Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në Frankfurt u mbajt së fundmi (10.02.2023) një protestë e vogël. Sindikata Verdi organizoi një demonstratë para Kaufhof Karstadt, në momentin kur brenda kishin nisur negociatat mes shefave të kompanisë dhe përfaqësuesve të punonjësve për rritjen e rrogave. Kërkesat e sindikatës janë të moderuara, përfaqësuesit e punonjësve bëjnë thirrje "vetëm” për zbatimin e kontratës kolektive në sektorin e pakicës.
Kjo është tepër për drejtuesit e Galerisë Kaufhof Karstadt. Kompania dëshiron të negociojë në bazë të një marrëveshjeje kolektive për ristrukturimin. Sepse ajo aktualisht po kalon fazën e falimentimit. Pra, megjithëse kjo firmë është një rast i veçantë, problemi themelor është universal: punëtorët po humbasin fuqinë blerëse pasi përballen me inflacion të lartë. Prandaj sindikatat janë nën presion për të negociuar paga dukshëm më të larta për anëtarët e tyre.
Kërkesat për rritjen e rrogave
Sindikata Verdi po kërkon aktualisht një rritje të pagave prej 15 për qind për punonjësit e "Deutsche Post" dhe po ushtron presion ndaj punëdhënësve me greva paralajmëruese. Unioni i Hekurudhave dhe Transportit (EVG) po kërkon një rritje pagash prej 12 për qind, kërkesa më e madhe e rritjes ndonjëherë në historinë e saj. E nëse gjithçka shkon sipas vullnetit të sindikatës, nëpunësit gjermanë në nivel federal dhe lokal duhet të marrin një rritje prej rreth 10 për qind.

Kërkesa të tilla bëhen rrallë. Por ato nuk janë joreale: gati katër milionë të punësuar në industrinë e metaleve dhe në industrinë elektrike do të marrin një pagë 8.5 për qind më të lartë, e cila do të paguhet në dy këste me një pagesë të njëhershme prej 3000 eurosh neto.
Në këtë kontekst, nënkryetari i Bankës Qendrore Europiane (BQE), Luis de Guindos, paralajmëroi në një intervistë për të ashtuquajturën spirale të rritjes së çmimeve dhe pagave. Ai tha se kur rriten pagat rriten edhe çmimet – ato e fryjnë njëra-tjetrën - me pasoja potencialisht negative për ekonominë. "Nuk duhet të ketë një spirale të tillë. Duhet të jemi të kujdesshëm," tha Luis de Guindos për gazetën "Süddeutsche Zeitung".
"Nëse ne hyjmë në një spirale të tillë rritjeje të pagave dhe çmimeve, BQE-ja do të detyrohet të rrisë normat e interesit edhe më shumë sesa do të ishte e nevojshme. Me një dinamikë të tillë, askush nuk fiton dhe të gjithë përfundojnë në disavantazh," shton Luis de Guindos. Ai gjithashtu thekson se si rritja e normave të interesit, të cilat futen për të ndaluar spiralen erritjes së pagave dhe çmimeve, e dëmtojnë ekonominë.
Sipas të dhënave të fundit nga Enti Federal i Statistikave Gjermane, rezultatet e deritanishme janë relativisht të moderuara. Pagat e nëpunësve civilë u rritën mesatarisht 3.4 për qind vitin e kaluar. Megjithatë, këto rritje i "hëngri" inflacioni dukshëm më i lartë. Konkluzioni është se humbja reale e pagave arriti në mbi 4 për qind. Dhe në perspektivë është rritja e pagave prej 8.5 për qind në industrinë e metaleve dhe elektrike. Marrëveshja parashikon një rritje prej 5.2 për qind për vitin 2023, dhe pagat do të rriten përsëri me 3.3 për qind në 2024.
Synimi: Inflacioni prej dy për qind
Inflacioni ka të ngjarë të mbetet shumë mbi këto vlera në muajt e ardhshëm. Instituti për Ekonominë Botërore në Kiel pret një inflacion mesatar prej 5.4 për qind këtë vit. Sipas vlerësimit fillestar të Entit Federal të Statistikave, të publikuar këtë javë, çmimet e konsumit në janar janë rritur me 8.7 për qind.
Ndërsa Friedrich Heinemann e sheh rrezikun në rritjen e pagave dhe çmimeve. Sipas këtij ekonomisti nga Qendra për Kërkime Ekonomike Europiane në Manheim (ZEW), marrëveshjet e mëparshme për rritjen e pagave kanë mbetur të moderuara, por kërkesat e larta aktualisht për rritje të rrogave tregojnë se gjërat po ecin në drejtimin tjetër. "Unë mendoj se spiralja e rritjes së pagave dhe çmimeve ekziston. Pagat nuk duhet të rriten me tetë për qind. Mjafton që ato të rriten me katër ose pesë për qind. Kjo përsëri ka një efekt dhe e mban normën e inflacionit shumë mbi dy për qind."
Gjatë dy viteve të fundit, objektivi i Bankës Qendrore Evropiane, të cilën e sheh si garanci për stabilitetin e çmimeve, ishte ruajtja e inflacionit në dy për qind. Më parë, synimi ishte "më i ultë, por ende shumë afër dypërqindshit".
Kryeekonomisti i ING Gjermani, Carsten Brzeski, gjithashtu beson se "një spirale e vogël e rritjes së ndërsjellë të pagave dhe çmimeve" po shfaqet. Por nga këndvështrimi i tij, ky nuk është problem. Përkundrazi: "Është një gjë e mirë. Sepse në Gjermani kemi një rënie të pagave reale për tri vitet e fundit me radhë. Fuqia blerëse po ulet gjithnjë e më shumë. Prandaj, rritja e pagave tani është një gjë e mirë, sepse është më e lartë se norma e inflacionit”./DW
Zëdhënësi për Sigurinë Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë,...
Kur ka kaluar një javë nga tërmetet tragjike në Turqi dhe ...
Rusia tha se do të ishte “e papërshtatshme” që të zgjatet ...
Ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi kanë nxjerr të gjallë n...
Ish-ministri i Jashtëm Nikos Christodoulides u zgjodh ...
Credit Suisse, një kompani e madhe e shërbimeve financiare...
Austria po përballet me kritika të ashpra për dhënien e vi...
Ekipet e shpëtimit nga Taxhikistani kanë nxjerrë të gjallë...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, nuk ka ndërmend të zgjas...
Raportimet e para për rekrutimet e të burgosurve nga b...
Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje qytetarëve ame...
Premtimi i fundit i Shteteve të Bashkuara për të dërguar t...
Një kompani e re nga Kalifornia po përdor gurë gëlqeror pë...
Pas gati një jave nga tërmetet tragjike në Turqi dhe në Si...
Austria po kritikohet ashpër pasi u ka dhënë viza ligjvënë...
Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë një foshnjë shtatë muajshe...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se që nga vit...
Prokurorët belgë kanë ngritur akuza ndaj një eurodeputeti ...
Dy serbë janë arrestuar dhe janë zbuluar tre laborator...
Forcat ruse vazhduan gjatë fundjavës të bombardojnë qytete...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...