web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dominimi i Partizanit nuk mjafton, Shehi debuton me barazim në miqësore

2024-01-05 15:01:00, Sport CNA

Dominimi i Partizanit nuk mjafton, Shehi debuton me barazim në

Trajneri Orges Shehi, debutoi me barazim në stolin e Partizanit. Të kuqtë, zhvilluan miqësoren e parë në Antalia të Turqisë, ndaj skuadrës holandeze, Volendam.

Kampionët e Shqipërisë nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1, ndonëse ishin dominuese gjatë gjithë takimit.

Birçaj kaloi Partizanin në avantazh në minutën e 68-të, por festa zgjati pak, pasi Volendam barazoi pas 5 minutash, pas një gabimi të Sembene.

Më 9 janar, Partizani do të luajë miqësoren e radhës, ndaj azerëve të Neftchi Baku.





Lajmet e fundit nga