web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Flamurtari i beson drejtimin një dysheje të njohur

2024-02-01 17:57:24, Sport CNA

ZYRTARE/ Flamurtari i beson drejtimin një dysheje të njohur

Flamurtari tashmë ka një trajner të ri. Skuadra vlonjate do të drejtohet deri në fund të sezonit nga dy emra që e kanë drejtuar edhe më parë, Eqerem Memushaj dhe Edmond Liçaj.

Pasi shkarkoi Dritan Resulin nga pankina e klubit vlonjat, presidenti Idrizi ka shqyrtuar alternativat e mundshme dhe në fund u ka besuar emrave që njohin shumë mirë klubin. 

Eqerem Memushi e ka drejtuar skuadrën si trajner në vitet 2006, 2007, 2008 dhe 2009. Ai e njeh mjaft mirë ambientin në Vlorë dhe së fundi është parë shpeshherë edhe në stadium. Ka eksperiencë të konsiderueshme si trajner pasi më parë ka drejtuar shumë skuadra si: Bylis, Tomorri, Apolonia, Naftëtari, Vora dhe Orikumi.

ZYRTARE/ Flamurtari i beson drejtimin një dysheje të njohur

Edmond Liçaj ka qenë trajner i Flamurtarit në kohën kur klubi drejtohej nga Shpëtim Gjika. Por ka bashkëpunuar edhe me Sinan Idrizin teksa disa vite më parë kishte rolin e drejtorit në klub.





Lajmet e fundit nga