web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Partizani godet në merkato, prezantohet mbrojtësi

2024-02-01 15:53:02, Sport CNA

ZYRTARE/ Partizani godet në merkato, prezantohet mbrojtësi

Bozo Mikulic do të jetë futbollisti më i ri i Partizanit. Është vetë klubi i kuq që bën zyrtare marrëveshjen me një postim në rrjete sociale.

27-vjeçari kroat, vjen te Partizani me një karrierë të pasur, teksa më herët ka qenë pjesë e klubeve të njohura, si Hajduk Split, Slaven Belupo dhe Messina.

POSTIMI:

“Klubi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Bo?o Mikuli?. Mbrojtësi kroat 27 vjeçar ka nënshkruar një kontratë për 1 vit e gjysëm me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon me kampionët. Mikuli? përgjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e Hajduk Split, Slaven Belupo dhe Messinës në Itali”,shkruan klubi.

Mikulic do të bashkohet në stërvitje me grupin ku do të vihet në urdhërat e Orges Shehit në përgatitje për ndeshjen me Egnatian, të shtunën në Arenën e Demave.





Lajmet e fundit nga