web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthim në stol, Çekia prezanton trajnerin e ri

2024-01-04 15:17:00, Sport CNA

Republika Çeke, ka zgjedhur trajnerin e ri, që do i drejtojë në Europianin e verës në Gjermani.

Çekët i besuan stolin, Ivan Hasek, i cili në të kaluarën ka drejtuar kombëtare si Libani, Gaboni dhe Çekinë në vitin 2009, për pesë ndeshje.

60-vjeçari zë vendin e Jaroslav Shilhavý, që u largua nga drejtimi i Çekisë pas 5 vitesh (2018-2023).

Në prezantimin e tij, Hasek u shfaq i lumtur, ndërsa tha se kjo është pika më e lartë në karrierën e tij.

"Është një nder i madh për mua, pasi e konsideroj drejtimin e kombëtares si pikën më të lartë të karrierës së një trajneri.

Do të bëj gjithçka që kombëtarja të ketë sukses jo vetëm në Euro 2024, por edhe në kualifikueset e Botërorit. Dëshira për të drejtuar skuadrën në Kupën e Botës më motivon akoma më shumë.", u shpreh Hasek. 





Lajmet e fundit nga