web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Harrojini furçat/ Dhëmbët tonë do të pastrohen nga robotët

2022-07-15 14:49:00, Tech CNA

Harrojini furçat/ Dhëmbët tonë do të pastrohen nga

Ashtu si shumë detyra që u’a kemi besuar robotëve së shpjeti dhe shëndetin oral do t’jua besojmë atyre.

Studiuesit e Univeristetit të Pensilvanisë në SHBA kanë krijuar mikrobotë të vegjël të cilët do të pastrojnë dhëmbët tonë me detaje. Por përveç kësaj ato mund të lëshojnë në gojën tonë një substancë antimikrobiale që eliminon bakteret e rrezikshme dhe të dëmshme të gojës.

Edward Steager, një bashkëpunëtor i studimit theksoi se mikrobotët do të programohen që të kryejnë automatikisht punën e larjes dhe pastrimit të dhëmbëve me fije, madje duke iu përshtatur shtrirjes specifike të dhëmbëve tuaj.

Harrojini furçat/ Dhëmbët tonë do të pastrohen nga

Për shume prej nesh larja me furçë çdo ditë mund të jetë e bezdisshme, madje edhe njerëzit që i përmbahen rutinës mund të humbasin dhe të mos marrin rezultatet e dëshiruara pasi një pjesë e problemit është se furçat e dhëmbëve nuk merr formën e gojës dhe është e vështië që të pastrohet dhëmbët në thellësi. Problem ky që do të  zgjidhet falë mikrobotëve.

Mikrobotët kanë aftësi të ndryshojnë  formë në mënyre efektive. Mikrobotët janë të përbërë nga nanogrimca të oksidit të hekurit, të cilat mund të grumbullohen në formacione të ndryshme dhe të kontrollohen duke përdorur fusha magnetike. Në këtë mënyrë, grimcat mund të vendosen në formën e qimeve për të pastruar pllakën nga sipërfaqet e dhëmbëve, ose në fije më të hollë të ngjashme me fillin për të pastruar midis dhëmbëve.

Ky produkt do të jetë i dobishëm më shumë për përsona me aftësi të kufizuara si dhe për të moshuarit./CNA.al





09:01 Tech Edmond Laçi

BYD dethrones Tesla

For the first time since 2008, when Elon Musk launched...

Lajmet e fundit nga