Second victim of bad weather/ Fisherman drowns in Ksamil
Citizen MH, 61, a fisherman, was found dead near the islan...
Citizen MH, 61, a fisherman, was found dead near the islan...

I nënvlerësuar gjatë jetës së tij, por i vlerësuar shumë pas vdekjes për shpikjet dhe zbulimet e tij, që kanë ndikuar shumë në zhvillimin teknologjik global, Nikola Tesla mishëron padyshim figurën e gjeniut modern.
Shkencëtar, fizikant dhe shpikës, Tesla arriti të marrë 270 patenta në 27 vende të ndryshme, të përqendruara kryesisht në transmetimin e energjisë elektrike. Kanë kaluar 80 vite nga vdekja e tij (në Nju Jork më 7 janar 1943), por imagjinata, krijimtaria dhe inovacioni, protagonist i së cilës ishte ai, e kanë bërë një nga personazhet ikonë të botës së shkencës.
Ëndrra e Nikola Teslës ishte shumë ambicioze:ta çonte energjinë elektrike në të gjithë botën, pa pagesë dhe me valë, duke përdorur ajrin si një mjet transporti. Një eksperiment shumë domethënës për kohën u zhvillua në vitin 1899 në laboratorin e tij në Kolorado.
Tesla arriti të ndezë në të njëjtën kohë 200 llamba të vendosura 40 kilometra larg, pa përdorur asnjë tel përcjellës. Por ndoshta shembulli më përfaqësues i gjithë punës së tij përfaqësohet nga Kulla Tesla (Kulla Wardenclyffe), e përdorur për të demonstruar fizibilitetin e transmetimit, pra transferimin e energjisë nga distanca dhe komunikimin nëpërmjet ajrit.
Në një intervistë të vitit 1926 për revistën “Collier”, Nikola Tesla deklaroi se një ditë do të ishte e mundur të eliminoheshin distancat falë një objekti shumë të vogël, duke komunikuar në çast, pavarësisht se ku jeni dhe ku ndodhet bashkëbiseduesi. A nuk tingëllon diçka e njohur?
Ndërsa Kodi Mors u përhap në të gjithë botën, shkencëtari me origjinë serbe, por që e kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në Shtetet e Bashkuara, u angazhua të gjente një mënyrë për ta bartur rrymën elektrike në atmosferë, ashtu siç kishte arritur ta bënte me valët e radios.
Ai ishte i bindur se një ditë do të mund të transmetoheshin mesazhe, informacione, dokumente dhe shumë gjëra të tjera përmes ajrit, pa përdorur tela. Dhe dihet tashmë se ajo që u hipotezua u bë më pas realitet, sidomos me ardhjen dhe përhapjen e pajisjeve të tilla si telefonat inteligjentë dhe jo vetëm.
Parashikimi i tij mbi wireless nuk ishte vetëm i saktë, por disa dekada më vonë ishte një nga karakteristikat themelore të zhvillimit të teknologjisë së lartë, që e karakterizoi gjysmën e dytë të shekullit XX dhe vitet e para të shekullit XXI. Por gjenialiteti i Nikola Teslës nuk mbaroi me risitë tekniko-shkencore.
Që gjatë viteve të fundit të shekullit XIX, ai u bë zëdhënësi i mesazheve në lidhje me emancipimin e femrës. Ai thoshte se teknologjitë wireless mund t’i mbështesin gratë për një arsimim më të mirë, për të pasur më shumë të drejta dhe për një punësim të barabartë me burrat.
Sigurisht, për këtë ka ende një rrugë të gjatë për të bërë, dhe nuk mund të argumentohet se gjithçka që ndodhi më vonë është një meritë e Teslës. Por është po aq e vërtetë që gjithnjë e më shumë gra po bëhen lidere në sektorët e dominuar nga teknologjia.
Thuhet që në moshë të re Tesla vuante nga një çrregullim neurologjik (i diagnostikuar jo shumë saktë), që e bënte atë të shihte vazhdimisht rrufe verbuese. Kjo veçori përfaqëson në mënyrë të përsosur, të paktën në një nivel metaforik, interesin e tij për energjinë dhe rrymë elektrike, që gjatë gjithë jetës iu shndërrua në një fiksim.
Mbi një shekull më parë ishte thuajse e pamundur të parashikohej, por sot procesi i elektrifikimit është një nga gurët e themelit mbi të cilin bazohet lufta kundër ndryshimeve klimatike, si dhe kalimi i energjisë drejt modeleve të bazuara tek burimet e rinovueshme.
Edhe shpikja e rrymës alternative, ku ai e përqendroi shumicën e studimeve të tij, ishte thelbësore për revolucionin industrial të mëvonshëm, por edhe për proceset që mundësuan energjinë në të gjithë planetin me çmime të përballueshme. Për shembull, termocentralet sot punojnë dhe janë efikasë falë kësaj zgjidhjeje, e cila e lejon energjinë të transportohet në distanca të mëdha pa rreziqe dhe pothuajse pa humbje.
Koha i dha të drejtë Teslës, dhe sot rryma alternative është thelbësore për proceset industriale, për të reduktuar shpenzimet e përgjithshme, për të ulur kostot, për të mbështetur qarqet komplekse dhe mbështetur tranzicionin e gjelbër.
Pavarësisht arritjeve të jashtëzakonshme, Tesla i kaloi vitet e fundit të jetës së tij në vetmi dhe varfëri.
Emblematike e karakterit të tij të vështirë dhe mospërputhjes së tij me shoqërinë e kohës, ishte rasti i çmimit Nobel, të cilin nuk e fitoi kurrë. Në vitin 1909, çmimi iu dha Gulielmo Markoni. Teslau ndje i grabitur nga një çmim që mendonte se e meritonte. Reagimi i tij e pengoi që ta fitonte atë edhe në vitet në vijim, pikërisht për përbuzjen që kishte shprehur hapur ndaj komisionit që përcaktonte fituesin e atij çmimi.
Technology can change the world in positive ways, brin...
Some new information has come to light about the iPhone 16...
About 8 years ago, a large paper manufacturer in Finland r...
Gjigandi i madh i teknologjisë, Samsung ka paralajmëruar p...
Të dhënat që supozohet se përmbajnë adresat e emailit të m...
Dhjetëra mijëra novatorë të teknologjisë dhe pjesëm...
Just five days into 2023, Amazon, Salesforce and Vimeo...
Twitter announced that it will ease a 3-year-old policy th...
Një nga kompanitë më të mëdha të softuerit në SHBA, “S...
Apple thuhet se po planifikon të vendosë një sensor kr...
The National Company Law Appellate Tribunal (NCLAT) on...
Politician Mike Gallagher has compared Tik Tok to drug...
The year 2023 has not yet started well and it seems that A...
Tesla reports 1.31 million deliveries in 2022, up 40% ...
Video games don't make your brain "fatter" as you migh...
Advances in hardware and software development, data an...
Another news has circulated in the media about the iPhone ...
Twitter will enter a surveillance process after a hacker c...
Around 02:00 this morning, for at least three hours, many ...
One of the main problems with iPhones is their short batte...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Citizen MH, 61, a fisherman, was found dead near the islan...
Another phase of the international operation, codenamed "T...
Police have arrested a 34-year-old woman at Rinas Airport ...
A serious accident has occurred on the Lezhë-Shëngjin axis...
This Wednesday, our country will be under the influence of...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...
Construction company licenses will have a validity period ...