web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vllaznia gati të thyej “mallkimin”, nuk fiton prej 18 vitesh në Rrogozhinë

2022-09-08 12:18:07, Sport CNA

Vllaznia do të përballet ndaj Egnatias në Rrogozhinë në sfidën e radhës e vlefshme për javën e 4 të Abissnet Superiore. Kuqeblutë do të zhvillojnë transfertën e dytë radhazi pas sfidës në kryeqytet ndaj Tiranës. Egnatia është kthyer në një tabu për Vllazninë, pasi nuk kanë arritur të fitojnë asnjë takim në Rrogozhinë gjatë përballjeve të tyre.

Vllaznia do të jetë e kufizuar në alternativa dhe për këtë takim pasi veç dëmtimit të Latifit që nuk do të jetë i gatshëm as në këtë takim, do të mungojë dhe Marku pas pezullimit me karton të kuq ndaj Tiranës. Esin Hakaj ka arritur të kryej vetëm disa vrapime individuale, por nuk dihet në qoftë se do të jetë i gatshëm për takimin e së shtunës.





21:55 Sport

E BUJSHME/

Shkëndija e Tetovës vijon të jetë pa trajner që pas largimit...

Lajmet e fundit nga