web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Klubi njohur gjerman rrezikon falimentimin

2024-02-01 15:18:00, Sport CNA

Klubi njohur gjerman rrezikon falimentimin

Një nga klubet historike në Gjermani, Schalke 04 rrezikon falimentin. Skuadra renditet në vendin e 15-të në Bundesliga 2 dhe rrezikon rënien nga kategoria, por jo vetëm kaq.

Sipas informacioneve të raportuara nga Sky Sport DE, borxhet e klubit (rreth 165 milionë) mund ta bëjnë të pamundur marrjen e licencës në rast të një zbritjeje të mundshme në kategorinë e tretë.

Skuadra e Gelsenkirchen rrezikon të zhduket nga harta e futbollit dhe të rifillojë nga amatorët. Dhe të mendosh se deri para pak sezonesh Schalke merrte pjesë rregullisht në shfaqjet e mëdha të futbollit europian.

Rezultati i tij më i rëndësishëm u arrit në sezonin 2010/11, kur Schalke mahniti kontinentin e vjetër duke arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve; një ëndërr që u shkatërrua në gjysmëfinale kundër Manchester United.

Suksesi në çerekfinale, ndaj Interit që kishte fituar “tripletën” një vit më parë, mbetet një arritje e madhe. Ajo skuadër, e drejtuar nga Ralf Rangnick, kishte lojtarë si Neuer, Raul, Rakitic dhe Draxler.





Lajmet e fundit nga