajt së fundmi (10.02.2023) një protes...
Zëdhënësi për Sigurinë Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë,...
Kur ka kaluar një javë nga tërmetet tragjike në Turqi dhe ...
Rusia tha se do të ishte “e papërshtatshme” që të zgjatet ...
Ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi kanë nxjerr të gjallë n...
Ish-ministri i Jashtëm Nikos Christodoulides u zgjodh ...
Credit Suisse, një kompani e madhe e shërbimeve financiare...
Austria po përballet me kritika të ashpra për dhënien e vi...
Ekipet e shpëtimit nga Taxhikistani kanë nxjerrë të gjallë...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, nuk ka ndërmend të zgjas...
Raportimet e para për rekrutimet e të burgosurve nga b...
Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje qytetarëve ame...
Premtimi i fundit i Shteteve të Bashkuara për të dërguar t...
Një kompani e re nga Kalifornia po përdor gurë gëlqeror pë...
Pas gati një jave nga tërmetet tragjike në Turqi dhe në Si...
Austria po kritikohet ashpër pasi u ka dhënë viza ligjvënë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...