web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Dinamo largon tre futbollistë

2024-01-07 12:49:00, Sport CNA

Dinamo City ka njoftuar këtë të diel, largimin e tre futbollistëve.

Bëhet fjalë për sulmuesin Amarildo Gjoni, mesfushorin Ali Samake dhe mbrojtësin e majtë Indrit Prodani.

Lojtarët nuk ishin në planet e stafit teknik dhe për këtë arsye palët vendosën të mbyllin bashkëpunimin.

Njoftimi i Dinamos:

Dinamo City njofton se ka arritur marrëveshjen për ndërprerjen e bashkëpunimit me lojtarët Indrit Prodani, Ali Samake dhe Amarildo Gjoni.

Klubi dinamovit i falënderon lojtarët për kontributin e dhënë me fanellën tonë dhe i uron suksese në vazhdimësinë e karrierës!





Lajmet e fundit nga