web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Spotify nuk do të ndalojë muzikën e krijuar nga Inteligjenca Artificiale

2023-09-26 07:44:00, Tech CNA
Spotify nuk do të ndalojë muzikën e krijuar nga Inteligjenca
Foto ilustruese

Shefi i Spotify, Daniel Ek ka bërë me dije se nuk ka në plan të ndalojë plotësisht përmbajtjen e krijuar nga inteligjenca artificiale nga platforma e transmetimit të muzikës.

Në fillim të këtij viti, platforma nxori një këngë me zërat e klonuar me AI të interpretuesve Drake dhe The Weeknd.

Daniel Ek tha për BBC se AI nuk duhet të përdoret për të imituar artistët pa pëlqimin e tyre.

Ai tha se përdorimi i AI në muzikë ka të ngjarë të ngjallë debate për shumë vite me radhë.

Nga ana tjetër artistët janë kundër përdorimit të AI në industritë krijuese.

Muajin e kaluar muzikanti irlandez Hozier tha e konsideronte si një armik të profesionit të tij.

Ai tha se teknologjia nuk përputhet me artin.

As Drake dhe as The Weeknd nuk ishin në dijeni të versioneve të klonuara të zërave të tyre që përdoreshin në këngën "Heart on My Sleeve". Kënga u hoq nga Spotify dhe platformat e tjera të transmetimit në prill.

Krijuesi i saj, Ghostwriter, më vonë u përpoq që kënga të nominohej për një çmim Grammy, por ajo u refuzua./CNA





Lajmet e fundit nga