web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Largim i rëndësishëm nga Kukësi, klubi ndan rrugët me Hallaçin

2023-07-06 14:10:19, Sport CNA

Kukësi është një skuadër që i është nën shtruar një revolucioni të vërtetë, teksa largimet nuk kanë fund.

Vetëm pak minuta më parë është njoftuar se nga radhët e verilindorëve është larguar shefi i klubit. Jonuz Hallaçi dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim bashkëpunimin mes tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku klubi e falënderon Hallaçin për kontributin e dhënë. Kujtojmë se Jonuzi ishte pjesë e Kukësit që në vitin e parë të ngjitjes në Superiore, teksa ka mbajtur këtë post për më shumë se 10 vite.





Lajmet e fundit nga