web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Xhaka shpallet lojtari i ndeshjes nga FIFA dhe feston duke iu kujtuar serbëve… Adem Jasharin

2022-12-03 00:11:26, Sport CNA

Xhaka shpallet lojtari i ndeshjes nga FIFA dhe feston duke iu kujtuar

Zvicra mori një fitore të madhe 3-2 ndaj Serbisë, një ndeshje që do të dhuronte jo pak emocione. Shaqiri shënoi golin e parë  në minutën e 20-të, duke u konfirmuar si makth për rivalët. Paraqitje spektakolare edhe për Granit Xhakën, që u zgjodh nga FIFA si lojtari i ndeshjes.

Një lider dhe një kapiten i vërtetët që udhëheq kombëtaren helvete drejt fazës së 1/16-ave.

Xhaka shpallet lojtari i ndeshjes nga FIFA dhe feston duke iu kujtuar

Ndërkohë pas ndeshjes Graniti ka gjetur një mënyrë origjinale për t’i goditur serbët pa u dënuar. Mesfushori shqiptar ka marrë fanellën e shqiptarit tjetër të Zvicrës, Ardon Jashari dhe e ka veshur duke e kthyer nga mbiemri Jashari.

Një gjetje gjeniale kjo e mesfushorit me origjinë shqiptarëve, që iu ka kujtuar serbëve komandantin legjendar Adem Jashari.





20:34 Sport

VIDEO/

Xherdan Shaqiri është përsëri ai i cili ndëshkon Serbinë n...

Lajmet e fundit nga