web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ëndërron Europianin me Shqipërinë, klubi anglez bën ofertë zyrtare për sulmuesin

2024-01-04 16:25:00, Sport CNA

Ëndërron Europianin me Shqipërinë, klubi anglez bën

Pak ditë më parë, sulmuesi Armando Dobra, deklaroi se ëndrra e tij e madhe është të marrë pjesë në Europian me fanellën e Shqipërisë.

Aktualisht Dobra është pjesë e Chesterfield në National League (Liga e tretë në Angli). Por së fundmi është raportuar se Oxford United ka bërë një ofertë zyrtare për lojtarin e Shqipërisë.

Kjo skuadër ndodhet në League One, pra dy divizione më lart se kampionati ku luan Dobra aktualisht.

Për më tepër Oxford United ndodhet në vendin e pestë dhe po lufton për t’u ngjitur në Championship. Nëse ky transferim do të kryhet me sukses, ky do të ishte një hap i madh përpara në karrierë për Dobrën.





Lajmet e fundit nga