web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Pëllumbi ndryshon skuadër, ish-mbrojtësi i Skënderbeut firmos me skuadrën e njohur

2024-01-04 17:23:00, Sport CNA

ZYRTARE/ Pëllumbi ndryshon skuadër, ish-mbrojtësi i

Jorgo Pëllumbi është lojtari më i ri i Debrecen. Qendërmbrojtësi që më parë ka qenë pjesë e Shpresave kuqezi vendosi që të mbyllte aventurën e tij kroate me ekipin e Varazdin.

Zyrtarizimin e Pëllumbit tek Debrecen, e ka bërë vetë klubi hungarez me anë të një video të publikuar në faqen zyrtare.

“Debrecen ka firmosur me mbrojtësin 23-vjeçar shqiptar, Jorgo Pëllumbi”, shkruan ndër të tjera klubi hungarez.

Kujtojmë që Pëllumbi ka një të shkuar në Superiore. 23-vjeçari është i dalë nga akademia e Skënderbeut, teksa ka mbajtur veshur edhe fanellën e Kukësit para se të largohej drejt Kroacisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Debreceni Vasutas Sport Club (@dvscofficial_)





Lajmet e fundit nga