web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Instagram vjen me risi të reja/ Nëpërmjet chat-it mund të kryhet blerje

2022-07-21 10:36:00, Tech CNA
Instagram vjen me risi të reja/ Nëpërmjet chat-it mund të
Foto ilustruese

Instagrami i cili i ka kaluar tashmë 1 miliard përdorues, është shndërruar në një prej kanaleve më të rëndësishme të marketingut.

Ai tashmë vjen me një risi të re që dotë jetë e dobishme për të gjithë ata që blejnë online. Nëpërmjet këtij opsioni mund të bleni nëpërmjjet chat-it dhe është ghithashtu i disponueshëm për ‘bizneset e vogla të kualifikuara’.

Përmes ndërfaqes së bisedës dhe nëpërmjet këtij opsioni përdoruesi do të jetë në gjendje të konfirmoje porosinë e tij, të krijojë një kërkesë pagesë ose të marrë pagesën.

Por si lindi ky funksion i ri?

Meta, kompania mëmë e Instagramit, pretendon se një miliardë njerëz dërgojnë mesazhe në profile biznesi çdo javë në familjen e saj të aplikacioneve dhe nisur nga ky fakt, Instagram dëshiron të përmirësojë përvojën e përdoruesve me bizneset e tyre të preferuara. Dhe kështu “lindi” një funksion i ri.

Për një produkt që ju pëlqen ju duhet të kontaktoni me shitësin përmes mesazheve direkte në Instagram. Më pas mund të porosisn në chat. Përveç kësaj, falë kësaj risie është e mundur t’i bëni pyetje shtesë shitësit në të njëjtën bisedë, si dhe të ndiqni dërgesën.

E njëjta gjë vlen edhe për bizneset, të cilët mund t’u përgjigjen pyetjeve të klientëve në kohë reale, të konfirmojnë detajet e blerjes, të krijojnë kërkesa për pagesa me një foto produkti dhe çmimin dhe më pas të marrin pagesën, të gjitha në mesazhe direkte./CNA.al

 

 

 





09:01 Tech Edmond Laçi

BYD dethrones Tesla

For the first time since 2008, when Elon Musk launched...

Lajmet e fundit nga